LIVE UPDATES
Bota

Ëndërr emigrantësh që u bë realitet. Historia e 27-vjeçarit shqiptar që po fiton famë me risinë në hotelet e New York-

8 Tetor 2019, 10:28 Nga DOSJA
Ëndërr emigrantësh që u bë realitet. Historia e

Njihuni me të riun Premtim Gjonabalic, ose Timin siç e thërrasin. Biznesi që ai ka themeluar i lejon hotelet të merren me përmirësimin e kujdesit për klientët, duke ua lehtësuar barrën e shërbimit të ushqimit në dhomë.

“Mua më pëlqen mikpritja. Duke patur parasysh trojet nga vijmë, ne nuk kemi patur shumë gjëra për t’u dhënë të tjerëve, por kemi patur mikpritjen. Problemi është si ta shndërrosh këtë në një shkallë më të gjerë dhe kjo më nxiste shumë të mendoja.”

Kompania e Premtimit lejon që klientët e hoteleve në mbarë Nju Jorkun, të porositin ushqim në dhomë me një klikim. Është diçka që klientët e pëlqejnë. Është diçka e re në hotelerinë e Nju Jorkut.

Timi i ka ngritur zyrat në lagjen Italia e Vogël e Nju Jorkut: “Këtu është si të thuash zemra e imigracionit. Është një pjesë sentimentale e qytetit për mua. Këtu babai im zuri punën e parë dhe kaloi 15 vjet të jetës.” Ai na tregon me krenari makinën e tij të re, një BMW super e shtrenjtë që tërheq vemendjen e kalimtarëve.

Timi thotë se ka plane të mëdha për të ardhmen. “Unë jam themeluesi i vetëm i kompanisë dhe mendoj se do të qëndroj këtu ku jam të paktën për një dekadë. Në fakt kemi shumë punë për të bërë sepse planet tona nuk kufizohen vetëm brenda Shteteve të Bashkuara, por edhe në vende të tjera.”

Zakonisht, firmat e suksesshme blihen nga kompani të tjera më të mëdha të të njëjtit profil. Blerjet janë fitimprurëse për themeluesit e firmave inovative, por Timi thotë se plani i tij është që t’i shkojë deri në fund idesë së tij.

“Ky është një pasion për mua, nuk është diçka për shitje të shpejtë.” Babai i tij quhet Elio Ahmetaj dhe është nga Vuthaj i Plavë-Gucisë. Ne e takuam në restorantin e tij Allora në Rrugën 47. “Unë jam prej 30 vjetësh në këtë biznes. Punojmë çdo ditë, shtatë ditë në javë. Duhet punë.”

“Si shumë emigrantë të tjerë shqiptarë, babai im erdhi në Amerikë dhe bënte ç’ishte e mundur që ne të na jepte arsimin dhe edukimin më të mirë. Në fillim ndihmoja tim atë në disa prej restoranteve që kishte hapur dhe pas kësaj i hymë biznesit të hoteleve. Babai im është mjaft i zoti në këtë biznes. Unë e ndihmoja të shtonte bazën e klientëve.”

“Është një djalë shumë i disiplinuar, shumë i mençur. Me siguri që të gjithë baballarët mendojnë kështu. Besoj se në të ardhmen do të ketë edhe më shumë sukses.” Timi thotë se gjithmonë dëshironte të bëhej mjek. Kur je bir emigrantësh, të jesh mjek është gjë e madhe.

“Kur nisa të punoj me babanë dhe filluam të ndërtonim biznese të vegjël, e kuptova se kisha filluar ta doja shumë këtë punë. Isha i mirë në shkollë, por jo se më pëlqente shumë. Më pëlqente të krijoja diçka të re. Pra, bëra plane për të studiuar mjekësi. Por e kuptova se zemra ime nuk ishte aty.

Timi i mbaroi studimet për financë. “Po të marrësh qytetin e Nju Jorkut, do të shikosh se kudo ka shqiptarë ose biznese shqiptare dhe kjo tregon se ne e kemi në gjak të punojmë shumë, në çdo fushë, në ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje, restorante. Nuk ka ndonjë fushë ku ne nuk gjendemi.”

“Jam patriot në ekstrem. E dua vendlindjen dhe kulturën që kemi trashëguar dhe natyrisht njerëzit.” “Kam qenë në Shqipëri kohët e fundit, kemi shëtitur gjithë bregun dhe na ka pëlqyer shumë; kjo na ka bërë të ndjejmë patriotizëm dhe lidhje me njerëzit tanë.”

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota premtim gjonabalic premtim gjonabalic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet