LIVE UPDATES
Politike

Eleminimi nga gara për Himarën, flet për herë të parë Beleri: U urdhërua nga Rama

18 Maj 2019, 15:52 Nga DOSJA
Eleminimi nga gara për Himarën, flet për herë të

SARANDË- Pas vendimit të KQZ-së për të mos lejuar kandidimin e Presidentit të OMONIA-s, Fredi Belerit për shkak të mospërfundimit të peridhës së rehabilimit për një dënim të marrë 10 vjet më parë, ka reaguar edhe vetë ky i fundit.

Me anë të një deklarate për shtyp, Beleri akuzon për këtë vendim kryeministrin Edi Rama, ndërsa shkruan: “Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku në mënyrë flagrante dhe në kundërshtim me ligjin, më përjashton nga kandidimi im për zgjedhjet vendore të 2019 për Kryetar Bashkie të Himarës, tregon se KQZ është e mbërthyer nga interesat okulte të qeverisjes antipopullore të Edi Ramës.

Kryeministri neobllokmen i Shqipërisë ka rrëmbyer të gjitha institucionet e pavarura që duhet të garantojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike të vendit”.

Sipas tij, eleminimi që i është bërë nga gara ka një prapavijë të pastër politike dhe është urdhëruar nga vetë Edi Rama.

DEKLARATË PËR SHTYP

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku në mënyrë flagrante dhe në kundërshtim me ligjin, më përjashton nga kandidimi im për zgjedhjet vendore të 2019 për Kryetar Bashkie të Himarës, tregon se KQZ është e mbërthyer nga interesat okulte të qeverisjes antipopullore të Edi Ramës.

Kryeministri neobllokmen i Shqipërisë ka rrëmbyer të gjitha institucionet e pavarura që duhet të garantojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike të vendit.

Eliminimi im si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës, ka një prapavijë të pastër politike, të urdhëruar nga vetë Kryeministri Rama, e cili po tenton të manipulojë sërish zgjedhjet vendore.

Frika e Edi Ramës, është vota e lire e popullit.

KQZ ka shkelur me të dyja këmbët ligjin Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE“.

Shumicën në KQZ e përbëjnë anëtarët e PS-së, të cilët janë të urdhëruar që të eliminojnë çdo kandidat potencial duke mbrojtur hajdutët që prej vitesh kanë masakruar pronat e himariotëve, duke vendosur Partinë Socialiste përpara interesave të qytetarëve të tyre.

Dokishotizmit të Edi Ramës, neodiktatorit të vonët të Ballkanit, i ka ardhur fundit. Është koha që Himara të çlirohet nga shpërdoruesit e zëllshëm dhe hajdutët potencialë që prej vitesh kanë masakruar zonën duke tjetërsuar pronat dhe fondet publike.

Shtabet monstruoze të PS po manifestojnë hapur frikën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, duke i sabotuar ato  dhe duke vendosur vetë për kandidatët që do garojnë për Bashkitë e vendit.

Jam i detyruar t’u përgjigjem këtyre akuzave dhe shpifjeve të pabaza, të cilat duan të dëmtojnë imazhin tim.

Deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam bërë asnjë ditë burg në jetën time dhe se nuk jam përfshirë kurrë në veprat penale të parashikuara në nenin 2 pika 1 a të Ligjit Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”.

Dënimi absurd në vitin 2006 nga Gjykata e Vlorës, kundër meje, ka skaduar përpara 3 viteve, pra në vitin 2016 dhe, kjo nuk përbën aspak pengesë që unë të kandidoj për Bashkinë e Himarës.

Dua të theksoj se vendimit anti-ligjor të KQZ-së do i përgjigjem sipas rregullave dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, duke e ankimuar pranë organeve përkatëse.

 Me besim te drejtesia dhe fitorja, për Himarën dhe himariotët.

Kandidati per Kryetar Bashkie

Dhionisis Alfred Beleri 

Himare, me 18 maj 2019

Kujtojmë se një ditë më parë KQZ-ja ndaloi kandidimin e Presidentit të OMONIA-s, Fredi Belerit (Dhionisios Alfred Petro Beleri) për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Shkak për ndalimin e kandidimit ishte fakti që Bejleri ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit pasi ai rezulton i dënuar me burg.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fredi beleri kqz refuzon fredi bejlerin edi rama fredi beleri kqz refuzon fredi bejlerin

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen