"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare dhe dhunë në familje, policia e Durrësit vë në pranga 2 persona të shpallur në
29 Korrik 2021, 08:25Nga DOSJA
DURRËS– Policia e Durrësit në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, ka vënë në pranga 2 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar Klendi Xhurra, i dënuar në vitin 2019 me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë pasi u shpall fajtor për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, vetëm 12 vjeç. Po ashtu në pranga ka përfunduar 37-vjeçari me iniciale I.M. Ky i fundit kishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës
Vihen në prangat e Policisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:Klendi Xhura, 20 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe. I. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, shtetasin H. K., 20 vjeç, pasi ka tentuar t’i japë punonjësit të Policisë, 2.000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për parkim të gabuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI-Një 59-vjeçar shqiptar është kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë mbrëmë në Isola Del Liri në Itali.Sipas mediave italiane, mbrëmë, në Isola De...
FIER– Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin kanë shkaktuar edhe zjarre në disa zona të vendit nga jugu në veri. Vatra e zjarrit në Gjorgoz të Patoz...
LUSHNJE- Policia bën me dije se për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku u vra një person dhe mbetën të plagosur tr...
GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Këllëz të Gjirokastrës ku një 72-vjeçar i ka vënë flakën bashkëshortes dhe vetes. I moshuari ...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shtyjë deri më 3 gusht marrjen e vendimit për konfirmimin apo jo në detyrë të prokurorit Besi...
LUSHNJE– Konflikti mes kushërinjve në Lushnje, ka lënë të vdekur një person vetëm për disa degë ullinj. Nëna e viktimës, të cilës i plagosën edhe dy djem ...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al dhe pjesa më e madhe e mediave kanë në faqe të parë vrasjen e cila nd...
LUSHNJE- Dosja.al ka siguruar pamje nga vendi i krimit në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën. Siç duke...