LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Enver Hoxha midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)’’, një libër studimor nga Juli Krisafi

12 Mars 2021, 17:20 Nga DOSJA
“Enver Hoxha midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos

TIRANË– “Enver Hoxha; Midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)’’ është një tjetër titull, që  u shtohet studimeve mbi marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik.

Autorja Juli  Krisafi, njohur prej të gjithëve si një prej moderatoreve e gazetareve më në zë në vend, rrëfen për MetropolPost-in motivet që e shtynë të ndërmerrte një studim të tillë, i cili, përmes qëmtimit të dokumentacionit arkivor vendas e të huaj, ofron qartazi të tjera risi mbi marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik, rolin e liderave të saj historikë në politikën dhe realitetin shqiptar të atyre viteve, e sidomos ndikimin e tyre tek Enver Hoxha.

Pavarësisht kritikave për keqadministrimin e fondeve, Enver Hoxha kërkoi ndihmë nga Bashkimi Sovjetik për bonifikimin e tokave si dhe makineri të ndryshme, për traktorë, farë, pleh,  specialistë, ndihmë teknike, plotësim të ministrive shqiptare me këshilltarë sovjetikë, si dhe kërkoi 50 mijë ton drithë. Enver Hoxha, mirëkuptonte çdo vërejtje të Berias dhe ishte plotësisht dakord me të për Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nuk ishte dakord që 30% e oficerëve mund të ishin armiq. Gjithashtu Hoxha kërkoi edhe praninë e 250 ofierëve në ushtri dhe 38 të tjerëve në ministrinë e Brendshme. Pjesë nga “Enver Hoxha midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)

Hrushovi mendonte se edhe kultura e kikirikut duhej llogaritur për t’u mbjellë, për të parë se sa jep një hektar nga kjo bimë dhe sa jep duke u mbjell me misër. “Një hektar kikirikë do të japë të ardhura shumë më tepër se sa po të mbillet me grurë”, këshillonte ai. Për sovjetikët, ndërtimet në Shqipëri bëheshin në mënyrë shumë primitive. “Sikur të riorganizohej kalimi i ndërtimeve me blloqe beton arme, ato do të kushtonin më lire”, arsyetonte Hrushovi. Pjesë nga “Enver Hoxha midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)

MetropolPost: Urime, Juli.  Në fakt publiku ju njeh më tepër si moderatore-gazetare. Surprizë shfaqja juaj si studiuese e historisë së Shqipërisë, e më saktë, e një pjese specifike të saj, diplomacisë. Si lindi ky libër studimor?

Juliana Krisafi:  Marrëdhëniet mes shteteve, mënyra  si i zgjidhin problemet mes tyre, diplomacia, kanë zgjuar ngahera interesin tim. Jam shkolluar për letërsi dhe kam punuar për gati 20 vite si gazetare, por e kam pasur përherë këtë pasion për marrëdhëniet ndërkombëtare, pasion të cilin e thellova me studimet doktorale, kryer para disa vitesh. Libri që keni në duar, është punimi im doktoral i ripunuar dhe i thelluar.

Është në fakt, një përpjekje për të ndërthurur gazetarinë me historinë, për të pasqyruar atë që ndodhte në politikën e jashtme, duke u bazuar në morinë e dokumentave të arkivave shqiptare, ruse dhe amerikane. Personalisht më ka intriguar gjithmonë Bashkimi Sovjetik, Rusia, e për këtë kam bërë studime edhe për gjuhën ruse për disa vite. Më pëlqen historia dhe letërsia e këtij shteti të madh dhe, duke qenë se ne kemi pasur një marrëdhënie komplekse me ta, ndërmora këtë iniciativë.

Në libër janë përfshirë dokumenta të deklasifikuara së fundmi, fakte të patrajtuara më parë etj., por ajo që është e rëndësishme në çdo botim të ri, është këndvështrimi dhe analiza mbi faktet dhe dokumentat.

Jam përpjekur që në këtë studim të qëndroj neutrale, duke shmangur gjykimin mbi figurën e Enver Hoxhës, që mendova t’ia lë lexuesit, pasi të përballet me dokumentacionin në libër. Ajo që mund t’ju them, është se përballë Stalinit, Hrushovit e Titos, Enver Hoxha mbetet lider i një vendi të vogël dhe nevojtar, me dëshirën dhe ambiciet e një lideri global. Mënyra se si u përpoq të bëhej faktor në kampin e lindjes, ashpërsia dhe egërsia me të cilën shpaloste idetë dhe kundërshtitë, ishte e habitshme edhe për vetë protagonistët e skenës së madhe të politikës ndërkombëtare e këtu kam parasysh kinezët e sovjetikët.

Në libër përfshihet një numër shumë i madh dokumentesh, letra, telegrame, dialogje e dëshmi protagonistësh që do të ishin një ndihmesë për këdo që ka interes për fushën.

Marrë nga MetropolPost.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture juli krisafi juli krisafi


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 12 Mars 2021, 14:32

SHBA– E quajtur “mbretëresha disko e karantinës”, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa u bë një nga artistet më të transmetuara të vitit 2020 kur lëshoi ​...

Art&Argëtim 12 Mars 2021, 09:17

BRITANI– Mes reagimeve të shumta për intervistën e Meghan Markle që tronditi Pallatin Mbretëror, ka folur edhe shoqja e ngushtë e Dukeshës, Janina Gavanka...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri