"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Nga larja e enëve, tek gatimi dhe korrja e barit, ku u izoluan politikanët shqiptarë në këtë kohë pandemie, nuk mungojnë
26 Prill 2020, 10:24Nga DOSJA
Shqipëri– COVID-19 është një kërcënim për të gjithë! Virusi ka izoluar të pasur e të vrafër, biznesmenë, politikanë, punjonjës, tregtarë, blegtorë, studentë e nxënës, pra çdo njeri. Koronavirusi ‘nuk pyet’ për asnjë, e atje ku gjen ‘terren’, ‘strehohet e ‘rehatohet’ , e qëllimi tij ështët të mposhtë njeriun. Në fakt pak dihet për këtë armë biologjike dhe njerëzimi ende nuk e ka fituar luftën me të.
Që prej fillimisht të muajit mars, kur u përhap lajmi se në vendin kishte persona të prekur me COVID-19, qeveria dha urdhër që shqiptarët të izolohen në banesat e tyre. Këtij rregulli të ri, nuk i kanë shpëtuar as politikanët apo ligjvënësit shqiptarë, të cilët rrallëherë ishin mësuar që shumicën e kohës ta kalonin brenda mureve të shtëpive të tyre. Por, ja ky është realiteti e shumica e tyre tyre janë ende në izolim. Disa po e kalojnë karantinën në vilat luksoze parë detit ose malit, ku nuk mungon gjelbërimi, ajri i pastër dhe disa të tjerë në apartamentet e rehatshme në kryeqytet, sigurisht pranë familjarëve të tyre. “Kokat” e shtetit, ligjvënësit apo edhe deputetët më të rinj janë shumë aktivë edhe në rrjetet e sociale në këtë kohë pandemie. Ka nga ata që shfaqen duke gatuar, apo duke lexuar, ose duke bërë thirrje sensibilizuase, por ka edhe nga ata që nga divanët e rehatshme të banesave të tyre bëjnë edhe politikë. Me një telefon në dorë, ndoshta duke konsumuar edhe ndonjë verë franeze ose italiane flasin për masat e kësaj kohe pandemie, marrin vendime, madje zhvillojnë edhe mbledhje online, ku diskutohen projektligje. Dosja.al ka bërë një vëzhgim për t’ju treguar se ku janë izoluar politikanët shqiptarë gjatë kësaj kohe “lufte”.
Edi Rama
E nisim me kreun e qeverisë, kryeministrin Edi Rama, i cili pothuajse çdo ditë kanë qenë “live” në ERTV. Nga vila e tij në Surrel, i veshur me bluza sportive, Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve për izolim dhe është shprehur se jemi në kohë lufte. Ai ka deklaruar se një pjesë të mirë të kohës e kalon me Zahon dhe Lindën në vilën e tyre. Madje si “pa dashje”, na ka treguar edhe pamje nga shtëpia e tij, ku u zbulua ‘Përkrenaria e Skënderbeut’, e cila iu dhurua shtetit shqiptar, më saktë Kryeministrisë 2 vite më parë, më 27 nëntor të 2018-tës. Edhe pse i izoluar në vilën e tij në Surrel, Rama e ka gjetur kohën për të bërë politikë.
Ilir Meta
Presidenti i vendit Ilir Meta në këtë kohë pandemie zgjidhjen e ka gjetur tek natyra. Si gjithmonë, aktiv në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka publikuar shpesh foto në natyrë, pranë luleve dhe pemëve, ku ka përcjellë edhe mesazhe politike.
Madje së fundmi ka publikuar edhe një video në Facebook, ku shfaqet duke korrur bar. Sigurisht që edhe këtë fundjavë e ka kaluar mes gjelbërimit.
Monika Kryemadhi
Kryemadhi na është shfaqur zonjë shtëpie në këtë kohë pandemie. E izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, ajo ka veshur përparësen e kuzhinës, ka gatuar, madje ka larë edhe enë. Po kështu, na ka treguar se bën edhe fiskulturë në kushte shtëpie.
Në disa video në Instastory, Kryemadhi ka publikuar video ku shihet që pranon sfidën e Daut Haradinajt, vëllait të Ramushit dhe nominon më pas disa të tjerë.
Kryetarja e LSI-së politikën e ka lënë ‘në plan të dytë, e i është futur punëve të shtëpisë’.
Lulzim Basha
Ndërsa, kryedemorakti Lulzim Basha nuk na ka treguar shumë nga karantina e tij. Mesa duket do ta mbajë sekret karaninën, por sigurisht kohën po e kalon me familjen e tij. Veç ditës që doli për të bërë supermarket, nuk dihen të tjera detaje. Megjtihese janë të shumtë ata që do donin të shihnin pamjet e vilës, ku është strehuar demokrati.
Dashamir Shehi
Një politikan i drejpërdrejtë, Shehi ka treguar për Dosja.al se që prej fillimit të marsit nuk ka dalë nga shtëpia. Ai ka treguar se gjatë kësaj kohe ka lexuar gatuar dhe ka bërë ecje rreth tarracës së pallatit. “Kam 8 javë që jam në izolim. Shoh televizor, gatuaj, bëj ecje në tarracën e pallatit. Nuk kam dalë se nuk dua të rrezikoj. Kur dal në tarracë nuk njoh ndonjë gjë të madhe në fakt, vetëm depozita me ujë, por s’kam zgjidhje tjetër”, është shprehur ai.
Rudina Hajdari
Deputetja Rudina Hajdari shumicën e kohës po e kalon në banesë, pranë vajzës së saj apo duke punuar. Por ka dalë edhe në terren për të ndihmuar ata që në këtë kohë krize nuk kanë me çfarë të ushqehen.
“Duhet të jëmi te paqshëm, të kuptueshëm me njeri-tjetrin, ta përdorim këtë kohë për t’u kujdesur për veten dhe për familjen dhe për të gjetur kënaqësi në atë gjera që kishim humbur nga jeta e shpejtë. Tani kemi mundësi për të reflektuar dhe për të qendruar më pranë familjes dhe për të kuptuar vlerat e vërteta të jetës. Gjithashtu mos harrojmë se në këtë kohë të vështirë, kur të gjithë jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, shumë qytetarë nuk e kanë luksin të punojnë nga shtëpia apo të mos shkojnë në punë për shkak se në fund të ditës atyre u duhet të sigurojnë gjërat më bazike për familjen e tyre.”, shprehet ajo.
Kujtim Gjuzi
Një nga deputetët që ka tërhequr vëmendje është edhe Kujtim Gjuzi. Jo vetëm për thirrjet sensiblizuese, apo “kurat”, kundër COVID, por ai ka tërhqur vëmendjen edhe me udhëtime e tij nëpër Shqipëri.
Gjuzi gjatë kësaj kohe ka takuar qytetarë, ka bërë ecje në natyrë, ka pjekur edhe mish në hell. Pra, po e shijon ‘karantinën’, ndërkohë që shqiptarët janë të izoluar. Deputeti konservator ka treguar se është i shëndetëshëm, pasi konsumon gjatë ditës, 1 kg kos me mjaltë, çokollatë me arra, bajrame, lajthi, shegë dhe djathë.
Lefter Maliqi
Me mjekër, i veshur sport deputeti Lefter Maliqi gjatë javëve të fundit nuk ka qëndruar mbyllur në banesë, por ka bërë ecje gjatë ditëve, madje ka takuar edhe njerëz. Deputeti pak ditë më parë ka zhvilluar edhe takime në zonën e Kuçovës, ku ka konsumuar edhe një gotë raki me vendasit.
Sali Berisha
“Burri nuk duhet të jetë kurrë pishman me vdek”. Kështu ka deklaruar Sali Berisha në “Zonë e Lirë” teksa është pyetur se a ka frikë nga virusi. Ai ka treguar se lexon gjatë ditës, bën aktivitet fizik dhe qëndron në izolim. “Bëj atë aktivitetin fizik dhe lexoj tërë ditën. Apeli im është ky, të ndërgjegjësohemi çdo ditë, sepse jemi në një mision të mbrojtjes së vetes tonë, të familjes, të shoqërisë.”, u shpreh Berisha më tej.
Andi Përmeti
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka na treguar se pas përhapjes së COVID-19 është izoluar në banesën e tij në Tiranë, ku pjesën me të madhe të kohës e kalon me djalin e tij, vetëm 4 muajsht Abriel. “Pjesën më të madhe të kohës në karantine ja kushtoj Abrielit, djali tim 4 muajsh. Në ditë normale koha e kaluar pranë familjareve është e shkurtër për shkak të ngarkesës në punë, por tani mund të rikuperoj orët e humbura dhe i jam përkushtuar plotësisht Abrielit dhe familjes. Pjesën tjetër të kohës e ndaj ndërmjet punës, e cila ka vazhduar online dhe pasionit tim, librave, te cilët janë shoqëria më e mirë jonjerëzore që ka njohur njerëzimi.”, shprehet ai.
Grida Duma
Deputetja Grida Duma shumicën e kohës e ka kaluar pranë familjarëve të saj. Për mediet ajo ka treguar se gjatë kësaj kohe ka ngrënë shumë protokallë dhe limonë, pasi kanë vitamicë C. Po kështu ajo ka treguar se luan edhe shah, të cilën e sheh si një lojë argëtuese. Nga ish-deputetja këtë kohë nuk mungojnë edhe deklaratat politike, apo edhe akzuat ndaj qeverisë Rama.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë-Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për mediet ka deklaruar ditën e sotme se qeveria duhet të adoptojë 5 propozimet e selisë blu së për daljen nga...
Skrapar- Presidenti Ilir Meta ka thyer “karantinën”. Ndërkohë që të gjithë qytetarët janë të izoluar në banesat e tyre, kreu i shtetit bën shëtitje në natyrë. S...
Tiranë- Ministri i Turizmit, Blendi Klosi së fundmi është shprehur optimist për vijimin e sezonit turistik, pavarësisht se COVID-19 ende nuk është larguar nga S...
Tiranë-Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës sa i takon tenderave “sekrete” të Ministrisë së Shëndetësisë, për të për...
Tiranë- Ish-deputetja, Mesila Doda ka deklaruar së fundmi se Ministria e Shëndetësisë ka lidhur një kontartë për blerjen e medikamentit omeoprazoli me kompaninë...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka publikuar sot lakoheren e ecurisë së COVID-19 në Shqipëri dhe shton se rastet po shtohen. Në nj...
TIRANË- Për nënkryetarin e PD-së Edmond Spahon,më pak se gjysma e qyetarëve dhe biznesve kanë marrë ndihmë nga qeveria për përballimin e situatës së shkakt...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se nesër paradite mund të dalin deri në orën 11:00 të gjitha gratë me fëmiëjt e tyre dri në 10 vjeç. N...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar për situatën e COVID-19 dhe kërkon nga qeveria që të merren masa. Në një reagim në Face...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka treguar marrëdhënien e tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe se si e kalojnë kohën gjatë karantinës. Në një inter...