LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ermal Peçi tregon si e ftoi Vera Grabocka live: “Dance with me” e kam fituar tashmë, ju tregoj marrëdhënien time me Eva

14 Dhjetor 2019, 21:27 Nga DOSJA
Ermal Peçi tregon si e ftoi Vera Grabocka live: “Dance with
ermal peci

TIRANË– Edhe pse prej vitesh në ekran, duket se vitet e fundit kanë qenë më kulminante për moderatorin Ermal Peçi. Programet e tij në “Intv Albania” u shndërruan shumë shpejt në më të ndjekurat, kjo për shkak të intervistave të tij dhe emrave big të ekranit, që pranonin të rrëfeheshin përballë Ermalit.

Atëherë kur çdo shtator sjell sezonet e reja televizive, moderatori lajmëroi pjesëmarjen e tij në spektaklin e kërcimit të dyshes Vejsiu-Grabocka. Nëse ishim mësuar me programet “Një kat më lart” apo “Trokit’, tani të hënave ai na ka surprizuar duke kërcyer në spektaklin e “Tv Klan”.

Surprizë jo vetëm për publikun, por edhe për jurinë që theksojnë çdo javë impenjimin maksimal, dedikimin ndaj çdo detaji dhe përfshirjes plot ndjenjë në çdo kërcim. Po ai, si e percepton vetë këtë eksperiencë?

Pas mbarimit të “Dance with me”, në cilin televizion do ta shohim duke qenë se lajmëroi largimin nga “Intv Albania”? A është koha për një televizion kombëtar? Ermali zbulon më shumë…

Blerand Rexhepi: Që nga dalja e parë në ekran e deri te “Dance ëith me”, sa rrugë mendon se ke bërë?

Ermal Peçi: Fizikisht, një dekadë duket sikur fluturoi brenda një minute, ndoshta edhe për shkakun se e dua shumë këtë profesion. Unë si natyrë jam shumë kërkues, ndaj edhe kam ndryshuar shumë formate. Vetëm programet sportive më kanë mbetur, por nuk besoj se do të bëj një të tillë. Mendoj se rruga është shtruar mirë, bindshëm dhe me dinjitet. Sigurisht që deri në fund, kohën kur do të largohem nga ekrani, ka ende mijëra kilometra. Mendoj se jam në momentin e kënaqësisë pa fund.

Blerand Rexhepi: Kjo do të thotë që je i kënaqur me kaq sa ke arritur?

Ermal Peçi: Patjetër, disa programe u shndërruan shumë shpejt në të preferuarat e publikut, shumë artistë dëshironin të ndanin tek unë rrëfime që mbushën mediat online dhe diskutimet e Tiranës, ka një ndjesi të mirë me veten kur secila ftesë që bën, merr një ‘Po’ të madhe.

Blerand Rexhepi: Si e prite ftesën për në “Dance ëith me”?

Ermal Peçi:  Telefonata e Vera Grabockës ndodhi teksa unë isha live në ekran. Ndërsa programi vijonte, intuita më dërgoi te spektakli, është ftesa e dytë që marr nga produksioni, e mendoj se ky ishte moment ideal për të provuar veten në një tjetër disiplinë. Si e ke parë veten përgjatë këtyre javëve në këtë spektakël? Java e parë, provat, tango… ishin emocione. Kërcimi më ka joshur gjithmonë, por skena është magji më vete. I hyra me kokë dedikimit që javën e parë. Sfidoj veten me çdo gjini kërcimi, aq sa shpesh më thonë: Ore, shumë seriozisht e more (qesh). Ndërkohë unë u përgjigjem: Po e shijoj aq shumë!

Blerand Rexhepi: Marrëdhënia me partneren tënde në këtë spektakël?

Ermal Peçi: Një marrëdhënie që i ka të gjitha ngjyrat. Unë Evën e njihja në raporte pune, jo kërcimi. Në arenën e kërcimit ndodh gjithçka, kulmi është në mbrëmjen live.

Blerand Rexhepi: Çfarë mendove kur mësove se Eva do të ishte partnerja jote?

Ermal Peçi: Fakti që kemi punuar bashkë më bëri të ndihesha mirë që do ishim bashkë. Duke qenë se emrat e konkurrentëve mbahen surprizë mund të ndodhte të kishe edhe dikë tjetër, të cilën e njeh më pak. Ndodhi e kundërta.

Blerand Rexhepi: Sa miq jeni me njëritjetrin?

Ermal Peçi: Aq sa takohemi në “Dance ëith me”, nuk jemi takur më parë. Impenjimet personale në televizion nuk të japin shumë kohë për të tjerët. Aq sa mbetet, u takon njerëzve tejet të ngushtë.

Blerand Rexhepi: Si i ke parë partneret e tjera? Do doje të kërceje me ndonjë prej tyre?

Ermal Peçi: Mendoj që këtë edicion, përjashto Valerin dhe Florjanin që kanë provuar gara kërcimi edhe më herët, secili prej nesh është një surprizë më vete, ka një dedikim absolut. Stela, Kejvina dhe Eliona janë aq unike në atë që përfaqësojnë. Kam provuar për kënaqësi në palestër të kërcej me Elionën dhe patëm një kimi direkte. Ndoshta do të kërceja me të në një tjetër arenë.

Blerand Rexhepi: Si shkon një 24-orësh i Ermalit, kur ka xhirime e prova dhe jashtë saj?

Ermal Peçi: Shkëputja ime nga “Intv Albania” më dha pak më shumë kohë për veten. Impenjimi për spektaklin e kërcimit është i përditshëm dhe i konsiderueshëm edhe në prova, edhe në xhirime. Po marr pak kohë për veten, pasi sapo të mbaroj “Dance”, do të më duhet të gjej një shtëpi të re për projektet e mia. Të qenurit në “Tv Klan” më ka afruar çdo ditë me këtë ekran, ndaj tani që “Dance” po mbaron do të më duhet të rivij në ekran me programet e mia. Uroj të bëhet më e mira.

Blerand Rexhepi: Së fundi, a do e fitosh ti “Dance ëith me”?

Ermal Peçi: Kur kam qenë publik e jo konkurrent, kam vlerësuar shumë ata që janë zbuluar në këtë format. Siç e thashë më lart, mendoj se surprizë për këtë edicion ishim ne që prekëm në “Dance ëith me” për herë të parë kercimin. A do fitoj unë? Mendoj se e kam fituar, për aq kohë sa kënaqësia që kam marrë mbrapsht është maksimale. 

Marrë nga Panorama Plus

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz dance with me ermal peçi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet