LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet vrasja e ish-ushtarakut në Vlorë! Arrestohet 23-vjeçari dhe shoku që e ndihmoi

26 Shkurt 2022, 08:49 Nga DOSJA
Zbardhet vrasja e ish-ushtarakut në Vlorë! Arrestohet

VLORË– Zbardhet vrasja e ish-ushtarakut Altin Alikaj, trupi i të cilit u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë nga e ëma, një javë pasi ishte zhdukur. Sot, Policia e Vlorës ka njoftuar prangosjen e dy personave, të cilët akuzohen se janë autorët e vrasjes së 46-vjeçarit. Në pranga kanë përfunduar dy të rinjtë nga Lushnja: Shazi Ahmetaj, 23 vjeç banues në Kolonjë dhe shoku i tij Mateo Kiptiu, 30 vjeç. Ky i fundit dyshohet se e ka ndihmuar 23-vjeçarin për t’u fshehur duke i siguruar një mjet të marrë me qira për të qarkulluar lirisht. Megjithatë hetimet vazhdojnë për të mësuar nëse ka persona të tjerë që janë të përfshirë apo kanë dijeni lidhur me ngjarjen. Ndërkohë që ende nuk dihet as shkaku i eliminimit të Alikajt në banesën e tij disa javë më parë.

Deri më tani dihet se Shazi Ahmetaj ka precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes dhe është emër i njohur për Policinë. Madje dhe në momentin e ndalimit, 23-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua 40.5 gram heroinë. Ndërsa 30-vjeçari tjetër duket se nuk ka rekorde kriminale. Por tani mbi të dy të arrestuarit rëndojnë akuzat: ‘Vrasje me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Përkrahja e autorit të krimit”. Ndërkohë që pista kryesore për kryerjen e krimit mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës, pasi i ndjeri sipas familjes ishte konsumues i lëndëve narkotike. Por gjithashtu nuk përjashtohet as pista e një borxhi si rrjedhojë e lëndëve narkotike, pasi viktima Alikaj kohët e fundit ishte parë të kishte një shumë të konsiderueshme lekësh nëpër duar, që nuk ishte e zakonshme për të. Dyshohet se ai ka pasur një sasi lënde narkotike që e ka shitur dhe më pas nuk ia ka kthyer paratë e borxhit, Shazi Ahmetajt. Për më tepër, ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike, por edhe sot që u vendos në pranga nga Policia e Shtetit, kishte me vete heroinë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “NDËSHKIMI”. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të 46 vjeçarit, ngjarje e ndodhur më datë 19.02.2022, në lagjen 24 Maji, Vlorë Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit. Gjithashtu sekuestrohet një sasi lënde narkotike, e dyshuar Heroinë. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe punës profesionale të kryer, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Bazuar në provat e grumbulluara, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NDËSHKIMI”. Në kuadër të operacionit u bë e munduar kapja dhe ndalimi i shtetasit Shazi Ahmetaj., 23 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, me preçedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mateo Kiptiu 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, Shtetasi Sh.A., dyshohet si autor i vrasjes se shtetasit Ajet Alikaj., i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa shtetasi M.K., dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Në momentin e ndalimit shtetasit Sh.A., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë. Vazhdojnë veprimet hetimore për të përcaktuar motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Përkrahja e autorit të krimit”.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “24 Maji” pasi më në fund Policia u thirr nga nëna e të ndjerit, e cila gjeti të birin pa jetë në banesën e tyre. Ndërkohë që Alikaj ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt, ndërsa denoncimin në Polici e kishte bërë kushëriri i tij. Ndërkohë që sipas sistemit TIMS, ish-ushtaraku rezultonte ende në Kosovë, por kishte ardhur në Shqipëri ilegalisht për arsye që nuk dihen. Në trupin e 46-vjeçarit është gjetur një plumb në shpatull, nga krahu i zemrës si dhe një frakturë në kokë, ku dyshohet se është goditur me sende të forta. Nga ana tjetër, familjarët e tij dyshonin se vrasja ishte e mirëorganizuar pasi fillimisht autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës. Dhe më pas e kanë vrarë.

SHIKO EDHE KËTË:

Pse e vranë ish-ushtarakun? E masakruan në shtëpinë e tij, Policia dyshime për borxhe droge

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin alikaj mateo kiptiu shazi ahmetaj vritet altin alikaj altin alikaj mateo kiptiu shazi ahmetaj vritet altin alikaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Shkurt 2022, 13:57

“Big Shqipëria? Histori të rreme? Jo më”

TIRANË-“Histori të rreme? Jo më”, kështu është vulosur këtë javë historia ndoshta më e shpejtë e dashurisë… po flasim për Donald dhe Beat...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri