LIVE UPDATES
Ekonomi

Është i përhapur KUDO! Një në tre shqiptarë pagoi ryshfet më 2020

9 Qershor 2021, 16:54 Nga DOSJA

Numri i shqiptarëve që deklarojnë se kanë paguar ryshfet në qeverinë qendrore apo pushtetin vendor rezultoi ndjeshëm më i lartë në vitin 2020 se sa në vitin 2019 ndërsa besimi i shqiptarëve te institucionet publike pësoi një rënie të mëtejshme, bëhet e ditur nga sondazhi “Besimi në qeverisje 2020”, publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë.

“Pjesa e shqiptarëve që raportohet të kenë paguar ryshfet për të marrë një shërbim nga qeveria qendrore u rrit nga 19% më 2019 në 32% më 2020,” vëren raporti i sondazhit ku u intervistuan 2500 qytetarë në të gjithë territorin.

Raporti vëren gjithashtu se një numër më i lartë shqiptarësh morën shërbim publik gjatë vitit të kaluar, gjë që korrespondon edhe me një rritje të përqindjes së popullsisë që thotë se ka paguar ryshfet.

Viti 2020 ishte i pazakontë në Shqipëri për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri dhe kontakti i qytetarëve me autoritetin shtetëror duket se u rrit për shkak të imponimit të ndalim-qarkullimit dhe ngarkimit të policisë për të zbatuar masat ndëshkuese të qeverisë.

Rezultatet e sondazhit sugjerojnë gjithashtu që shqiptarët nuk paguajnë ryshfet për të përfituar diçka që nuk u takon apo për të marrë një shërbim më të mirë apo më të shpejtë, por para së gjithash se ryshfeti i kërkohet në mënyrë eksplicite. Rreth 47% e atyre që deklaruan se kanë paguar, thanë se e bënë për shkak se iu kërkua ndësa 16% deklaruan se e paguan në formë bakshishi për mirënjohje për shërbimin e marrë.

Qytetarët u pyetën mes të tjerash nëse besojnë se institucionet publike janë të korruptuara apo jo. Rreth 87% e tyre deklaruan se e vlerësojnë korrupsionin i vogël (ryshfetet dhe baksishet) si “të përhapur” ose “shumë të përhapur” në një shkallë nga një në katër. Vetëm 2.8 deklaruan se korrupsioni nuk është fare i përhapur. Rreth 84% e të pyeturve vlerësuan se korrupsioni madhor është i gjithëpërhapur ose i përhapur ndërsa 2.3% e shqiptarëve besojnë se në fakt vendi nuk ka korrupsion të tillë.

Ndërsa shqiptarët në përgjithësi kanë një vlerësim lehtësisht më të mirë për qeverisjen, janë të punësuarit në sektorin publik ata që besojnë në masë edhe më të madhe se sa publiku i gjerë, se korrupsioni është i përhapur. Sipas sondazhit, 88% e të pyeturve që punojnë në sektorin publik raportuan korrupsionin e vogël si të përhapur ose gjithëpërhapur ndërsa në krahasim me vitin 2019, vlerësimi i punonjësve të shtetit për situatën është përkeqësuar ndjeshëm. Në anketën e vitit 2019, i njëjti grup deklaroi në masën 77% korrupsionin e gjithëpërhapur, nga 88% më 2020.

Sistemi i drejtësisë, sistemi shëndetësor dhe policia renditen si tre institucionet më të korruptuara në vend.

Mosbesim në rritje te prokuroria dhe policia

Pjesa e shqiptarëve që besojnë se prokuroria nuk është në gjendje të luftojë korrupsionin e vogël apo atë madhor pësoi rritje në vitin 2020 në krahasim me vitin e kaluar, sipas rezultatit të sondazhit. Po kështu, besimi te Policia e Shtetit pësoi një rënie dramatike. Besimi se prokuroria do të godasë korrupsionin e vogël ra nga 37% vitin 2019 në 34% ndërsa besimi se prokuroria do të godasë korrupsionin madhor pësoi një rritje nga 27 në 29%.

Besimi te Policia e Shtetit pësoi një rënie drastike. Rreth 53% e shqiptarëve deklaruan më 2019 se kishin besim te uniformat blu. Por pas vitit të pandemisë, të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe të vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha, besimi ra në 43%, niveli më i ulët i shënuar që nga fillimi i vrojtimit në vitin 2015.

Policia e Shtetit është akuzuar gjatë vitit 2020 për politizim, për dhunim të pajustifikuar të protestuesve dhe për shkelje të të drejtave themelore të njeriut në mënyrë të përsëritur. Në janar 2020, një shtetas turk u dëbua me forcë pavarësisht kërkesave për azil ndërsa në maj, drejtori i Policisë së Shtetit u përball me kërkesa për dorëheqje pasi zbuloi veten se kishte përgjuar rrjetet sociale të një qytetareje me qëllim që të justifikonte dhunën policore ndaj një të mituri.

Në maj, policia u akuzua se përdori dhunë eksesive dhe iu përgjigj urdhrave politikë në rastin e protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ndërsa në dhjetor, oficerët e saj u panë duke kryer arrestime ndërsa kishin veshje civile apo duke ndaluar në masë të rinj që merrnin pjesë në protesta, shpesh të dhunshme pas vrasjes së Klodian Rashës.

NATO, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara janë institucionet që gëzojnë besimin më të lartë nga shqiptarët. Besimi te Shoqëria Civile dhe te Media pësoi rënie.

Në rënie duket se është edhe besimi te reforma në drejtësi. Gjatë vitit të kaluar, 53% e shqiptarëve vijuan të besojnë se kjo reformë do të ketë ndikim pozitiv në vend por kjo ishte 18% më pak se sa në vitin 2016.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi ryshfeti ne shqiperi ryshfeti ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit