Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
VLORË– Një 42-vjeçar i cili është kapur duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm me makinën e tij tip ‘Benz’ është arrëstuar në kuadër të operacionit të koduar “BYPASS”.
Në pranga është vendosur 42-vjeçari Ervin Qemali, i cili kundrejt parave, kishte marrë përsipër për të kaluar 12 emigrantët sirianë në drejtim të Kosovës, por është konstatuar nga policia dhe është arrestuar në afërsi të “Rrethrrotullimit të Orikumit”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor “BYPASS”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë.
Vihet në pranga 1 shtetas që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “BYPASS”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E. Q., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në afërsi të “Rrethrrotullimit të Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 12 emigrantë të paligjshëm (sirianë), kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Tiranës, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe krimin e organizuar ka lënë në fuqi arrestin me burg për punjonjesit e hipoteskës. Në burg j...
LEZHË– Qytetari Ardit Isufi ëshë arrestuar ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë pasi kishte ndqrtuar një beach-bar prej druri pa leje në bregdet. 41-v...
BERAT– Një banesë është përfshirë nga flakët mesnatën e djeshme në Berat pas një shpërthimi që dyshohet të ketë ardhur nga bombola e gazit, sipas banorëve...
DURRËS– Policia e Durrësit në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, ka vënë në pranga 2 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka...
ITALI-Një 59-vjeçar shqiptar është kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë mbrëmë në Isola Del Liri në Itali.Sipas mediave italiane, mbrëmë, në Isola De...
LUSHNJE– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e ndodhur në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Romeo Hasalla, ndër t...
FIER– Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin kanë shkaktuar edhe zjarre në disa zona të vendit nga jugu në veri. Vatra e zjarrit në Gjorgoz të Patoz...
LUSHNJE- Policia bën me dije se për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku u vra një person dhe mbetën të plagosur tr...
GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Këllëz të Gjirokastrës ku një 72-vjeçar i ka vënë flakën bashkëshortes dhe vetes. I moshuari ...