LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspozita World Press Photo 2021 rikthehet në Tiranë

19 Shtator 2021, 11:10 Nga DOSJA
Ekspozita World Press Photo 2021 rikthehet në Tiranë

TIRANË– Ekspozita World Press Photo 2021, që prezanton gazetarinë vizive më të mirë të vitit të kaluar do të hapet në Sheshin “Skenderbej” në Tiranë, në datat 20 shtator – 10 tetor 2021. Kjo ekspozitë e hapur organizohet në kuadër të 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Holandës. Ajo prezanton fituesit e Konkursit World Press Photo 2021 dhe sillet në Shqipëri për herën e katërt nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve Të Ulta në Tiranë me mbështetjen e  Bashkisë së Tiranës.

Këtë vit, në konkurs morën pjesë 4,315 fotografë nga 130 vende që prezantuan 74,470 imazhe. Fituesit e Konkursit World Press Photo 2021 janë 45 fotografë nga 28 vende: Argjentina, Armenia, Australia, Bangladeshi, Bjellorusia, Brazili, Kanadaja, Danimarka, Franca, Greqia, India, Indonezia, Italia, Irani, Irlanda, Meksika, Mianmar, Peru, Filipinet, Polonia, Portugalia, Rusia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Hollanda, Shtetet e Bashkuara.

Një juri e pavarur e përbërë nga 28 profesionistë të fotografisë, të kryesuar nga NayanTara Gurung Kakshapati, përzgjodhi fotografitë dhe historitë më të mira të vitit 2020. Në një vit jo të zakonshëm të shënuar nga pandemia COVID-19 dhe protestat e drejtësisë sociale në të gjithë globin, fituesit ndajnë një larmi interpretimesh dhe perspektivash për këto dhe çështje të tjera urgjente të tilla si kriza klimatike, të drejtat e transgjinorëve dhe konfliktet territoriale. Që prej vitit 1955, Konkursi vjetor World Press Photo ka vlerësuar fotografët profesionistë për fotografitë më të mira – të prezantuara më vete ose si histori në tetë kategori – duke kontribuar në gazetarinë vizive të vitit të kaluar.

Juria e Konkursit të Fotografisë të vitit 2021 zgjodhi fotografinë e Mads Nissen, Përqafimi i Parë si foto e vitit për World Press, dhe Habibi nga Antonio Faccilongo si foto reportazhi i vitit për World Press. Juria gjithashtu përzgjodhi fituesit në tetë kategori: Çështje Bashkëkohore, Lajme të Përgjithshme, Mjedis, Projekte afatgjata, Natyrë, Lajme vendore, Sport dhe Portrete.

Rrugëtimi i Ekspozitës së vitit 2021

Fotografitë dhe historitë fituese të çmimeve prezantohen në një ekspozitë që udhëton në mbarë botën për gjatë gjithë vitit.

Konferenca për shtyp do të organizohet më 20 shtator në orarin 16:30 – 17:00

Vendi: Sheshi Skënderbej, Tiranë (Shqipëri)

Orari: E hënë-E shtunë: 10.00-19.00
            E diel: 10.00 -14.00

Rreth Fondacionit World Press Photo

Fondacioni World Press Photo është një platformë globale që bën bashkë profesionistët dhe auditorët përmes gazetarisë vizuale dhe tregimtarisë, e themeluar në 1955 kur një grup fotografësh holandezë organizuan një konkurs (“World Press Photo”) për të ekspozuar punën e tyre para një auditori ndërkombëtar. Që atëherë, misioni ynë është zgjeruar. Konkurset tona janë kthyer në garat më prestigjioze në botë, duke shpërblyer më të mirët në gazetarinë vizive dhe tregimin dixhital. Përmes programit tonë të suksesshëm të ekspozitave në mbarë botën, ne i prezantojmë miliona njerëzve historitë që kanë rëndësi. Programet tona të Zhvillimit – përfshirë Programin Global të Talenteve 6×6, Baza e të Dhënave të Fotografisë Gazetareske  Afrikane, Masterklas Joop Swart, Nisma e Solutions Visual Journalism dhe Nisma e Gazetarisë Vizive të Afrikës Perëndimore – inkurajojnë histori që nxjerrin në pah perspektiva të ndryshme të botës. Fondacioni World Press Photo është një organizatë krijuese, e pavarur, jofitimprurëse, me seli në Amsterdam, Holandë. Ne vlerësojmë mbështetjen e partnerit tonë global, Lotarisë Hollandeze të Kodit Postar, dhe partnerëve tanë Aegon dhe PwC.

Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekspozita world press photo ekspozita world press photo


Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë