LIVE UPDATES
Aktualitet

“Fajin e ka ’97!”/ Justifikimi i burrit të armatosur që u denoncua nga familja në Polici

20 Mars 2022, 13:35 Nga DOSJA
“Fajin e ka ’97!”/ Justifikimi i burrit të armatosur

Një kryefamiljar u justifikua para policisë që i gjeti armë në shtëpi, duke ia lënë fajin vitit të mbrapshtë 1997.

“Është e ‘97, nuk e di se si ka mbetur këtu dhe fajin e ka ‘97”, deklaroi 45-vjecari R.D., i cili u arrestua në flagrancë, pasi u denoncua nga të afërmit e tij për sjellje të dyshimtë.

Policia e komisariatit numër 4, i thotë Gazetasi.al, se i riu kishte ndryshuar qëndrim me të afërmit që dyshojnë se ai ishte zhytur në depresion që nga koha kur kishte humbur vendin e punës. Kjo situatë e vështirë në të cilën u gjend R.D., kulmoi gjatë pandemisë dhe më pas 45-vjeçari u mbyll në shtëpi. I biri, sipas policisë njoftoi forcat e rendit, duke kërkuar ndihmë me pretendimin se i ati mbante një armë dhe të gjithë ata kishin frikë mos në një moment i vriste.

“Im atë është bërë tepër nevrik, është shkëputur nga ne dhe jeton vetëm në katin e dytë dhe ne kemi frikë mos nga gjendja e rënduar psikologjike babai agravon dhe mund të kryejë ndonjë veprim të pa kontrolluar, prandaj kërkoj ndihmën e policisë që ta shoqërojë në komisariat”, – deklaroi 20-vjeçari që i pyetur më pas, kujtoi se gjithë frika e tij lidhej me prezencën e një arme.

Policia, shton për Gazetasi.al, se kryefamiljari ishte denoncuar shpesh për dhunë, por sa herë që anëtarët e familjes përfundonin në komisariat, nuk kalonte shumë kohë dhe ata tërhiqeshin, duke këmbëngulur se “erdhëm sa të qetësohet babai”. Policia argumenton në proces-verbalë se menjëherë pasi është informuar për armatosjen e kryefamiljarit, ka organizuar shërbimet për kontrollin e banesës.

Në katin e dytë ku ishte izoluar larg anëtarëve të shtëpisë, me të cilët ai dyshohet se i shmangte, policia tregon se i gjeti një pistoletë me dy fishekë në trup.

“Arma ishte e llojit pistoletë me ngjyrë të zezë dhe një krehër me ngjyrë të zëzë”, – përshkruan oficeri i policisë gjatë këqyrjes së vendngjarjes.

Policia tregon se gjatë shoqërimit të tij në komisariat, ai ka bërë rezistencë, ndërkohë që pasi është qetësuar, është bindur që të flasë.

“Kjo pistoletë që më keni gjetur, është nga viti 1997 dhe e kam harruar që në atë kohë, çuditem se si e paskam harruar. Por këto gjëra i takojnë 1997-ës”, – u shpreh i dyshuari në komisariatin numër 4.

Megjithatë, në atë që shkruajnë oficerët, ngrihen pikëpyetje mbi justifikimin e të arrestuarit.

“I dyshuari u përpoq që ta flakë armën nga dritarja me drejtim oborrin, ku në një distancë prej 20 metrash ishte mbjellë hasëll”, – shkruan policia në shkresa.

Më tej policia e pyet të arrestuarin: a keni kryer ndonjë krim me këtë armë? R.D., përgjigjet: Jo, nuk e kam përdorur asnjëherë në jetë. E kam gjetur, s’mbaj mend ku, atëherë kur armët ishin sheshit dhe shumicën e kohës unë kam qenë në Greqi dhe armën e kisha harruar në çati të banesës. Jam i penduar për armën, por nuk kam përdorur asnjëherë dhunë, – shprehet i dyshuari.

Në përfundim, policia deklaron se e arrestoi për dhunë në familje, kundërshtim të policisë dhe armëmbajtje pa leje, me armën që është dërguar menjëherë në laboratorin e kriminalistikës për këqyrje të mëtejshme hetimore.

Marrë nga GazetaSi

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit sherr ne familje policia e shtetit sherr ne familje

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen