Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas shpërthimit të protestave qytetare, qeveria shqiptare vendosi ngritjen e një strukture të posaçme të mbikëqyrjes së çmimeve të karburanteve.
Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga Kryeministri dhe Ministrja e Energjetikës, ky Bord praktikisht do të vendosë nën administrim çmimet e tregtimit të karburanteve në vend.
Pjesë e rregullimeve të reja të tregut do të jetë edhe transparenca me bazë ditore e çmimeve të shitjes me shumicë. Kjo ndërhyrje e qeverisë në tregun e karburanteve erdhi pasi çmimet shënuan një rritje rekord dhe të paprecedentë, duke arritur në disa raste në kufijtë e 300 lekëve për litër.
Në fakt, problematikat e lidhura me funksionimin e konkurrencës në tregun e importit dhe shumicës së karburanteve e kanë bërë atë shpesh herë objekt monitorimesh dhe hetimesh nga Autoriteti i Konkurrencës. Në vitin 2015, hetimi i thelluar evidentoi probleme të lidhura me shkallën e lartë të përqendrimit të tregut dhe integrimin vertikal të ndërmarrjeve në treg, që nënkupton se të njëjtët sipërmarrës janë të pranishëm pothuajse në të gjitha nivelet e tregut, që nga importi, magazinimi, tregtimi me shumicë dhe deri tek shitjet me pakicë.
Bazuar në problemet e evidentuara, Autoriteti i Konkurrencës hartoi edhe disa rekomandime për qeverinë shqiptare. Një nga rekomandimet kryesore ishte krijimi i bazës ligjore dhe infrastrukturës administrative të nevojshme, për një njësi të transparencës së çmimit të hidrokarbureve, në të cilën ndërmarrjet që operojnë në tregun e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve duhet të njoftojnë në kohë reale brenda 5-15 minutash njësinë përkatëse dhe Autoritetin e Konkurrencës për çdo ndryshim të çmimit të shitjes me shumicë. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ky rekomandim bazohej në praktikat e ndjekura nga institucionet garantë të konkurrencës në vendet e zhvilluara dhe kryesisht të Autoritetit të Konkurrencës në Gjermani.
Por, rekomandimet e dhëna në vitin 2015 nga Autoriteti i Konkurrencës u shpërfillën krejtësisht nga Qeveria shqiptare dhe kryesisht ministria e linjës, ajo e Energjetikës. Madje, Ministri i Energjetikës në atë kohë i ironizoi rekomandimet, duke u shprehur se ato hynin në çështje që nuk i përkisnin Autoritetit të Konkurrencës.
Në fakt, transparenca e çmimeve me shumicë për një treg jetik, si ai i karburanteve, do të ndihmonte për të evidentuara sjellje të mundshme abuzive, edhe duke pasur parasysh faktin se tregtimi me shumicë i karburanteve historikisht ka pasur një strukturë oligopoli dhe shkallë relativisht të lartë përqendrimi. Kjo lidhet kryesisht me barrierat financiare, infrastrukturore dhe logjistike që vështirësojnë hyrjen e konkurrentëve të rinj në treg. Madje, nga hetimi i Autoritetit të Konkurrencës ë vitin 2015 rezultoi se shpeshherë kompanitë importuese i blejnë ngarkesat e karburantit jashtë vendit në mënyrë të përbashkët, një element që potencialisht mund të shtojë gjasat e sjelljes së bashkërenduar në përcaktimin e çmimeve.
Mungesa e vullnetit të qeverisë për të vendosur rregull dhe transparencë në një treg ku konkurrenca, edhe për arsye objektive, është e kufizuar ka krijuar një kosto për konsumatorët. Vetëm në momentin kur situata është bërë serioze dhe kur është vendosur nën presionin e protestave qytetare, qeveria ka vendosur të reagojë me masa drastike, të justifikuara edhe me situatën e emergjencës që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Megjithatë, shembulli i tregut të karburanteve tregon se adresimi i probleme të tregjeve duhet bërë në kohëra normale, para se problemet e funksionimit të tyre të prodhojnë një faturë të rëndë ekonomike dhe sociale për shoqërinë./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Mbi 7440 biznese në tension të mesëm 20,10,6 kilovat do të paguajnë në shkurt 18.8 lekë për një kilovat/ore energji, njëlloj sa çmimi i janarit.Burime pr...
TIRANË– Open Data Albania ka bërë një analizë në lidhje me shtatë pikat e prezantuara nga kryeministri Edi Rama si masa të reja për të përballuar kri...
TIRANË– “Se çfarë po ndodh me familjen shqiptare, nuk jam në gjendje ta tregoj”, e nis bisedën një oficer policie, – por i sigurt jam që...
Me rritjen e çmimeve, pagat reale po bien, shkruan The EconomistEkonomia botërore vazhdon të japë surpriza të këqija të inflacionit. Në janar, çmi...
Nuk ndalet rritja e çmimeve të produkteve ushqimore të shportës.Pas rritjes të çmimit të bukës (25%), miellit (20%), vajit të lulediellit (32,5%),...
Strategjia e re fiskale e qeverisë 2022-2026, synon të rrisë të ardhurat buxhetore me 132 miliardë lekë (1,1 mld euro), 60% e të cilave, ose 640 milionë euro do...
Megjithëse tregu financiar shqiptar nuk është i ekspozuar në mënyrë direkte ndaj zonave në konflikt, efektet e luftës do të jenë të tërthorta, të përcjella sido...
Çmimi i bukës masive në disa furra të Tiranës, sipas konstatimeve të Monitor, në terren është rritur 25%. Buka masive e bardhë dhe e zezë nga 80 lekë, po...
36 vjet pas shpërthimit në centralin bërthamor në Çernobil, 65 km në jug të Kiev, kryeqyteti ukrainas, më 26 prill 1986, pasojat e kësaj katastrofe vëre...
Nga Ola MitrePrej disa ditësh qeveria po deklaron se po e blen 1 Kwh energji me 61 lekë. Absolutisht e pavërtetë!‼️ Më poshtë janë çmimet mesatare, me të...