6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
PRISHTINË- Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka theksuar se programi i koalicionit në Gjermani që do ta formojë qeverinë e re përmend liberalizimin e vizave për Kosovën. Mandl ka shkruar në Twitter se liberalizimi i vizave është urgjente dhe e rëndësishme për Kosovën, pasi kriteret janë përmbushur që një kohë të gjatë, raporton Gazeta Express.
“Në programin e qeverisë në Gjermani në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohësh”, shkroi eurodeputeti.
Rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan dje marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët. Deri tani, ata kishin heshtur për shumë detaje. Zgjerimin e BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor partitë e koalicionit e mbështesin konkretisht. Veçanërisht Të Gjelbrit dhe socialdemokratët e patën këtë edhe pjesë të programit të tyre elektoral.
“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së ardhshme të Gjermanisë. “Në këtë kuadër, ne forcojmë shoqërinë civile dhe mbështesim fazat e tjera të paraanëtarësimit”.
Qartë shprehen socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së në marrëveshjen e koalicionit se “si hap pasues duhet të hapen kapitujt e parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet vendosur liberalizimi i vizave me Kosovën dhe të vazhdohen negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë”, thuhet në marrëveshje.
“Ne mbështesim dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga BE, si dhe përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar në respektimin e integritetit territorial dhe kapërcimin e ndarjeve etnike. Paralelisht me negociatat e anëtarësimit, BE duhet të përmirësojë kapacitetin e tij pranues”, thuhet në marrëveshjen për qeverinë e ardhshme gjermane”, theksohet në marrëveshjen e koalicionit që do ta formojë qeverinë e re gjermane.
Marrë nga GazetaEkspres
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA – Presidenti i Amerikës, Joe Biden i është nënshtruar një ekzaminimi të njohur si kolonskopi javën e kaluar dhe është bërë me dije se polipi i hequr ...
BULLGARI- Prokuroria bullgare ka dalë në konkluzionet e para të shpërthimit të autobusit “Besa Trans” që kryente linjën Shkup-Stamboll-Shkup. Sipas ...
BULLGARI – Njëri prej pronarëve më të fuqishëm të transportit në Bullgari Sebahtin Ismail ka mbetur i habitur nga tragjedia e ndodhur përpara dy ditësh në...
FRANCË – Interpoli ka zgjedhur ditën e sotme personin që do i drejtojë dhe emri që kanë zgjedhur është ai i Ahmed Nasser al-Raisi, gjeneralit të Emir...
RUSI – Situata e paprecedentë e energjisë në Evropë do të përkeqësohet gjatë këtij dimri në hemisferën veriore, duke rritur gjasat e racionimit të energji...
SIBERI – Zyratët rusë thanë ditën ne sotme se një ngjarje aksidentale në një minierë në Siberi ka lënë plagosur 45 persona, ndërsa të paktën gjashtë nga ...
GJERMANI – Rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan sot marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët....
Qeveria sllovake ka kërkuar falje zyrtarisht për sterilizimet e detyrueshme të grave rome nëpër dekada.Koalicioni qeveritar ka lëshuar një deklaratë të mërkurën...
SHBA – Shtetet e Bashkuara përdorin më shumë benzinë sesa çdo shtet tjetër në botë dhe së fundmi, shqetësimet e amerikanëve janë rritur për shkak t...
BULLGARI– Një nga dëshmitarët e parë okularë të aksidentit të autobusit ‘Besa Trans’ ka treguar për televizionin bullgar Nova për natën tragji...