LIVE UPDATES
Aktualitet

Fëmijët bëhen ‘molla e sherrit’ për konfliktin mes çiftit, historia e ndarjes së 28-vjeçares në Tiranë: Ndërhynte

8 Qershor 2021, 12:45 Nga DOSJA
Fëmijët bëhen ‘molla e sherrit’ për konfliktin

TIRANË– Fëmijët janë molla e sherrit mes çifteve të ndara. Çifti Kadri Saliaj dhe Dhurata Saliaj, që ziheshin se kush do të kujdesej për fëmijët, duke e mbyllur çështjen tragjikisht, nuk janë të vetmit.

Një 28- vjeçare e divorcuar, me inicialet P.P, as që hezitoi t’i drejtohej komisariatit numër katër në Tiranë, menjëherë sapo njëri nga fëmijët teshtiu.

Sapo e reja ka konstuatuar se njëri prej tyre ishte ftohur gjatë takimit me të atin, i moshës 30 vjeç, gruaja ka thërritur të ëmën dhe e vendosur, i ka kërkuara ta shoqërojë, jo në spital, por në polici.

Burime të GazetaSi.al, konfirmojnë zyrtarisht se grindja mes çiftit të ndarë, ka kulmuar pas takimit të radhës që babai kishte me dy fëmijët e tij, që sipas një vendimi të gjykatës, ai kishte të drejtë t’i mbante ata nga e premtja pas shkollës, deri të dielën në darkë.

P.P., sipas policisë kallëzoi ish-partnerin se shpesh ai e shkel urdhrin e gjykatës për ndarjen e ditëve, e megjithatë ajo nuk është përplasur me ish-partnerin.

Dëshiroj të theksoj se javën e parë, kur erdhi dhe i mori, fëmijët ishin që të dy shumë mirë me shëndet, – thekson gruaja në polici, – por kur i ktheu të dielën në darkë, ishin që të dy me rrufë dhe teshtima. Ish- burri u justifikua, se kishte harruar freskuesen ndezur. Mbas kësaj, i kërkova që javën që vjen të mos vijë për t’i marrë derisa ata të shërohen.

Burimet policore, i thanë GazetaSi.al, se kjo kërkesë e P.P., e ka nxehur disi babain e fëmijëve, i cili i vendosur, ka shkuar me makinë në punën e saj.

E pashë me makinë dhe u tremba, kuptova që ky vendim për mos t’ia lënë fëmijët derisa të shërohen, e ka mërzitur”, – thotë më tej në kallëzim e reja.

Sipas saj, fillimisht ish-burri ka telefonuar ish- vjehrrën, duke e pyetur “ku janë fëmijët e mi” dhe kur e moshuara i është përgjigjur që i ka ajo, ka filluar të shajë.

Jam në punë, – shton e reja, – dhe më së shumti për të dy fëmijët kujdeset mami. Ai është I bindur që është më i vëmendshëm se unë dhe më i kujdesshëm se unë, mirëpo tek unë, fëmijët nuk sëmuren nga një freskuese siç i ndodhi atij”, – mbyll rrëfimin 28-vjeçarja.

Policia bën me dije për GazetaSi.al, se ka pyetur së pari ish-vjehrrën, se si janë marrëdhëniet mes dy ish- bashkëshortëve dhe në dijeninë e saj, gruaja ka shtuar se e bija dhe ish-burri i saj, grindet më së shumti për oraret, pasi asnjë prej tyre nuk është korrekt, në zbatim të vendimit që ka shpallur Gjykata e Tiranës për rritjen e tyre.

Më pas tregohet se është pyetur i riu, që këmbëngul se është një baba i kujdesshëm dhe se i ka dorëzuar të shoqes të gjitha detyrimet monetare me përjashtim të muajit gusht, në të cilin sipas gjykatës, fëmijët qëndrojnë me babain.

Ish-gruaja më ka bërë bllok telefonin, – deklaron burri, – dhe kam merak se duhet ta pyes si janë, si është shëndeti i fëmijëve. Ajo s’ma hap, nuk përgjigjet. Atëherë detyrohem të flas me ish-vjehrrën, ose t’i shkoj ish-gruas tek puna. Mbase ajo vepron kështu qëllimisht, që t’më denoncojë për përndjekje”, – aludon babai i dy fëmijëve.

I pyetur nga policia nëse ka qenë neglizhent gjatë mbajtjes së dy të miturve dhe përse ata janë ftohur, babai e ka mbyllur i revoltuar.

“Ajo nuk kujdeset aspak më shumë se unë për fëmijët. Askush nuk mund ta thotë këtë, fëmijët teshtijnë dhe i kap rrufa, por kjo nuk më bën baba të keq”, – thotë në dëshminë  e tij i denoncuari.

Marrë nga Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet historia e ndarjes se 26-vjecares ne tirane historia e ndarjes se 26-vjecares ne tirane

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion