Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Në Lezhë, Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte.
FAZAT:
Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi ndoshta për 24 shekuj me radhë. Dikur dedikimet i kushtohen perëndisë Diane, sot ato praktikohen për një jetë më të mirë, të mbushur me gëzim, dashuri dhe begati.
Faza e parë është faza përgatitore qe nis me grumbullimin e zaireve që janë të nevojshme për Ditën e Verës. Faza e dytë është nata e Verës që nis me 13 mars me zjarrin, faza e tretë mëngjesi i Ditës së Verës që nis me 14 mars dhe së fundi pikniku i Ditës së Verës në mesditën e 14 marsit.
Në vigjilje të natës se Ditës së Verës, çdo shtëpi është e mbushur me një gëzim të veçantë, është një ndjesi që i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit të farës dhe sytheve që janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë. Shtëpia mbushet plot me gjëra të mira dhe me bollëk.
Porta zbukurohet me lule dhe lastarë të gjelbër, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjatë kësaj nate të afërmit, por edhe shokë e miq të ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë te vjetra. Disa nga gjellët, qe nuk i gjen ne vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit. Mëngjesi është i gëzuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen herët me 14 mars dhe me një përkushtim të veçantë hapin derën që të futet e mira dhe të dalë e liga.
Buka e Derrit
Sytë lahen me lulet e verës, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet ujë ne “bukën e derrit”, që është një zhardhok që gjendet nën tokë në zonat me pyje dhe gjelbërim. Uji në “bukën e derrit” simbolizon një vit të shëndetshëm dhe të begatë. Gjithashtu, një zakon tjetër që ruhet në këtë ditë, është zierja e vezëve natën e datës 13, dhe larja e syve me ujin e vezëve të ziera në mëngjesin e ditës së verës. Veç kësaj, ditën e verës, lidhet në dorë një “verore” që është si byzylyk i formuar prej një fijeje të kuqe dhe një fijeje të bardhë. Verorja hiqet kur sheh dallëndyshen e parë, dhe hidhet në ferra që dallëndyshja ta marrë për të bërë fole. Të gjitha këto janë rite që kryhen për të kremtuar ardhjen e pranverës, çeljen e luleve, rikthimin e dallëndysheve e gjallërimin e jetës.
Vizitat
Mëngjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afërmit, ku djali me i vogël i familjes nxiton të dërgojë hisen e ndarë. Pikniku nis në orën 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet për rastin e festës nisin një orë më parë.
Kopshtaret e luleve dhe këngët e traditës
Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Lulet më karakteristike në Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet. Kultivuesit kujdesen për lulet në mënyrë që ato të shpërthejnë Ditën e Verës.
LAJMI KRYESOR: Dita e Verës! Shqiptarët festojnë sot 14 Marsin, Elbasani qyteti i festës
(A.B).Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Në vitin 2021 Shqipëria importoi 130 miliardë lekë (1,06 miliardë) euro ushqime nga jashtë për të plotësuar nevojat e konsumit të brendshëm.Ndërsa eksportoi në ...
Pas shpërthimit të protestave qytetare, qeveria shqiptare vendosi ngritjen e një strukture të posaçme të mbikëqyrjes së çmimeve të karburanteve.Si...
Mbi 7440 biznese në tension të mesëm 20,10,6 kilovat do të paguajnë në shkurt 18.8 lekë për një kilovat/ore energji, njëlloj sa çmimi i janarit.Burime pr...
TIRANË– Open Data Albania ka bërë një analizë në lidhje me shtatë pikat e prezantuara nga kryeministri Edi Rama si masa të reja për të përballuar kri...
TIRANË– “Se çfarë po ndodh me familjen shqiptare, nuk jam në gjendje ta tregoj”, e nis bisedën një oficer policie, – por i sigurt jam që...
Me rritjen e çmimeve, pagat reale po bien, shkruan The EconomistEkonomia botërore vazhdon të japë surpriza të këqija të inflacionit. Në janar, çmi...
Nuk ndalet rritja e çmimeve të produkteve ushqimore të shportës.Pas rritjes të çmimit të bukës (25%), miellit (20%), vajit të lulediellit (32,5%),...
Strategjia e re fiskale e qeverisë 2022-2026, synon të rrisë të ardhurat buxhetore me 132 miliardë lekë (1,1 mld euro), 60% e të cilave, ose 640 milionë euro do...
Megjithëse tregu financiar shqiptar nuk është i ekspozuar në mënyrë direkte ndaj zonave në konflikt, efektet e luftës do të jenë të tërthorta, të përcjella sido...
Çmimi i bukës masive në disa furra të Tiranës, sipas konstatimeve të Monitor, në terren është rritur 25%. Buka masive e bardhë dhe e zezë nga 80 lekë, po...