LIVE UPDATES
Insights

Lubonja: Endërra e kotë e një plani amerikan për Shqipërinë

31 Maj 2021, 15:09 Nga DOSJA
Lubonja: Endërra e kotë e një plani amerikan për

Pas shpalljes së Berishës “non grata” nga Departamenti i Shtetit, nëpër media (dhe jo vetëm) ka filluar të qarkullojë një tezë që vlen të komentohet. E kam fjalën për tezën, sipas së cilës pas Berishës e ka radhën Meta e se goditja amerikane ndaj këtyre të dyve nuk duhet parë thjesht si vazhdim i atij teatrit absurd politik me hapa para për të bërë mbrapa, që kemi 30 vjet që e shohim, me aktorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, por se kemi të bëjmë me një plan tepër serioz, të mirëmenduar nga amerikanët, të cilët kanë vendosur ta bëjnë më në fund Shqipërinë një shtet ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Sipas këtij plani, do të kemi në vazhdim shpalljen “non grata” të disa socialistëve të rëndësishëm dhe kjo nuk është veçse faza e parë, sepse në fazat e tjera do të shikojmë mrekullira. Ajo Reforma në Drejtësi, aq e sharë kohët e fundit si e dështuar, do fillojë t’i arrestojë gjithë të këqijtë e këtij vendi – ku radhën shumë shpejt e ka Rama – e në jetën shqiptare do të fillojë një erë e re nën shenjën e drejtësisë e mirësisë.

Aftësia njerëzore për të shpresuar – sipas asaj fjalës “Sa kam shpirt, kam shpresë” – po e përhap me shpejtësi këtë superplan të ri. Si çdo iluzion apo “gënjeshtër vitale”, siç do ta quante Ibseni, ëndrra na ndihmon të jetojmë, por gjykoj se nuk bëjmë keq edhe të dyshojmë sepse njërin sy mund ta mbajmë mbyllur për të ëndërruar, por tjetrin është mirë ta mbajmë hapur. Përndryshe, të ecësh me të dy sytë mbyllur, do të thotë të ëndërrosh me sy hapur për të përfunduar në ndonjë greminë.

E, pra, me syrin e hapur, unë shoh disa probleme për sa i përket besueshmërisë së këtij plani “amerikan”, për përhapjen e të cilit nuk përjashtohet të punojë edhe ndonjë amerikan. Po përmend vetëm tri probleme.

Së pari, në përhapjen e këtij plani përmendet edhe fjala e ambasadores amerikane para zgjedhjeve, kur u tha shqiptarëve: “Nëse doni ndryshim, shkoni votoni” dhe pas zgjedhjeve: “Shqipëria po ndryshon”. Sipas opozitës, fraza e parë duhej interpretuar se Amerika po nxiste fitoren e opozitës. Sipas fituesve, kjo u përgënjeshtrua, pasi sipas tyre amerikanët kishin parasysh se vetëm rilindësit mund të sjellin rilindjen në Shqipëri. Sipas shpresëndërtuesve, të dyja palët gaboheshin sepse amerikanët po vepronin sipas asaj që Hegeli e quan “dinakëria e arsyes” d.m.th. kur e arsyeshmja, e mira, e çan rrugën nëpërmjet të paarsyeshmes, së keqes. Ndryshe, kur rruga për në Parajsë kalon nëpërmjet Ferrit. Amerikanët, pra, sipas tyre, vërtet e mbyllën njërin sy ndaj ndryshimit të njëanshëm që Rama i bëri Kodit Zgjedhor; ndaj nxjerrjes nga zyrat shtetërore të të dhënave private të zgjedhësve për t’ua dhënë ato patronazhistëve të partisë së tij; ndaj bashkëpunimit të këtyre, edhe nëpërmjet Policisë, me krimin e organizuar për blerjen e votës etj., krime që pamë gjatë këtyre zgjedhjeve, por këtë e bënë në emër të “dinakërisë së arsyes”. Pra, synimi i tyre i vërtetë ishte dhe është që, nëpërmjet Ramës, të eliminonin Berishën dhe Metën që pastaj ta kenë më të lehtë eliminimin e Ramës, ose, ose, që ta detyrojnë Ramën që të eliminojë kriminelët, me të cilët bashkëpunoi për të grabitur votën. Me syrin tim të hapur, unë e shoh shumë të arsyeshme këtë dinakëri për të qenë e vërtetë!

Së dyti, nëse do të pranojmë se ekziston një projekt i tillë, duhen shtruar disa çështje teknike të tilla si: a kemi mjaftueshëm prokurorë dhe gjyqtarë për t’i hetuar dhe gjykuar tërë politikanët e korruptuar shqiptarë; a kemi mjaftueshëm burgje për t’i futur të gjithë; a kemi mjaftueshëm policë për t’i ruajtur? Jo vetëm, por a do të gjejmë dot politikanë të ndershëm për ta qeverisur Shqipërinë nëse do të pastrohen të gjithë të korruptuarit? Mos duhet ta bëjmë së pari Shqipërinë shtet të SHBA? Dhe për këtë a mos duhet më së pari të bëjmë bisedime edhe me partnerët tanë europianë? Përsëri me syrin e hapur, unë shoh se nuk ka asnjë parapërgatitje teknike amerikane për vënien në jetë të këtij plani në krahasim, me të cilin vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve duket si një lodër fëmijësh. Vetëm nëse shpresëndërtuesit shqiptarë i ngatërrojnë këto përgatitje teknike me manovrat ushtarake “Defender 21”.

Së treti, dhe më e rëndësishmja: a kanë menduar ndopak shpresëndërtuesit tanë se amerikanët kanë goxha përvoja të hidhura për të menduar se edhe sikur të arrihet të pastrohet, nëpërmjet këtij operacioni, gjysma e shqiptarëve të këqij, prapë nuk ka garanci se gjysma e mbetur nuk do të sillet njëlloj si tjetra, sepse, ashtu sikurse demokracia, edhe drejtësia nuk mund të eksportohet (mjaft të kesh parasysh se çfarë kanë kombinuar në Kamboxha kur rrëzuan Sihanukun, në Afganistan kur mbështetën talebanët apo në Irak kur hoqën Sadamin)?

Prandaj, unë jam gati të vë bast me të gjithë ata që shpresojnë e besojnë se pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, SHBA shumë shpejt do të na heqin qafe Edi Ramën e në Shqipëri do të triumfojë drejtësia se kjo është një ëndërr amerikane me sy hapur, që po ta interpretosh drejt flet për një humnerë padrejtësish, në të cilën po rrokullisemi përditë e më thellë. 

Panorama.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione fatos lubonja yuri kim fatos lubonja yuri kim

Sondazh

Poll
Insights 29 Maj 2021, 10:10

Demokracia nuk importohet

Nga Ylli ManjaniPopullin që e kundërshton e vrau, trembi dhe e përzuri nga vendi. U bënë vite që ikin si e ku të munden nga vendi i tyre…Populli i mbetur ...

Insights 27 Maj 2021, 19:04

Shërbimi i fundit i kllounatës parlamentare

Karrigeshqyerit e Parlamentit  që sot quhen “opozitar”, janë në sprintin e fundit të shërbimeve ndaj madhërisë se tij shtatlartë e pushtetzgjatur, “faronit” Ram...

Insights 27 Maj 2021, 11:40

Shoqëria po zgjohet

Reagimi i shoqërisë sh qiptare kundër abuzimit seksual të një vajze ishte një ngjarje e madhe. Qindra gra, vajza, djem e burra dolën të protestonin jo vetëm në ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj