Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE- Kristo Tela, djali i Përparim Ademit dhe Vjollca Telës ka zbuluar përpara grupit hetimor se është i dashuri i motrës së dy viktimave. Në dëshminë e tij pas vrasjes së 31 dhjetorit 2020, Kristo Tela ka thënë se ai është në lidhje dashurie me Anxhela E., motra e dy viktimave, e cila gjithashtu e informoi për vrasjen e të atit.
“Më datën 31.12.2020 rreth orës 10:15 më ka telefonuar e dashura ime Anxhela E. që është motra e Zhanetës dhe e Kristinës e cila duke qarë dhe bërtitur më ka thënë hajde shpejt se babi jot ka vrarë Verën dhe Zhanin. Ndërkohë që më ka telefonuar e dashura ndodhesha në shtëpi dhe u nisa menjëherë me një makinë të rastit. Së bashku me të dashurën time Anxhelën kishim planifikuar që ta kalonim bashkë natën e Vitit të Ri me dy motrat Zhanetën dhe Verën që njihet ndryshe dhe si Kristina. Pasi arrita në shtëpinë në katin e tretë kam parë Zhanetën dhe motrën e saj të vrarë dhe erdhi policia e s’kisha çfarë të bëja. Mora mamin dhe u larguam për në shtëpi”.-thotë ai në dëshmi.
Ndërsa motra e dy viktimave nuk ka folur në dëshminë e saj për lidhjen e dashurisë me Kristo Telën. Ajo ka akuzuar Përparim Ademin si abuzues me të dyja motrat, ndërsa shton se ato ishin në lidhje dashurie prej kohësh me të.
Dëshmia e Anxhela E., motra e dy viktimave: “Motrat e mia kanë patur marrëdhënie me autorin me të cilin kanë patur dhe fëmijë në kohë të ndryshme. Motra Kristina Bardhi jetonte në Greqi dhe ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit në shtëpinë e Zhanetës. Debatet nisën me datën 25.12.2020 në një drekë familjare ku Përparimi ka debatuar me një shtetas tjetër që ishte i ftuar nga motrat dhe që quhej Altin. Kur vajta më datën 30 Dhjetor në shtëpinë e motrave pashë që Zhaneta ishte shumë e shqetësuar dhe ka mësuar se Përparimi e kishte marrë në mëngjes me dhunë, e kishte çuar në rrugën e Elbasanit ku ishte kërcënuar nga ky i fundit i cili e kishtë qëlluar me armë në afërsi të dy këmbëve duke e kërcënuar. Më pas ka mësuar se Përparimi e kishtë përdhunuar në një hotel pranë 21 Dhjetorit.
Motra tjetër Kristina mori në telefon bashkëshorten e Përparimit dhe e njoftoi për ngjarjen. Aty mësova se Kristina foli dhe me Përparimin që kërkoi falje duke premtuar se nuk do e përsëriste më. Fillimisht motrat donin të bënin kallëzim por kur u bindën nga Përparimi se nuk do e përsëriste më vendosën të kërkonin vetëm urdhër mbrojtje. Të nesërmën kur jam zgjuar dëgjova një krismë, më pas kam dëgjuar breshëri dhe ulërima. Nipi, djali i Zhanetës pa Përparimin të ulur në divan me armën drejtuar tek mjekra dhe më pas ka shtënë por plumbi ka ikur lart. Në këtë moment ai ka mbyllur derën dhe ka folur me dajën e tij i cili i ka kërkuar të shikonin nëse personat ishin gjallë. Ne pamë që tek frigoriferi kishte një plumb dhe nga frika e gazit dolëm jashtë“.
Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës. Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Historia e Zhaneta Metanit, Kristina Bardhit, Përparim Ademit dhe Vjollca Telës ndërsa ditët kalojnë, zbulon një raport të habitshëm mes dy familje...
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi lëvizte me armë zjarri me vete. I riu është arrestuar në flagrancë nga Forcat e Posa&cce...
TIRANË- Vjollca Telo, bashkëshortja e Përparim Ademit (Telo), mohon që i shoqi të ketë shitur 10 foshnja në Selanik, fryt ndër vite i marrëdhënieve intime ...
GJIROKASTËR– Policia në pikën e kufirit kufitar në Kakavijë ka ndaluar një shtetas turk pasi po tentonte të hynte në Greqi me pasaportë të falsifikua...
GREQI-Zhdukja e 19-vjeçares Artemis Vassilis, ende ka mbetur një mister. Së fundmi rasti i saj është sjell në vëmendje, pasi në shtetin fqinj u gjend një...
KOSOVË- Gjykata e Prizrenit ka miratuar ekstradimin e Indrit Taullait, një prej të akuzuarve kryesore për dy vrasje të ndodhura në vitin 2005. Për ekstradi...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga arratisja e 30-vjeçarit Riljon Lala nga Komisariati nr.1. teksa po dërgohej për t’ju marrë gjurmët e gishtave...
TIRANË– Sot rikthehet ora policore duke nisur nga 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Ditën e sotme po ashtu ka nisur mësimi online për studentët në Universit...
TIRANË– Mjeku Albert Troci në një lidhje me Skype nga Italia për “Abc-në e mëngjesit” tregoi se ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Mjeku shtoi...
TIRANË- Një ditë pas arratisjes spektaktolare të 30-vjeçarit Rigers (Riljon) Lala nga ambientet e komisariatit numër 1. në Tiranë, Shërbimi i &Ccedi...