LIVE UPDATES
Ekonomi

Eurostat:Shqipëria e para në ndërtim, e fundit në Europë për peshën e industrisë në ekonomi

15 Mars 2022, 06:03 Nga DOSJA
Eurostat:Shqipëria e para në ndërtim, e fundit në

Shqipëria është e para në Europë, kur bëhet fjalë për të ndërtuar. Të dhënat e Eurostat tregojnë se ndërtimi zuri në vitin 2020 rreth 10.4% të ekonomisë, gati dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 5.6%. Të dhënat e Eurostat tregojnë se edhe në vitin 2020, kur ekonomia u zhyt në krizë nga pandemia, ndërtimi në Shqipëri vijoi me ritme të larta. Pesha e këtij sektori në vlerën e shtuar bruto u rrit me 0.6 pikë përqindje.

Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e fondeve të lira në ekonomi po orientohen në këtë sektor kryesisht në banesa rezidenciale në Tiranë dhe hotele në bregdet, në kontrast interesi për industrinë, – që ka efekt më lartë në zhvillimin e qëndrueshëm të një vendi dhe rritjes së vlerës së shtuar-, është ndër më të ulëtit në Europë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se pesha e industrisë në vlerën e shtuar bruto (që përjashton taksat dhe subvencionet) në Shqipëri, ishte 12.5%, në vitin 2020, e katërta më e ulët në Europë (përveç Maltës, Qipros dhe Luksemburgut) dhe shumë më poshtë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 19%.

Rajoni e ka shumë më të zhvilluar sektorin e industrisë në krahasim me Shqipërinë. Rekordin e mban Kosova, me 24.1% të vlerës së shtuar, e fokusuar në termocentrale, përpunimin e hekur-nikelit etj.

E dyta është Serbia, industria e të cilit është gati dy herë më e lartë sesa e Shqipërisë, me 23.4% të vlerës së shtuar bruto. Industria është ndihmuar vitet e fundit në Serbi nga prodhimi i mjeteve motorike, duke nxitur dhe punësimin në këtë sektor.

Një tjetër raport i Kombeve të Bashkuara për investimet e huaja botërore në 2021 thekson se pavarësisht problemeve që pandemia shkaktoi në tregti dhe konsum, industria automotive në Serbi arriti të shënonte zgjerim, si fabrika e prodhimit të sediljeve të Magna dhe të Cooper Tire & Rubber (SHBA). Në qershor 2020, Magna, që është e pranishme prej 6 vitesh në Serbi, hapi fabrikën e re, ku planifikon punësimin e 1 mijë personave.

Po në qershor 2020, Cooper Tire Serbia njoftoi se po zbatonte një projekt për të rritur kapacitetin e prodhimit të gomave në fabrikën e saj në Kruševac, përmes një investimi prej 55 milionë dollarësh për përmirësimin e pajisjeve dhe zgjerimin e hapësirave. Projekti, që mbështetet edhe nga 8 milionë dollarë stimuj nga qeveria serbe, do të hapë rreth 120 vende të tjera pune.
Në Maqedoninë e Veriut, industria zë 19% të vlerës së shtuar bruto të ekonomisë.

Prej vitesh, Maqedonia e Veriut po tërheq investime në industrinë automotive, që janë kthyer në gjeneratorë punësimi. Johnson Matthey DOOEL, prodhuesi maqedonas i katalizatorëve dhe pjesëve të makinave, është kompania më e madhe në Maqedoninë e Veriut, me të ardhura 1.7 miliardë euro në 2020. Numri i të punësuarve i ka kaluar 1 mijë. Ky subjekt është dhe eksportuesi më i madh në Maqedoninë e Veriut dhe ka dy fabrika. Maqedonia e Veriut ka të zhvilluar dhe industrinë farmaceutike.

ALKALOID AD Skopje kishte të ardhura prej rreth 154 milionë eurosh në 2020-n, me rritje 20%, pas interesit të lartë për medikamente gjatë pandemisë.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë dhe nivelin më të lartë në rajon të eksporteve të mallrave e shërbimeve, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Edhe në vitin 2020, Shqipëria vijoi ta ketë këtë tregues më të ulëtin në rajon, së bashku me Kosovën, në përkatësisht 23 dhe 22% të PBB-së në vitin 2020, nga përkatësisht 52% dhe 58% për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave nga Banka Botërore.

E zhvilluar është industria dhe në Bosnjë Hercegovinë, me 22.9% të vlerës së shtuar. Shqipërisë i afrohet vetëm Mali i Zi (13.5%), ekonomia e të cili është e përqendruar më shumë te shërbimet.
Në Shqipëri, pesha e industrisë në vlerën e shtuar zbriti me -1.3 pikë përqindje në 2020-n (nga 13.8% në 2019), si rrjedhojë e pasojave të pandemisë, që çoi përkohësisht në mbylljen e aktivitetit të Bankers Petroleum (prodhuesit më të madh të naftës në vend) dhe Kurum (prodhuesit të çelikut)./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi ndertim ndertimi ne shqiperi shqiperi ndertim ndertimi ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj