Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Familjarët e braktisin! Trupi i Aldi Ramës transportohet falas nga agjencia funerale në Durrës
30 Shtator 2021, 07:12Nga DOSJA
TIRANË– Trupi i pajetë i Aldi Ramës është tërhequr nga morgu në Tiranë. Trupi nuk është tërhequr nga familjarët por nga morgu përmes agjencisë funerale gjatë orëve të vona të natës, dhe në lidhje me të nuk është plotësuar as skedë vdekje, një procedurë që zbatohet në çdo rast.
Askush nuk ka bërë pagesat për agjencinë funerale, e cila e ka dërguar trupin e pajetë në lagjen nr. 13 në Durrës, ku jeton nëna dhe vëllai i tij i madh.
Aldi Rama, autori 21-vjeçar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll me urgjencë nga spitali i Lezhës, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagës me armë zjarri që kishte marrë në zonën e fytit. Ai ekzekutoi me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha. Rama ishte me precedent të mëparshëm penal, kishte përfunduar në burg që në moshën 18-vjeçare dhe ishte prangosur sërish pas 2 vitesh. Njëherë për vjedhje dhe dhunë ndaj të dashurësh, e njëherë tjetër për mbajtje pa leje e armëve të ftohta. I riu, i cili duhet të ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa nënkomisari Hoxha është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, duke iu shtuar listës së efektivëve të rënë në krye të detyrës.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Të tilla struktura nuk ishin të panjohura në të shkuarën, por, asnjëherë me këto parametra organizimi me ish-efektivë të armatosur të forcave speciale.Një eskor...
TIRANË– Një shtetas sirian është dhunuar me sende të forta nga disa persona të paidentifikuar. Policia e Tiranë informon se dhuna ndaj sirianit ka nd...
LEZHË-Policia e Lezhës ka arrestuar në Kurbin, 22 vjeçarin Ronaldo Lleshaj për armëmbajtje pa leje, i cili qarkullonte me pistoletë në automjet. Ndë...
TIRANË– Një aksident është regjistruar gjatë mëngjesit të sotshëm në rrugën e Unazës nga Tegu në drejtim të Tiranës, në zonën e mbikalimit të Saukut....
TIRANË– Një grua 4 muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit në Tiranë. Lajmi i trishtë u bë i ditur mëngjesin e...
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se nuk i ka gjobitur kompanitë që operojnë në tregun e importit të grupit dhe prodhimit të miellit, pas rritjes së ç...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqen kryesore lajmin për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel...