LIVE UPDATES
Politike

“Fati personal i padronëve mbi fatin e popullit”, Bushati i kthehet ashpër Haxhiut pas deklaratës për Gjykatën Speciale

26 Prill 2020, 16:00 Nga DOSJA
“Fati personal i padronëve mbi fatin e popullit”, Bushati i

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka replikuar ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, teksa ka publikuar një vide të këtij të fundit ku shprehet se Gjykata Speciale duhet të zhbëhet.

Në një status në Facebook, Bushati shkruan se që në momentin që është shfaqur Gjykata Speciale për krimet e supozuara, teknologët politik u vunë në lëvizje për shpjegimin e “planeve të mëdha”, sa nëpër zyra shteti, e sa nëpër studio televizive me harta në duar, referuar Haxhiut.

Tani po hyjmë në fazën finale ku synohet të projektohet një realitet sipas të cilit, planet e mëdha për amnesti të krimeve të Serbisë në Kosovë, zhbërja e Gjykatës Speciale dhe një copëtim territorial në veri të Kosovës duhet të kthehen në një “marrëveshje historike”,”– shton më tej Bushati, referuar deklaratës së Haxhiut se pas 20 vitesh, njerëzit nuk kanë pse të dënohen më.

Statusi i plotë i Bushatit

Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundshme! Ky është titulli i një prej librave më të lexuar të kohës sonë, shkruar nga Peter Pomerantsev, i cili shpjegon eliminimin e të vërtetës nga të ashtuquajturit “teknologë politik” në shërbim të padronëve të tyre. Libri tregon sesi teknologët politik, në shërbim të këtyre të fundit dhe oligarkëve grabitqar të bërë njësh me to, paguhen për të krijuar një realitet të rremë. E njejta histori po ndodh në Kosovë qysh se në horizont u shfaq kërcënueshëm Gjykata Speciale për krimet e supozuara. Të nxitur nga parimi “fati personal i padronëve mbi fatin e popullit”, teknologët politik u vunë në lëvizje për shpjegimin e “planeve të mëdha”, sa nëpër zyra shteti, e sa nëpër studio televizive me harta në duar. Në disa raste duke folur në emër të aleatëve strategjikë të Kosovës me injorancën që i karakterizon, e në raste të tjera me nostalgji në emër të Serbisë. Me një padituri rrënqethëse a thua se po flitet për cilësinë e miellit serb të importuar në Shqipëri, apo për nevojën e transferimit në Shqipëri të eksperiencës Kosovare në homologimin e automjeteve, e jo për integritetin territorial e sovranitetin e Kosovës!

Gjatë viteve të projektimit të realitetit të “ri” në Kosovë janë rrëzuar qeveri, janë paguar lobistë për të nxjerrë në tryezën e bisedimeve e hapësirën mediatike tema të pluhurosura në arkivat e Serbisë, por problemet veçse janë thelluar. Ndërkohë që projekti i shtetësisë ka ngecur dhe projekti qeverisës, që mori mbështetje të gjerë popullore më 6 Tetor 2019, është minuar. Tani po hyjmë në fazën finale ku synohet të projektohet një realitet sipas të cilit, planet e mëdha për amnesti të krimeve të Serbisë në Kosovë, zhbërja e Gjykatës Speciale dhe një copëtim territorial në veri të Kosovës duhet të kthehen në një “marrëveshje historike”. Një pakicë shqipfolëse po e katandis projektin e Kosovës shtet, nga parimi i barazisë së kombeve sovrane, që nënkupton para së gjithash reciprocitetin dhe fqinjësinë e mirë e përgjegjësinë shtetërore të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, në amnesti për krimet e kryera prej saj (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, genocidi, tortura, skllavëria etj, sipas të drejtës ndërkombëtare, kanë fituar statusin e normës jus cogens, që është kategoria më e lartë e rregullave në hierarkinë e së drejtës ndërkombëtare. Këto norma nuk parashkruhen e nuk derogohen me asnjë marrëveshje dypalëshe apo traktat ndërkombëtar. Përkundrazi normat jus cogens krijojnë detyrim erga omnes për shtetet).

Nga besimi se drejtësia ndërkombëtare duhet të zbardhë çdo akuzë për krime të supozuara në Kosovë, duke mos njollosur aspak luftën e drejtë çlirimtare të bijve të UÇK-së, me vendosjen e barazisë në krime mes Serbisë dhe Kosovës e amnestimin e tyre. Nga një marrëveshje përfundimtare që bazohet në të drejta dhe hap perspektivën për procesin e pajtimit dhe anëtarësimin në BE të Kosovës dhe Serbisë, në një copëtim territorial që nuk gëzon as mbështjetjen e popullit e as të aleatëve strategjikë të popullit shqiptar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu ditmir bushati baton haxhiu ditmir bushati

Sondazh

Poll
Politike 26 Prill 2020, 15:35

SKRAPAR– Presidenti Ilir Meta ka vijuar të publikojë aktivitetet e tij gjatë ditës së sotme nga vendlindja, Skrapari. Siç shihet edhe nga postimet e bëra...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj