Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nuk ndalet rritja e çmimeve të produkteve ushqimore të shportës.
Pas rritjes të çmimit të bukës (25%), miellit (20%), vajit të lulediellit (32,5%), rritet edhe çmimi i orizit, sheqerit, fasules dhe niseshtes.
Në dyqanet e pakicës të produkteve ushqimore çmimi i orizit Gold të kompanisë Teuta, distributorit më të madh të produkteve ushqimore, këto ditë është rritur 6-12,5%, sheqeri është rritur 10%, fasulet 5-10% dhe niseshteja 20%.
Sipas drejtoreshës të financave të kompanisë “Teuta” Junis Uruçi, çmimi i orizit nga 160 lekë/kg varion në 170-180 lekë/kg, sheqeri nga 90 lekë/kg po shitet 102 lekë/kg, fasulja nga 200-210 lekë/kg në 220 lekë, ndërsa niseshtja nga 70 lekë/500 gr në 85 lekë.
Znj. Uruçi pohon se rritja për çmimet e këtyre produkteve ka qënë e vazhdueshme, e cila ka nisur që dhjetor të vitit të kaluar. “Ndërkohë situata në tregjet ndërkombëtare është e vështirë.
Çmimet rriten përditë, transporti po ashtu, edhe furnizimet nuk janë si më parë. Oferta është më e ulët kudo”, nënvizon ajo.
Furnizimet nga ky distributor sigurohen nga tregjet europiane dhe ato aziatike për produktin e orizit. “Nga Azia janë rritur shumë kostot e transportit.
Nga Europa është rritur shumë çmimi i furnizimit”, shton znj. Uruçi. Aktorët kryesorë të importit të mallrave ushqimore thonë se në këtë situatë është e vështirë të bëhen parashikime për ecurinë e çmimeve dhe gjetjen e furnizimeve, pasi në tregjet e huaja ndryshimet janë të shpeshta. Për muajin prill pritet një tjetër rritje e çmimit të vajit të lulediellit. Grosistët e vajit në Hungari njoftuan rritje të çmimit të vajit 55,5%. /monitor
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Strategjia e re fiskale e qeverisë 2022-2026, synon të rrisë të ardhurat buxhetore me 132 miliardë lekë (1,1 mld euro), 60% e të cilave, ose 640 milionë euro do...
Megjithëse tregu financiar shqiptar nuk është i ekspozuar në mënyrë direkte ndaj zonave në konflikt, efektet e luftës do të jenë të tërthorta, të përcjella sido...
Çmimi i bukës masive në disa furra të Tiranës, sipas konstatimeve të Monitor, në terren është rritur 25%. Buka masive e bardhë dhe e zezë nga 80 lekë, po...
36 vjet pas shpërthimit në centralin bërthamor në Çernobil, 65 km në jug të Kiev, kryeqyteti ukrainas, më 26 prill 1986, pasojat e kësaj katastrofe vëre...
Nga Ola MitrePrej disa ditësh qeveria po deklaron se po e blen 1 Kwh energji me 61 lekë. Absolutisht e pavërtetë!‼️ Më poshtë janë çmimet mesatare, me të...
Treguesit e punësimit u përmirësuan në tremujorin e fundit të vitit 2021, në krahasim me vitin 2020, por ende nuk po arrihen nivelet e para pandemisë. Sipas të ...
Leku vazhdoi edhe ditën e sotme të rimëkëmbë pozitat e veta në kursin e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye...
Paga mujore mesatare në vend në fund të vitit 2021 arriti në 59.5 mijë lekë, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Sipas të dhënave të INS...
Gjatë periudhës së karantinës nga mars-maj 2020, tregjet shqiptare reaguan me rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve, ndërkohë që në vendet e tjera ...
Një shqiptar duhet të shpenzojë mesatarisht gati 20% të të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë, me çmimet e sotme, më shumë sesa çdo qyt...