LIVE UPDATES
Ekonomi

Sherri për papagallin e ngacmimi i gruas në Instagram, konflikte fqinjësh nga sekretet

13 Mars 2022, 20:49 Nga DOSJA
Sherri për papagallin e ngacmimi i gruas në Instagram, konflikte

TIRANË– “Se çfarë po ndodh me familjen shqiptare, nuk jam në gjendje ta tregoj”, e nis bisedën një oficer policie, – por i sigurt jam që kur kthej kokën pas dhe shoh kallëzimet jam i qartë se sot familjet dhe shumë qytetarë janë në krizë”. Për oficerin e njohur që ka mbushur 22 vjet në polici, prej kohës së Covidit dhe në vazhdim ka vërejtur se denoncimet lidhen më shumë me dhunë, tradhti, keqpërdorim të rrjeteve sociale, abuzime me njohjet në snapchat dhe viktimizim të fëmijëve dhe adoleshentëve prej këtyre kontakteve të panjohura. Jam i bindur deklaron zyrtari se këto kallëzime që duken si banale lidhen drejtpërdrejt me problematika sociale që nuk janë në kompetencë. Një polic është i detyruar të hartojë procesverbal dhe kur pretendimi është paradoksal, apo dukshëm i paqëndrueshëm. Oficeri rrëfehet në anonimitet se janë shtuar në masën 30 për qind gjatë dy viteve të fundit denoncimet në polici për ngjarje që lidhen drejtpërdrejt me depresionin apo çrregullime mendore që në njoftimet zyrtare përshkruhen si banale apo nga gjaknxehtësia.

“Mbase është koha që qytetarët ta konsiderojnë ballafaqimin me psikologun, në një nga denoncimet një grua u ankua për Youtube duke qenë se i biri gjatë aplikimit të video game kishte këqyrur video për adultë dhe fëmija është veçse 9 vjeç. Kontakti që fëmijët kanë me rrjetet sociale është një pikë e rrezikshme për jetën e tyre, përditë nëpër komisariate kur grumbullojmë denoncimet vërejmë prindër që ankohen për abuzimin e vajzave përmes shpërndarjes së fotove të tyre, lidhje jashtëmartesore që hapin konflikte, dhunë. Duket sikur të gjithë mbajnë sekrete”, insiston oficeri. Në dy nga rastet e paraqitura prej tij që ju vunë në dispozicion Gazetës Si bëhet e qartë se deri në ç’pikë qytetarët përfundojnë në komisariate të ndryshme për konflikte që shfaqen si të çastit (dhe shpesh është kështu), por që në të vërtetë kanë një prapaskenë.

U zunë për papagallin, por në të vërtetë shkak ishte një burrë

Në një nga këto shembuj që janë kthyer në çështje policore është edhe sherri që një 28-vjeçare bëri me një grua 48 vjeç në katin e parë të apartamentit, duke e akuzuar për humbjen e papagallit të saj. “Më ka humbur papagalli dhe jam e sigurt që ajo e ka vjedhur, apo përfitoi një ditë ngaqë lashë derën hapur sepse hodha mbeturinat dhe ka hyrë për ta marrë”, deklaroi L. P pranë oficerëve. Vajza e cila punon në një institucion ka hedhur shpesh batuta akuzuese ndaj 48-vjeçares së divorcuar derisa ajo nuk ka duruar dhe një ditë i ka bllokuar makinën tip Smart, me synimin mos ta lejonte të dilte e këtu të ndizej një grindje. “Jam e divorcuar për punët e mia dhe gjithë meraku i fqinjës nuk është papagalli, por se jam në dijeni të lidhjes së saj me një burrë të martuar që unë e njoh ngaqë ashtu kanë ardhur punët. Ky shtetas është koleg i ish-bashkëshortit dhe së bashku familjarisht frekuentoheshim dikur. Sigurisht që përshëndetem dhe mbajmë marrëdhënie miqësore dhe problemi i fqinjës është se mos tregoj në lagje, apo prindërve të saj”, deklaroi 48-vjeçarja V… Sipas saj skema e të resë është që edhe prindërit e saj të grinden me të, duke hapur versionin e vjedhjes së papagallit. “Kam punët e mia dhe më thoni për çfarë mund të më hyjë në punë papagalli?”, pyet 48-vjeçarja. Ato të dyja sipas policisë u kapën për flokësh në çastin e parkimit keq të makinës dhe pikërisht aty gruaja e divorcuar ia tha troç: je një lavire vajzë që shkon me të martuar. Por e reja mbasi është paralajmëruar për rrezikun e kallëzimit të rremë, e pyetur nga policia nëse është e sigurt për vjedhjen e papagallit thotë nga ana e saj: papagalli nuk është më në shtëpi dhe i përket policisë ta zbulojë nëse ma kanë vjedhur apo jo. Deklarova dyshimet e mia. Burimet i thanë Gazetës Si se e pyetur nëse ka apo jo shkaqe të tjera se përse dyshon ndaj 48-vjeçares, e reja përsëriti “në asnjë mënyrë s’kam asnjë të dhënë, por ngaqë ajo se si më sheh dola në këtë rezultat”.  

Më ngacmoi gruan

Një 32-vjeçare teksa po kthehej në shtëpi u ndje e përndjekur nga një djalë i ri në lagje. Ajo sapo mbërriti në banesë i tha bashkëshortit: një djalë më ngacmon, më ka gjetur në Instagram dhe më shkruan pa ndërprerje. E kam vënë në dijeni që jam e martuar. E reja sipas policisë së Tiranës u përball me beqarin në rrugicën e lagjes. “Ia përsërita që jam e martuar dhe që e kishte të kotë, por shtoi se nuk kishte asnjë kompleks për këtë gjë. E njoftova se do t’i thosha burrit dhe ai i nxehur u largua me shpejtësi, duke më kapur pasqyrën e makinës me makinën e tij”, deklaron pranë policisë nëna e dy fëmijëve.

Policia i thotë Gazetës Si se mbasi ka këqyrur llogarinë e Instagramit të gruas së martuar dhe ka identifikuar autorin e ka thirrur për ta marrë në pyetje. “Nuk e kam idenë për çfarë po flisni, – u justifikua djali nga Tirana. Po qarkulloja me makinë dhe nuk e llogarita mirë distancën me mjetin përballë, dhe mbas fërkimit të mjeteve u largova mbasi kisha punë”. I riu nuk ka pranuar ta ketë ngacmuar gruan e martuar që nga ana e saj veç policisë vuri në dijeni edhe të shoqin. “Më ngacmoi gruan, – deklaron ky shtetas në komisariat, – dhe nëse do ta kisha gjetur në ato momente mund të ishim përfshirë në incident dhe në konflikte burrash. Më mirë të merret policia me të”, mbyll qëndrimin e tij bashkëshorti që pavarësisht kësaj dëshmie ka kërkuar ndjekjen penale ndaj beqarit. Ky i fundit sipas policisë nuk ka kryer vepër të natyrës së përndjekjes, por dyshohet për dëmtim prone me dashje.

Marrë nga GazetaSi.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale policia e tiranes sherre ne shqiperi sherre ne tirane policia e tiranes sherre ne shqiperi sherre ne tirane

Sondazh

Poll
Ekonomi 13 Mars 2022, 06:05

Sa do ta ndikojë lufta tregun financiar shqiptar?

Megjithëse tregu financiar shqiptar nuk është i ekspozuar në mënyrë direkte ndaj zonave në konflikt, efektet e luftës do të jenë të tërthorta, të përcjella sido...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës