Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Leonard Solis, ish Ministër Shendetësisë është shprehur se kryeministrin e Shqipërisë e quan fatkeqësi kombëtare për faktin se ky i fundit ka bërë gabime të rënda dhe shumë gafa.
I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ teksa komentonte listat e propozuara nga PS, opozitën që është në parlament dhe synimin e Ramës për një mandat të tretë ai sulmoi ashpër Ramën duke thënë se ky i fundit do vetëm veten e tij.
“Na ka futur në një rrugëkryq. Fryma është e keqe, pasi një njeri i vendosur në presion, mund të bëjë ndryshe. Diplomatët duhet të kenë rolin e tyre dhe jo të përdoren. Unë e quaj Edi Ramën fatkeqësi kombëtare, e them i parreshtuar në ndonjë forcë politike. Ka bërë gabime afatgjata, gafa. Do vetëm veten e tij. Këtu është një pusetë me kapakun e hapur. Kur të ikë Edi Rama, do e shihni sa do të qelbë ky kapak. Nuk jam në politikë. E shoh situatën me keqardhje. Do marrë një mandat të tretë më timonin? Me kusinë? Me kazanin?! Për ca e do mandatin e tretë ai? Të na dh…fare për nja 10 vjet?”- tha ai.
Sipas Solis deputetët që bëjnë të ashtuquajturën opozitë në parlament përfaqësojnë vetëm gratë e tyre atje ku janë.
“Më duket një situatë e paprecedentë si asnjë herë tjetër. Me një parlament jashtëzakonisht të keq, jashtëzakonisht të zhvendosur. Disa njerëz të marrë gati me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe që përfaqësojnë vetëm gratë e tyre, dhe i thonë; ‘mos voto, voto’. Opozita e vërtetë është jashtë parlamentit. Po spekulohet me këtë parlament. Reforma që po bëhet në drejtësi, që s’i duket fundi, ka sjellë dëme të jashtëzakonshme” u shpreh ish Ministri i Shëndetësisë.
Solis ka bërë po ashtu edhe një krahasim të modelit të listave që propozon Edi Rama duke thënë se ky i fundit i ka bërë listat si pantollonat e tij që i hapte me komça. Ndër të tjera ai thotë se PD është shumë më gati se Edi Rama.
“Opozita e vërtetë nuk duhet ta braktiste anijen, pavarësisht motit të keq. PD është shumë më gati se Edi Rama. Boll që të priten ato zullume. Boll që të vijë, dhe unë them se do të bëhen gjëra të mira. Po të isha si ai, do kisha ikur vetë. Listat Edi Rama i ka bërë si pantallonat e tija. Kur isha ministër, Rama kishte ca pantallona që i hapte me komça. Ose hapen listat, ose mbahen të mbyllura. Listat e hapura mund të bëhen. Policia e Shtetit sot më duket si gjobaxhie. Ministri Lleshaj më duket jeniçer, më duket se bën atë që thotë Rama”, tha Solis.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me një postim që ka lidhje me Vermoshin. Kreu i qeverisë ka prezantuar qendrën e re turistike të Vermoshi...
DURRËS-Demokratët kanë nisur një proces të rëndësishëm brenda degëve që prej nisjes së muajit gusht. Anëtarësia propozon emrat e kandidatëve për deputetë, ...
TIRANË– Ministri serb, Aleksandar Vulin, i cili një ditë më parë u kërkoi serbëve që të ngriheshin në këmbë dhe të ndalonin Shqipërinë e Madhe, për të cilë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për përfundimin e segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës. Përmes një videoje që publikoi në faq...
TIRANË– Kryetari i Dhomës Britaniko-Shqiptare të Ekonomisë dhe Tregtisë, Zenel Hoxha ka dalë kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, marrëves...
TIRANË– Odeta Berberi këshilltare e grupit të PS, është dorëhequr nga gara për anëtare në Këshillin Rregullator të KQZ-së së re. Mësohet se vetë krye...
TIRANË– Neritan Ceka, ka rrëfyer se i është dashur të harxhojë plot 5 miëj euro në shtëpi, për të pasur mundësi, për të përballuar trajtimet kundër C...
DW: Presidenca dhe Parlamenti kanë hapur procedurat për dy vende vakante në trupën e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.(GJK). A bëhet funksionale GJK nëse ky p...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, rrëfeu përballjen e tmerrshme me koronavirusin, nga e cila kishte humbur plot 20 kilogramë. ...