LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i Edmond Koçit në Durrës, ngrihet grupi hetimor! Katër persona morën pjesë në vrasje, u paguan për të elemin

21 Mars 2021, 11:58 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Edmond Koçit në Durrës, ngrihet grupi hetimor!

DURRËS– Atentati mafioz i mëngjesit të së shtunës, ku në lagjen nr 16, të qytetit bregdetar të Durrësit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Edmond Koçi, i njohur me nofkën “Mond Çekiçi”, po hetohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili drejtohet nga drejtori i Policisë kriminale, Tonin Vocaj dhe drejtori për Krime të Rënda, Arben Dashi. Sipas burimeve të deritanishme ngjarja e ndodhur ka të bëjë me të kaluarën kriminale të viktimës.

Ndërsa pista kryesore ku janë përqëndruar hetuesit, ka të bëjë me përplasjen mes grupeve kriminale në qytetin bregdetar, ku hetuesit ngjarjen e së shtunës e lidhin edhe me disa atentate të tjera në Durrës, të ndodhura në 2-3 vitet e fundit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Fax News se për të rënë në gjurmët e autorëve janë duke u kqyrur dhjetëra kamera sigurie, në vendin ku ndodhi ngjarja. Hetuesit dyshojnë se në atentatin mafioz dyshohet se kanë marrë pjesë të paktën 4 persona, dy prej të cilëve kanë ekzekutuar 40-vjeçarin dhe dy të tjerë që i kanë ndihmuar ata, për t’u larguar pasi dogjën automjetin.

Arma e gjetur në makinën e djegur pas krimit të rëndë është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekzaminim. Por, sipas burimeve është shume e vështirë të gjenden prova në të, pasi ajo është shkrumbuar tërësisht.

Autorët që derdhën të gjithë karikatorin mbi trupin e 40-vjeçarit, dyshohet të jenë vrasës me pagesë, ndërkohë që nga pamjet e disa kamerave që policia ka sekuestruar, ata duken që kanë qenë të kamufluar me veshje si ato të ushtrisë. Ndërsa fytyrën e kanë pasur të mbuluar me shall, ç’ka e bën më të vështirë identifikimin.

Me rreth të kuq që në rininë e tij, pse drejtësia u tregua bujare me Mond Çekiçin?!/ Një javë pas vendimit të dyshimtë të gjykatës, e eleminuan kundërshtarët e tij

Edomond Koçi, i ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në Durrës është dënuar 4 herë nga togat e zeza të qytetit bregdetar. Të paktën 4 vendime gjykatash e kanë gjetur fajtor atë për posedim të armëve, pa leje dhe mbajtjen e tyre në publik.

Dënimi i fundit ishte ai i një jave më parë, ku për rastin ku u kap me armë pa leje në shtator të vitit të kaluar, 40-vjeçari u dënua me 3.4 vite burg, dënim të gjykata e konvertoi me shërbim prove, edhe pse ai ishte përsëritës.

Pra me vendim gjykate masa e “arrestit shtëpiak”, iu hoq Koçit një javë më parë duke e dënuar atë me kusht. Kushti i vetëm që caktoi Gjykata e Durrësit ishte që 40 vjeçari të mos shoqërohej me persona problematike me ligjin.

Referuar vendimeve të gjykatave, armët që posedoheshin nga Koçi ishin me numër serie të fshirë, e burimet nga Policia thonë se mbaheshin prej tij për mbrojtje apo qëllime të tjera kriminale. Por edhe pse viktima, i cili njihej si “Mond Cekiçi”, ishte person me precendet, drejtësia ka qenë bujare me të, pasi edhe kur është kapur, ia ka dalë të mos qëndrojë gjatë në burg, siç ishte edhe rasti i fundit ku me kërkesë të prokurorisë u hetua dhe u gjykua nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në vendimin për caktimin e masës së sigurisë, vendim i cili mban datën 28 shtator, pra 4 ditë pas arrrestimit, gjykata thotë se: prokuroria kërkoi zbutje të masës së sigurisë duke qenë se i dyshuari ndodhej në spital me simptomat e covidit. Por, në vendim shtohet se dyshimet janë të pakonfirmuara.

Por pavarsisht kësaj, ai nuk u kthye në paraburgim nga gjykata e apelit dhe asnjë gjykatë tjetër derisa kundërshtarët e gjetën dhe e ekzekutuan. “Mond Çekiçi” është skeduar nga Policia e Shtetit, rreth 20 vite më parë.

Që në moshë të re ai është vënë në rreth të kuq nga autoritetet, si person me rrezikshmëri të Lartë shoqërore. Në rrugë operative, është konsideruar si mik i Lul Berishës dhe anëtar i bandës së Durrësit, ndërsa problemet ligjore, i ka pasur më së shumti për armëmbajtje pa leje. Nga precedenca policore, Koçi ka qenë i dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale dhe bashkëpunëtor i Berishës.

Marre nga Fax News

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond koçi ekzekutohet mond çekiçi edmond koçi ekzekutohet mond çekiçi

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Mars 2021, 09:50

FIER-Dëmtimet në zyrat e PS dhe PDIU në Fier kanë bërë që të ketë reagime dhe nga forcat politike.Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste te...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion