Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit mohoi akuzat nga selia blu për tenderat sekrete. Spaho shprehet se bizneset në Shqipëri po falimenojnë dhe se kryeministri Edi Rama duhet të publikojë kontratat sekrete dhe të mos tallet me shqiptarët.
“Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë. Kaq mjafton që t’u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD dhe të media dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize.”, shprehet Spaho.
Reagimi:
Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të tallen dhe të përqeshin shqiptarët.Në ditët më të vështira për qytetarët, ai harxhon kohën për të bërë montuar video dhe aktruar si klloun.
Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë. Kaq mjafton që t’u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD dhe të media dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize.
Shqiptarët sot nuk kanë marrë ende ndihmën që qeveria ka për detyrim ligjor t’ua japë. Varfëria kërcënon çdo ditë e më shumë familjet dhe zbraz tavolinat e shqiptarëve. Bizneset po falimentojnë dhe papunësia po rritet çdo ditë. Por Edi Rama dhe qeveria e tij nuk e kanë fare në plan të merren me hallet e shqiptarëve. Halli i tyre i vetëm është të ruajnë paratë e oligarkëve. Shqiptarët vuajnë, ekonomia vuan, Edi Rama bën kllounin dhe sulmon opozitën për të fshehur varfërinë dhe krizën ekonomike që po pllakos çdo ditë e më shumë mbi qytetarët dhe Shqipërinë.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mohoi të gjitha akuzat e PD-së, sa i takon tenderave “sekrete” të Ministrisë së Shëndetësisë, për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID-19. Që prej rasteve të para të koronavirusit, opozita ka denoncuar tenderat e qeverisë, duke nisur me atë të Rezervave të Shtetit, ku SPAK ka nisur një hetim për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. PD akuzon se është favorizuar një kompani nga Maqedonia e Veriut, që vetëm 6 ditë para tenderit shtoi si shërbim të saj edhe ushqimet. Më tej PD ka hedhur akzua edhe për tenderat në Shëndetësi, për blerjen e maskave dhe veshjeve mbrojtëse. Një ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi denoncoi se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka shpallur sekret tenderin për letrën higjienike për pacientët e shtruar në 2 spitalet COVID-19 në Tiranë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri– COVID-19 është një kërcënim për të gjithë! Virusi ka izoluar të pasur e të vrafër, biznesmenë, politikanë, punjonjës, tregtarë, blegtorë, studentë e n...
Tiranë-Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për mediet ka deklaruar ditën e sotme se qeveria duhet të adoptojë 5 propozimet e selisë blu së për daljen nga...
Skrapar- Presidenti Ilir Meta ka thyer “karantinën”. Ndërkohë që të gjithë qytetarët janë të izoluar në banesat e tyre, kreu i shtetit bën shëtitje në natyrë. S...
Tiranë- Ministri i Turizmit, Blendi Klosi së fundmi është shprehur optimist për vijimin e sezonit turistik, pavarësisht se COVID-19 ende nuk është larguar nga S...
Tiranë-Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës sa i takon tenderave “sekrete” të Ministrisë së Shëndetësisë, për të për...
Tiranë- Ish-deputetja, Mesila Doda ka deklaruar së fundmi se Ministria e Shëndetësisë ka lidhur një kontartë për blerjen e medikamentit omeoprazoli me kompaninë...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka publikuar sot lakoheren e ecurisë së COVID-19 në Shqipëri dhe shton se rastet po shtohen. Në nj...
TIRANË- Për nënkryetarin e PD-së Edmond Spahon,më pak se gjysma e qyetarëve dhe biznesve kanë marrë ndihmë nga qeveria për përballimin e situatës së shkakt...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se nesër paradite mund të dalin deri në orën 11:00 të gjitha gratë me fëmiëjt e tyre dri në 10 vjeç. N...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar për situatën e COVID-19 dhe kërkon nga qeveria që të merren masa. Në një reagim në Face...