LIVE UPDATES
Bota

EULEX në Kosovë: Shkëmbyem informacione dhe i ndihmuam autoritetet serbe në prani të prokurorëve vendorë

22 Qershor 2021, 18:57 Nga DOSJA
EULEX në Kosovë: Shkëmbyem informacione dhe i ndihmuam

KOSOVË– Misioni i EULEX-it në Kosovë ka reaguar ndaj ish-gjyqtarit të këtij misioni, Malcolm Simmons, duke thënë se pretendimet se EULEX-i ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës tek autoritetet në Serbi nuk janë të vërteta.

Megjithatë në komunikatën e tyre zyrtare, EULEX e pranon që kanë bashkëpunuar me autoritetet e Serbisë për atë siç e thonë “për të siguruar përgjegjësi për krimet e luftës që pretendohej se ishin kryer nga individë që besohej se ndodheshin jashtë Kosovës”.

EULEX e pranon që ka ndarë dhe u ka dalë në ndihmë autoriteteve serbe, megjithatë thonë se këtë e kanë bërë në prani të prokurorëve të Kosovës dhe se bëhet fjalë për disa raste të krimeve të luftës.

Në komunikatë theksojnë se kjo ka ndodhur mes viteve 2014-2018, derisa potencojnë se kjo praktikë ishte ndërprerë gradualisht me ndryshimin e misionit e EULEX-it.

Reagimi i plotë:

Për sa i përket pretendimeve të fundit se Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) u ka dorëzuar dosjet për krimet e luftës autoriteteve prokuroriale të Serbisë, Misioni dëshiron të theksojë se këto pretendime nuk janë të vërteta.

EULEX-i kurrë nuk u ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës autoriteteve prokuroriale të Serbisë, as nuk ka hequr dorë nga autoriteti mbi dosjet hetimore dhe rastet.

Përgjatë mandatit ekzekutiv të EULEX-it, Misioni është përpjekur të siguronte përgjegjësi për krimet e luftës të kryera në Kosovë. Sidoqoftë, deri në fund të mandatit ekzekutiv të EULEX-it në qershor 2018, Misioni nuk ka mundur të vazhdonte me rastet për krime lufte që pretendohej se ishin kryer nga individë që ndodheshin jashtë Kosovës, përfshirë të dyshuar që dihej se jetonin në Serbi, sepse ligji i aplikueshëm i Kosovës nuk lejonte mundësinë e gjykimit në mungesë.

Në përpjekjet e tyre për të siguruar përgjegjësi për krimet e luftës që pretendohej se ishin kryer nga individë që besohej se ndodheshin jashtë Kosovës, prokurorët e EULEX-it herë pas here ndanin informacione mbi këta individë me shërbimet prokuroriale të juridiksioneve të tjera, duke përfshirë por pa u kufizuar në autoritetet prokuroriale të Serbisë. Në përputhje me ligjin e Kosovës, deri në qershor 2014, Prokurorët e EULEX-it kanë shkëmbyer informacione dhe u dhanë ndihmë autoriteteve serbe, në prani të prokurorëve të Kosovës, për disa raste të krimeve të luftës. Midis 2014 dhe 2018, ndërsa mandati i Misionit ndryshoi, kjo praktikë u ndërpre gradualisht.

Në të gjitha këto rrethana, bashkëpunimi me autoritetet serbe, i cili ka çuar në një gjykim të shkallës së parë ku nëntë të pandehur u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, ishte i bazuar në dispozitat përkatëse të kodit të aplikueshëm të procedurës penale të Kosovës si dhe legjislacionin për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar për çështjet penale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të bashkëpunimit, të gjitha dosjet origjinale të krimeve të luftës mbetën në posedim të EULEX-it, kurse ato më pas iu dorëzuan autoriteteve të Kosovës pas përfundimit të mandatit ekzekutiv të EULEX-it. Më konkretisht, deri në dhjetor 2018, EULEX-i u dorëzoi autoriteteve të Kosovës 495 dosje të rasteve të policisë për krim të organizuar, 434 dosje të rasteve të policisë për krime lufte, dosje të rasteve të personave të zhdukur, dosje të rasteve gjyqësore të trajtuara vetëm nga EULEX-i dhe më shumë se 1.400 dosje të rasteve prokuroriale. Dosjet e rasteve prokuroriale përbëheshin nga rastet në proces, rastet të cilat ishin pushuar ose përfunduar, si dhe rastet të cilat ishin përfunduar dhe arkivuar nga EULEX-i. Shumica e këtyre dosjeve të rasteve kanë të bëjnë me krime lufte, krim të organizuar, korrupsion dhe krime të tjera të rënda./Express

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora eulex kosove eulex kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet