LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Emocionuese/ Shkrimtari letër gazetares: E shtrenjta ime! Urime për fejesën, mos harro që jemi marioneta të fatit! Gjergji:

2 Mars 2019, 11:01 Nga DOSJA
Emocionuese/ Shkrimtari letër gazetares: E shtrenjta ime! Urime për

TIRANË- Në ditët e sotme teknologjia ka ndërhyrë aq shumë në jetën e njerëzve sa debati kryesor që bëhet sot në botë është “humbja” e ndjesive dhe emocionove njerëzore.

Por duket se ky nuk është rasti për të cilin po flasim. Poeti Albert Vataj i ka kushtuar një letër dixhitale urimi mikeshës së tij, gazetares Albina Gjergji. Ai e uron për fejesën e saj, por nuk lë pa i dhënë disa këshilla prej miku për ndryshimin e statusit të saj.

Shkruan Vataj:

NE VEND TE NJE URIMI
… për ndryshimin e themeltë në jetën e mikes dhe koleges sime, Albina J. Gjergji

E shtrenjta ime, do të doja të uroja për fejesën, për këtë hap të rëndësishëm të jetës tuaj. Duke të kërkuar leje do të doja të ndaja me ju disa mendime, jo vetëm prej miku, por edhe prej një syçeli në lidhje me marrëdhëniet në çift, hap të cilin keni hedhur tashmë.
Fillimisht, ajo që duhet t’ia thuash vetes çdo ditë që prej sot, është ta shohësh këtë hap të jetës si një cak vendimtar të gjithë asaj çfarë për ty është ëndërr, qysh prej krijimit të një familjeje, te shenjtërimi i nënës në ty, deri tek e shumëdebatura, jetë e lumtur në çift.
Arma që të favorizon në këtë hap është një nga më të fortat që dispononi, ajo është dashuria. Zemra juaj është mendja e dëshirave tuaja dhe dëshirimet tuaja janë gjithçka që për ty është një sfidë. Unë kam bindjen se nuk ka kala që nuk e marrin ata që besojnë.
Ajo zemër që do t’i bëjë vend një fatlumi si i fejuari juaj, është ajo që rreh në kraharorin tënd, por që pulson edhe në ritmin e gjakut dhe të jetës së atij që do të jetë bashkëshorti juaj. Ajo zemër është një avantazh, në jetën bashkëshortore, por fatkeqësisht ka predispozitat të shndërrohet në një zemërthyerje, nëse nuk i trajton situatat dhe rrethanat me pozitivitet dhe maturi. Njerëzit që dashurojnë me gjithë shpirt, janë ato që vuajnë me gjithë zemër, por njëjtë kanë forcën për t’u ringritur, për të rilindur si sfinksi nga hiri i vet.
Mike, të gjithë ne hymë në një lidhje me pritshmëritë e mëdha të një jete të lumtur dhe ëndërrtare. Pak nga ata që besuan në idilikën e dashurisë, i shpëtuan andrallave të Kopshtit të Edenit. Nëse ke dëgjuar për jetë të lumtur bashkëshortore, ke patur gjithë të drejtën e dëshirimit për ta pranuar si të vërtetë, ndërsa unë, gjithë këta mashtrues do t’i refuzoja me neveri. Mike ka jetë bashkëshortore ku mbizotëron mirëkuptimi, harmonia, toleranca, mirëbesimi, besnikëria… dhe kësaj duhet t’i shkoni deri në fund, megjithëse jo gjithnjë dhe jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç i ke parashikuar.
Ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se jemi marioneta në duart e fatit dhe kaq mjafton për të kuptuar shumë sekrete të një jetë të paqtë bashkëshortore, sikurse nuk duhet të mohojmë aftësinë që ka besimi në ne, për të na shpërblyer me të drejtën për të shkruar ne vetë fatin me dorën tonë.
Nuk do ta përjashtoja që nën dritat llamburitëse të një lumturie dehëse, të gëlojnë çaste dyshimi, lëndimi dhe hidhërimi. Fajtor nuk jemi ne, se sa është vetë jeta jonë, e cila e ka të pamundur të ushqehet vetëm me mirësi dhe dashuri, me lumturi dhe ëndrra, cilatdo të ishin rrethanat dhe mundësitë. Në ditët tuaja të bukura do të ketë padyshim momente gri, zënka, ngritje zëri dhe trazim, sepse ne nuk mund të bëjmë pa to. vetë dashuria, nuk mund të përtërihet në një terren tjetër, veç aty ku rriten bimë të egra dhe ku gjallon rreziku. Kuptuar kësisoj, çdo mospajtim me partnerin, duhet parë me një vështrim maturues, sepse ne mëritojmë më të mirën dhe ajo fatbardhësi gjithnjë lind dhe rritet në vështirësi.
Mike mos u ndje e lënduar nëse në një zënkë të kërkosh falje, nëse ke kuptuar se faji është juaji dhe t’i hapni zemrën ndjesës së partnerit, duke besuar se dashuria është përmbi gjithçka, familja është vetë vullneti i lartë, fëmija është shpërblesa e vetë Zotit për prehrat, ku dashuria gjithnjë ka durim dhe përkushtohet të mbarështojë të mirën.
Mike, beso tek e mira dhe ajo do të të bëhet pjesë e jetës tënde, beso tek ëndrra dhe realiteti do të të flasë me ligjërimin e dëshirimeve të epërme… beso, beso me gjithë shpirt dhe ij mirënjohës çdo ditë, çdo çast, mundësisë për gjithça të është dhënë. Të gjithë ne kemi çfarë meritojmë, as më shumë, as më pak. Ky definicion nuk është profeci, por asnjë predikim nuk e sfidon atë.
“Jeta në çift nuk është çështje vetëm sesi t’i mbijetosh stuhisë, por sesi të vallëzosh në bashin e një anije që kridhet mbi dallgë”
Dashuria, dashuria mike është një nga forcat e patjetërsueshme të shndërrimit të besimit në mrekulli!
Paç vullnetin e Zotit bekim dhe besim të dashuris tënde.
Miqësisht, Albert Vataj.

Por nuk ka qendruar pa përgjigje. Vetë gazetarja i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetet sociale, Albina Gjergji shkruan se miqësia me Vatajn është një privilegj.

Shkruan Gjergji:

I nderuar dhe fort i dashur miku im, Albert Vataj!
Pikë së pari, më lejo ta bëj të zëshëm faktin që të kesh një mik si ty është PRIVILEGJ. Kjo, sepse njerëzit me virtyte e pastërti vëllazërore fatkeqësisht janë bërë të paktë në numër.
Së dyti, e ndikuar edhe emocionalisht nga gjithë çka lexova e bëj publike paaftësinë time për ta shprehur kaq bukur sa ty mirënjohjen e thellë që ndjej ndaj personit tënd e këtij dedikimi të veçantë.
Jam me fat që jeta profesionale dhe ajo përtej zyrave na ka bekuar me një miqësi kaq të ndritshme e të pastër si uji i kroit.
Për ty. Për bashkëshorten tënde të mirë. Për Justinianin… dërgoj një mal me përqafime të sinqerta nga larg. Zoti ju bekoftë!

Dy përshëndetjet që dy miqtë i kanë bërë njëri-tjetrit janë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, dhe përbëjnë një nga rastet e veçanta kur urimet nuk janë më klishe, por të vërteta dhe me emocion.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim albert vataj albina gjergji miqesia albert vataj albina gjergji miqesia


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 2 Mars 2019, 06:21

Shenjat më me fat sot. Horoskopi 2 mars 2019

DASHITë lindurit e kësaj shenje do të kenë fat me financat. Do t’ju shlyejnë një borxh, të cilin kishit kohë që jua kishin marrë. Sa i përket anës shëndetësore ...

Art&Argëtim 1 Mars 2019, 17:38

Mesazhi i Gentian Zenelajt për të gjithë ju

Mesazhi i Gentian Zenelajt për të gjithë ju: Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuajaTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po nd...

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve