LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i Vajdin Lames, rrëfimi i të penduarit: Lul Berisha më kërkoi një nga ato të nëntat dhe ua gjeta vetë…

9 Dhjetor 2020, 12:15 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Vajdin Lames, rrëfimi i të penduarit: Lul Berisha më

TIRANË- Dosja.al sjell dëshminë e të penduarit të Drejtësisë, Luftar Reçi, i cili ka zbardhur dy atentatet e bujshme të vitit 2005 ku u ekzekutua Vajdin Lame dhe Klodian Saliu. Në këtë material, Reçi shpjegon me detaje sesi u realizua atentati ndaj Vajdin Lames, por edhe raportet mes bandave. Reçi thotë se është telefonuar nga Berisha i cili i ka kërkuar një minë. 

“Kam pasur lidhje shoqërore me shtetasit Lulzim Berisha, Indrit Taullai, Lenti, (Plaurent Dervishaj). Shtetasin Lulzim Berisha e kam takuar që në vitin 1994. Ndërsa shtetasit Plaurent Dervishi dhe Indrit Taullai i kam njohur më vonë se ishin njohje nga miqësia e ngushtë e Lulzim Berishës. Kujtoj se ka qenë muaji shkurt i vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular tek numri im celular, shtetasi Lulzim Berisha… Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” që ishin kallëpe tritoli, ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrisja fëmijë…”-rrëfen Reçi. 

I penduari i drejtësisë thotë se nuk e kishte problem ta gjente minën për Berishën, ndërsa rrëfen se i ka kushtuar 1600 euro. 

“Pas kërkesës së bërë nga Luli (shkurt 2005), unë mora në telefon A…. i cili tregtonte armë dhe mina të ndryshme. I shkova në shtëpi A… dhe i thashë se më duhej një minë me telekomandë dhe ai më tha prit se do ta gjej. U fut në shtëpi dhe doli pas 4/5 minutash e më dha minën. a… përpara se të më jepte minën, i bëri provën duke thirrur një djalë nga Instituti Bujqësor që riparonte telefonat celularë. Pas 5 minutash më telefonoi Luli e më tha prit ku je se do të vijë një mik i jonë të të marrë. Pas pak erdhi një automjet “Mitsubishi Pajero”, policie me sirenë sipër me katër porta. Pasi më mori A…. ikëm në Durrës tek piceria e Lulit. me vete kisha minën me telekomandë që kisha marrë tek A… për këtë minë kam paguar unë 1600 euro.”-thotë Reçi. 

Por procedura ka zgjatur dhe përveç minës, grupit i duhej edhe lënda plasëse, e cila në bisedat mes tyre quhej si “Brumi”, dhe garantë për montimin doli miku i Luftar Reçit, J…-ja. ndërsa tritolin e siguroi A.Z. 

“Kur kam vajtur tek piceria e Lulit në Durrës kam gjetur Lulin, Lentin dhe Indritin dhe një person që qëndronte si roje tek dera e picerisë së Lulit. Në piceri u ulëm në një nga tavolinat e saj dhe diskutuam për montimin e minës dhe gjetjen e një eksplozivi të mirë. Për montimin e minës u ra dakord që të thërrisnim J… për të cilin shpjegova më lart. J…  njihte edhe Luli nëpërmjet meje, pasi kishte dëgjuar nga unë. Pasi ramë dakord e kam telefonuar J… Pasi folëm me J.. dhe ai konfirmoi ardhjen në Durrës, kam folur në telefon me shtetasin A.Z., i thashë … që të më gjejë ca brumë nga i miri (lëndë plasës), dhe të ma sillte në Durrës tek lokali i atyre shokëve që ke shoqëruar në Maqedoni. (A e dinte picerinë e Lulit ku do e sillte brumin).”-thotë Reçi. 

Në këtë rrëfim ai përmend Emiljano Shullazin si organizator, Viktor Imerin si ndihmës dhe bandën e Durrësit si mbështetëse të planit në logjistikë dhe municion. 

Dje, SPAK njoftoi pas lajmit të Dosja.al operacionin “Asgjë nuk harrohet“, ku janë zbardhur dy atentatet e bujshme. Ngjarjet janë zbardhur falë Luftar Reçit, i cili ka rrëfuer ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lul Berisha dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj ia kanë dalë të arratisen jashtë vendit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet asgje nuk harrohet emiljano shullazi luftar reci lulzim berisha plaurent dervishaj vrasja e vajdin lames asgje nuk harrohet emiljano shullazi luftar reci lulzim berisha plaurent dervishaj vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet