LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Femrat e duan, meshkujt e kanë zili! Tommy Shelby, historia e gangsterit që bëri për vete gjithë botën!

28 Tetor 2019, 15:56 Nga DOSJA

Seriali që kemi zgjedhur për t’jua rekomanduar këtë të hënë, do të kënaqë femra dhe meshkuj bashkë! Femrat sepse vdesin për djemtë e këqij pas të cilëve tërhiqen gjithnjë dhe djemtë sepse argëtohen shumë me historitë e familjeve mafioze dhe filmat aksion.

Peaky Blinders” është një ndër serialet më influencues në mbarë botën, që tregon historinë e një familjeje gangsterësh e vendosur në vitin 1919 në Birmingham, dhe shefit të saj badass, Tommy Shelby i portretizuar nga Cillian Murphy.

Tommy është një veteran i Luftës së Parë Botërore që e përndjekin makthet e luftës çdo natë. Ai është bosi i madh i familjes që është përfshirë në aktivitete të ndryshme të paligjshme (baste dhe tregti e zezë). Tommy sheh një mundësi për të zgjeruar fuqinë e familjes së tij, kur i bie në dorë një sasi e madhe armësh, vendndodhja e të cilave nxit Winston Churchill – asokohe një zyrtar i ri qeveritar – të dërgojë Kryeinspektorin Neill Campbell (Sam Neill) për t’i tërhequr ato.

Tommy nis planet për të përfituar nga kontrabanda, por Campbell, ka planet e tij të fshehta që përfshijnë edhe një femër bjonde super tërheqëse (Annabelle Wallis) e përdorur si agjente e fshehtë për t’i shkrirë zemrën e ngurtë gangsterit.

Shelby-t janë një familje e njohur në Birmingham, me në krye Tommy-n, dhe anëtarët e tjerë të familjes që e bëjnë edhe më interesantë historinë. Tommy mund të jetë shefi, por askush nuk bën gjë pa mendimin e hallës Polly, një grua beqare dhe e fortë që merret me financat e familjes. Më pas janë vëllezërit e tij, Arthur (një gangster kokëkrisur) dhe John (një Shelby i pamatur që ndjek bizneset e familjes); si dhe Ada motra e tyre që është e tërhequr nga bizneset e paligjshme dhe merret vetëm me anën ligjore. Ajo është e ve dhe ka një djalë.

Skenaristi britanik Steven Knight e mori frymëzimin për historinë nga tregimet e babait të tij për bandat “jashtëzakonisht aktive” në Angli (edhe pse jo kriminale siç i shohim në serial), kur ai shpiku familjen Shelby, anëtarët e së cilës mbanin thika të qepura në kapelet e tyre Beret, ishin të veshur bukur dhe me stil.

Nuk ka rëndësi nëse po përgatiten për sherr apo për të pirë një gotë në pub, Peaky Blinders janë gjithmonë të veshur për sukses. Kostumet e tyre serioze, pardesytë e gjata dhe kapelet që mbajnë thika të fshehura brenda (prej nga është marrë dhe emri Peaky Blinders), janë jo vetëm tepër funksionale në rastin e një sulmi të papritur, por edhe seksi.

Sikur të mos mjaftonte super kasti i përzgjedhur për familjen Shelby, seriali sjell herë pas herë miq (ose armiq) të njohur si Tom Hardy (në rolin e Alfie Solomons, një udhëheqës i një bande hebreje); Aidan Gillen; Adrien Brody apo Sam Claflin.

Theksi britanik dhe shprehitë e filmit, të bëjnë për vete dhe shtyjnë të përsëritësh në çdo episod shprehjen e famshme të tyre, “By the order of The Peaky fucking Blinders”.

Megjithatë edhe nëse e di mirë anglishten, ju këshillojmë ta shihni me titra, pasi vështirë të kuptosh gjë!

Sot në Britani është rritur ndjeshëm edhe numri i fëmijëve që mbajnë emrat kryesorë të serialit, Tommy, Ada dhe Arthur.

Këngët e serialit “Peaky Blinders” janë një krijim i artistëve më modernë. Seriali në vetvete ka muzikë të emrave të njohur si Arctic Monkeys, Nick Cave dhe The Bad Seeds, PJ Harvey, The Black Keys dhe Royal Blood.

Fansat më të mëdhenj të Peaky Blinders janë të famshmit si Steven Spielberg, Michael Mann, Brad Pitt dhe Tom Cruise dhe gjejeni pak kush tjetër…Snoop Dogg.

Reperi madje ka krijuar koverin e kolonës zanore “Red Right Hand” të Nick Cave.

Nëse doni një arsye bonus për ta parë, seriali ka një numër të madh skenash seksi (thuajse në çdo seri). Kaq kishim! Marrë nga IconStyle.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz peaky blinders peaky blinders

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet