LIVE UPDATES
Insights

SHËNIM: Avokat, gruaja s’është dekor në zyrë… komenti seksist i Saimir Vishajt mbi “tundjen” e femrave

1 Qershor 2021, 10:16 Nga DOSJA
SHËNIM: Avokat, gruaja s’është dekor në

TIRANË– Videot e Tik Tok të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani janë kthyer në “kryefjalën” e ditës që pas publikimit në media. Reagimi i publikut ndaj saj ishte i ashpër, aq sa edhe detyroi institucionet më të larta që të reagonin e të nisnin hetimet ndaj saj.  Por një vështrim tjetër të situatës ka bërë avokati Saimir Vishaj. Dje, i ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka bërë një koment seksist lidhur me gjyqtaren, i pajustifikueshëm pavarësisht rrethanave. (Shiko këtu)

Vishaj po komentonte videot që u bënë ‘hit’ në rrjet të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila sfilonte në zyrat e shtetit, nën ritmin e këngës ‘Mafia”. Vishaj tha se sipas tij, një femër duhet të “tundet” ndryshe nuk cilësohet si e tillë, në një përgjithësim klasik maskilist se “femrat janë për tu parë e jo për tu dëgjuar”. 

“Po femra po s’u tund njëçikë s’është femër. Po lëri ato tashi. Të tundet një çikë. Po nuk është mashkull ajo tani. Jeni femra vetë, kur ecni në rrugë hidhni parfum e tundeni”tha Vishaj, teksa komentonte në studio situatën e krijuar.

 

Ndoshta Vishaj, edhe pse njeri i ligjit, nuk e ka fort të qartë se gratë e jo femrat, (termi që ndan gjininë), nuk janë dekor në zyrat e shtetit apo të privatit. I dashur avokat, si një njeri që e kaloni kohën shumicën e vitit në metropol e jo në rrethina, me siguri duhet ta dini se gratë janë po aq të zonjat dhe po aq punëtore sa burrat.

I nderuar, shkelja e etikës nga gjyqtarja Kapedani, nuk e humbet peshën sepse ajo është një grua që tundet. Shkelja është e njëjtë edhe sikur përpara nesh të ishte një burrë që kollariset në zyrë, bën video Tik-Toku, e që në rastin e tij ndryshe nga një grua, vanitetin e ka tek purot dhe alkooli, e jo tek rrobat dhe çantat Gucci. 

Të tundet një çikë,”-thotë Vishaj, sikur përpara në ekran ti shfaqej një send, një video-game që e komadon me telekomandë dhe bën siç do lojtari, duke paragjykuar nga pamja e duke mos u ndalur për asnjë moment tek puna e saj si gjyqtare, por vetëm tek forma e jashtme. 

E gjithë “gjurulldia” nuk ka filluar për pamjen e Kapedanit, por për shkeljen etike që ajo mund të ketë bërë në Kodin e Etikës. Askush nuk ka të drejtë të komentojë pamjen fizike të askujt, ndërsa detyrën po. Gratë dhe vajzat nuk janë në shoqëri për të plotësuar pritshmëritë e askujt. Qeniet janë të barabarta kur secili gjykohet dhe vlerësohet mbi aftësitë dhe mangësitë intelektuale në raport me detyrën dhe postin, e jo për ëndrrat dhe fantazitë seksuale që na dalin kudo dhe na tregojnë se seksizmi ekziston. E aq më shumë kur seksizmi është në media dhe ekrane, ku shumica e të ftuarve qeshin pas çdo komenti mizogjenist, pa e çarë kokën se “botë burrash është”. Kërko ndjesë avokat, dhe mos prezanto më në ekran mendësitë e mesjetës se gratë janë për tu tundur… 

(k.m;f.g/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione enkeleda kapedani saimir vishaj enkeleda kapedani saimir vishaj

Sondazh

Poll
Insights 29 Maj 2021, 10:10

Demokracia nuk importohet

Nga Ylli ManjaniPopullin që e kundërshton e vrau, trembi dhe e përzuri nga vendi. U bënë vite që ikin si e ku të munden nga vendi i tyre…Populli i mbetur ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj