LIVE UPDATES
Aktualitet

27 Korrik 2021, 08:01 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbuluar origjinën e vërtetë të të ashtuquajturit “Escobari i Lushnjes”, Agim Çerma. Ky i fundit u prangos nga DEA amerikane pasi është i dënuar përjetë, për vrasjen e Gëzim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë si dhe dëmtimin e makinave të tyre, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Gazetari tregon bisedën me një shqiptar që jeton në Ekuador, i cili i “shqetësuar” për origjinën e Çermës ka kërkuar që ngatërresa të sqarohet. Krahas publikimit të bisedës me të, Qyno ka publikuar dhe pjesë nga dosja, ku specifikohen gjeneralitetet e të arrestuarit.

Agim Çerma, i biri i Jonuzit dhe Fatimës i datëlindjes, 1969, lindur në Peqin dhe banues në Elbasan,”-shkruhet në dokument.

POSTIMI I PLOTË: 

Disa ditë më parë hodha disa rreshta shkrim, për një personazh i quajtur Agim Çerma, që është kapur nga DEA Amerikane dhe policia kolumbiane, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerikanë Latine në drejtim të Amerikës së Veriut. I hodha ashtu kot, se më frymëzuan titrat e TV që i jepnin këtij personazhi, një pompozitet mediatik. Një super reklamë kriminale, këtij “Lushnjari”, se medemek ishte “Eskobari” i ri i Kolumbisë. I hodha por nuk mendova se do vinin ndërhyrje ngado. Dikush anonim shkruante “…Pse tu mbyll goja lali Qyno…”. Ndërsa një tjetër thoshte: “…po ç’ke me ne Lushnjarët, jemi të butë ne, mos na nga…”. Por vetëm një ndërhyrje ishte ajo që më bëri shumë përshtypje, si të thuash, që më la mbresa. Se më gjetën nga Kolumbia në Shqipëri. Ja pra që rrjetet sociale, “Facebook” dhe aplikacione të tjera, janë ato që bëjnë realitet të pakapshmen dhe botën kaq shumë të vogël. Nëse ata andej ose unë këtej, duam të gjejmë njëri-tjetrin, mjafton një shkëndije dhe fap, ja u gjetëm. Personi që telefonoi nëpërmjet aplikacionin messenger në “Facebook”, ishte një Shqiptar. Ai jetonte në Kolumbi. Për të qënë i sigurtë që fliste ose jo nga Kolumbia, i thashë hape kamerën e telefonit të shoh nëse, je realisht në Amerikën Latinë ose jo. E hap… më pohoi, por kam hallin mos na rregjistrosh. I’a ktheva: “…Hape të urruarën se nuk kam përgjuar askënd gjatë ushtrimit të zanatit…”. Dhe teksa fliste me mua në audio, hapi dhe kamerën dhe vura re se ai ishte në një vend të Amerikës Latine, pasi ambjenti ishte krejt ndryshëm nga ai Shqiptar dhe Europian. E pasi bëmë muhabet, si jeni, qysh kaloni, u lodhët apo jo, i them për çfarë u impenjove të më gjesh mua deri në këtë vatanin tonë të vogël?

“…Po shiko vëlla- tha…na ke rënë në qafë. Ke bërë një shkrim para ca ditësh për “Lushnjarin e Kolumbisë”, Agim Çermën, Eskobari nga Lushnja e kështu gjëra….

Po e kam bërë ia ktheva unë… Dhe ndërkohë nga matanë “Atlantikut” vjen përgjigjia:“…Po pse na fyen o miku,ç’ne familja jonë me Lushnjën. Ne s’kemi asnjë lidhje me atë qytet. Gimi është miku im, dhe nuk është nga Lushnja, por nga Elbasani. Ka lindur në Peqin dhe rritur në Elbasan. Aty ka ende familjen, çfarë thua ti dhe kolegët e tu, Lushnjari, Lushnjari….”. Ngela për një moment se s’dija cfarë ti thoja, me zuri mat. Gimja i Lushnjës, “Lushnjari i Kolumbisë” që mediat Shqiptare i vunë nofkën “Eskobari” Shqiptar i Kolumbisë, qënka natyralizuar dhe na rezulton të jetë bërë Elbasanlli.

Vijoi si më poshtë:

”…po jo o vllai se nuk jemi Lushnjarë. Gimi nuk është as i dënuar me burgim të përjetshëm. Jeni gazetarë, investigoni. Ju keni mundësi të pyesi te Drejtësia Shqiptare, me sa është i dënuar Agim Çerma? Nëse nuk jua thonë, ja po ta them unë, që është i dënuar me 11 vite e 8 muaj burgim për vrasje. Ai burgun e ka bërë dhe ka dalë duke i falur gjykata vetëm 1 vit e 9 muaj e 8 ditë burgim…”.

Ndërkohë unë nga Shqipëria:

“…Dakord dakord se këto i verifikoj unë këtej, por mendova mos kishe ndonjë hall më të madh, lidhur me arrestimin e mikut tuaj Agim Çerma nga policia në Kolumbi…”

Dhe sërisht përgjigjia nga Kolumbia:

“…Jo jo këtë kisha hall, të të s’qaroja,që nuk është nga Lushnja por nga Elbasani. Punët me policinë dhe me drejtësinë Agimi, do ti zgjidhë vetë. Ka zënë avokatin dhe meret ai me çështjen. Por doja të sqaroja ty për këtë pjesë se të ndjek…”.

Sërisht unë nga Shqipëria:

“…kjo është punë që rregullohet o shok, se e ndryshojmë e bëjmë “Elbansalliu i Kolumbisë”. Por mendova se mos kishe ndonjë gjë për këtë bashkëpunimin që bënte Agim Çerma, me këto kartelet e fuqishme kolumbiane dhe që Gimja i urdhëronte anëtarët e karteleve, për të trafikuar drogën…”.

Miku nga Kolumbia:

“…Po jo o burrë, çfarë kartele thua… No no, ku di Gimi kartele apo mafie Kolumbiane…”.

Ok, ja ktheva duke i pohuar se do mundohem të rregullojmë origjinën e Agimit tani, s’do e lemë Agimin nga Lushnja, por do e bëjmë nga Elbasani. Falemindderit, kalofshi mirë ai andej, Faleminderit, kalofshi mirë, unë ketëj. Me tu mbyllur telefoni, fillova të mendoj dhe kuptova që Gimit të Kolumbisë, i kishte mbetur hatri me ne gazetarët Shqiptarë, dobiçët e opinionit publik, se pse i kemi thënë “Lushnjari i Kolumbisë”, në një kohë kur ai është nga Elbasani. Nga sot e tutje duhet të themi që “Eskobari” i ri i Kolumbisë është “Gimja i Elbasanit”.

Agim Çerma, i njohur me nofkën ‘Jimmy’ ishte supervizori i grupit që merrte kokainë me charter nga Kolumbia për në vende të tjera.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agim cerma agim cerma


Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Korrik 2021, 07:49

SHIJAK– Gjatë 24 orëve të fundit policia e Durrësit ka zhvilluar disa aksione ku në pranga kanë rënë dy shtetas.Shërbimet e komisariatit të Shijakut ka vënë në ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet