LIVE UPDATES
Bota

Escobar takon Schmidt për “mbrojtjen” e Marrëveshjes së Dejtonit

10 Nëntor 2021, 16:25 Nga DOSJA
Escobar takon Schmidt për “mbrojtjen” e Marrëveshjes

SARAJEVË – Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në përfundim të vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar, Christian Schmidt, për mundësitë e “mbrojtjes së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.

Në një postim të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sarajevë thuhet se Escobar shprehu kënaqësinë që me Përfaqësuesin e Lartë Schmidt pati mundësinë të diskutonte për një angazhim të përbashkët në mbrojtjen e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe rritjen e funksionalitetit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Një ditë më parë (9 nëntor) diplomati amerikan tha përmes një video-mesazhi për qytetarët e Bosnjës se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë përmes dialogut, por nëse është e nevojshme do të bëjnë gjithçka për të siguruar suksesin e këtij vendi”.

Gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë, Escobar u takua me anëtarët e presidencës trepalëshe, Zheljko  Komshiq, Shefik Xhaferoviq dhe Millorad Dodik. Ai u takua gjithashtu me udhëheqjen e të dy dhomave të Asamblesë Parlamentare dhe përfaqësuesit e partive në pushtet dhe opozitë në nivel të Bosnje e Hercegovinës dhe dy njësive të saj. Vizita e tij pason kërcënimet e Millorad Dodikut me largim të Republikës Sërpska nga institucionet kombëtare, siç është autoriteti i taksave, agjencia për ilaçe dhe nga ushtria.

Sipas Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës (BiH), entitetet e Republikës Sërpska dhe Federata e Bosnje dhe Hercegovinës nuk mund t’i kthejnë në mënyrë të pavarur kompetencat që i janë transferuar shtetit në periudhën e mëparshme. Pas takimit me Dodikun më 8 nëntor Escobar tha se biseda ka qenë produktive dhe se “është hapur mundësia që të tërhiqen vendimet e marra që kanë të bëjnë me bartjen e kompetencave në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet për zhvillimin ekonomik”. Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 5 nëntor se njerëzit në Bosnje e dinë që komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar për t’u siguruar që “të zbatohen përkushtimet për paqe dhe siguri të njerëzve në rajon”, duke shtuar se “ne jemi të përkushtuar se nuk do të ketë luftë”.

Në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, Escobar fillon më 10 nëntor një vizitë zyrtare dy-ditore në Mal të Zi. Ai fillimisht do të takohet me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ndërsa më pas edhe me kryeministrin, Zdravko Krivokapiq dhe kryetarin e Kuvendit, Aleks Beçiq. Ambasada e SHBA-së në Podgoricë njoftoi më herët se gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, Escobar do të bisedojë edhe me drejtues të bizneseve për stimulimin e ekonomisë, pastaj përfaqësues të sektorit joqeveritar për luftën kundër korrupsionit si liderë të rinj politikë.

Duke folur para Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve mbi angazhimin e administratës amerikane në Ballkanin Perëndimor më 28 tetor, Escobar tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me të gjithë partnerët malazezë që ndajnë një vizion të një shteti sovran, gjithëpërfshirës dhe demokratik që zbaton reformat për anëtarësimin evropian.

I pyetur se çfarë po bën administrata amerikane për të siguruar që Qeveria aktuale të qëndrojë në rrugën drejt BE-së dhe të përmbushë detyrimet e saj ndaj NATO-s duke pasur parasysh ndikimin e Frontit Demokratik pro-rus, Escobar tha se më parë një delegacion malazez vizitoi Uashingtonin dhe se pala amerikane ka marrë garanci se Qeveria e Malit të Zi do t’i përmbahet anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, do të vazhdojë të mbështesë pavarësinë e Kosovës si dhe politikën e integrimit evropian.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota christian schmidt escobar takon schmidt gabriel escobar marrëveshja e daytonit christian schmidt escobar takon schmidt gabriel escobar marrëveshja e daytonit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen