All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

“Ferr mbi tokë”/ Flet gazetari i DW për zjarrin në kampin e refugjatëve në Greqi: Nuk dihet ende nëse ka qenë një zj

10 Shtator 2020, 07:24 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

GREQI– Ishte zjarrvënie e organizuar, neglizhencë, apo ndoshta vetëm një aksident mizor? Këtë nuk e dimë akoma. Por nuk duhet ndonjë mendjemprehtësi e veçantë për të kuptuar atë që duket haptaz: nëse në një kamp që është projektuar për një maksimum prej 2,500 vetësh strehohen më shumë se 13,000 vetë në kushte tepër të vështira, atëherë gjendja acarohet dhe pas tymit del flaka. Sikurse tani kampi Moria ka qenë përfshirë nga flakët edhe në vitet 2016 dhe 2019.

Kësaj here u bë edhe më keq: i favorizuar nga erëra deri në 70 kilometra në orë, zjarri vazhdoi për orë të tëra dhe shkatërroi pjesën më të madhe të kampit – edhe sepse zjarrfikësit qenë përqendruar për të shuar një zjarr tjetër në pyll.

Pamje të tmerrshme nga Moria

Për vite me radhë kampi i mbipopulluar i refugjatëve në Moria në ishullin e Lesbos quhet si “turpi i Evropës”. Por as për Greqinë ky kamp nuk është nuk lavdi. Krejt e kundërta: herë pas here politikanët e të gjitha drejtimeve në Athinë kanë premtuar ta luftojnë këtë njollë dhe ta mbyllin Morian. Por nëse bëjnë këtë do të duhet t’i vendosin refugjatët dhe migrantët e mbërthyer aty diku tjetër në vend, gjë që me sa duket askush nuk e dëshironte.

Jannis Papadimitriou für App PROVISORISCHJannis Papadimitriou

Vitet e fundit Greqia ka marrë miliarda euro ndihma nga BE-ja për të siguruar strehim dhe ushqim për të sapoardhurit. Por qeveritarët në Athinë kanë bërë shumë pak për këtë. Dhe riorganizimi i njoftuar shpesh i procedurës së azilit vazhdon të presë gjithashtu për një kohë të gjatë. Aktualisht një i porsaardhur zakonisht duhet të presë mbi një vit për takimin e tij të parë në zyrën e azilit.

Edhe Evropa duarkryq

Kaq për gjendjen e keqe në Greqi. Fatkeqësisht edhe pjesa tjetër e Evropës ka qëndruar për një kohë të gjatë duarkryq dhe vetëm ka parë. Lind pyetja: kush është në të vërtetë “Evropa”? Suksesi gjithmonë ka shumë baballarë por në raste dështimi nuk përgjigjet kurrë askush. Megjithatë janë shtetet anëtare sovrane ato që vendosin tonin në Bruksel, edhe nëse Komisioni i BE-së bën gjithmonë propozimet zyrtarisht. Të njëjtat shtete anëtare, të cilat më pas nuk u përmbahen vendimeve të përbashkëta.

Një efekt anësor i këndshëm i kësaj praktike: për sukseset të gjithë thonë se kanë pjesën e tyre, për gjithçka tjetër ata i referohen Brukselit. Politika e refugjatëve është një shembull kryesor për këtë. Të gjitha vendet anëtare refuzojnë me forcë të ndjekin një vijë të përbashkët dhe injorojnë jo vetëm vendimet e BE-së në nivelin më të lartë, por edhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Kjo e dëmton seriozisht idenë evropiane. Vetëm kur nga Moria shfaqen në televizion pamje të tmerrshme, fillojnë e rrjedhin nga buzët deklarata keqardhjeje.

Kampi i mbipopulluar si një masë frikësuese?

Kushdo që ka qenë ndonjëherë në kamp e di se fotografitë nuk janë më të këqijat në këtë ferr mbi tokë. Jo, më e keqja është era e qelbur: një përzierje mbeturinash të kalbura, tymi, djerse dhe jashtëqitjesh njerëzore që të zë menjëherë hundët dhe nuk të shkulet më. Është era e keqe e vdekjes që u duhet ta durojnë mijëra njerëz në mes të Evropës – dhe ndonjëherë nuk mund ta durojnë më.

Por mbase ky është pikërisht synimi. Ndoshta disa në Evropë e pranojnë në heshtje ferrin e Morisë të paktën si një pengesë për të ndaluar imigracionin: shikoni se çfarë ju pret nëse vini tek ne, kjo është ndoshta motoja. Por një efekt me të vërtetë parandalues ​​nuk ka pse pritet. Sepse duke pasur parasysh luftimet e vazhdueshme në Siri ose Afganistan pritja e pafund në ishullin e Lesbos mbetet ende opsioni më i mirë.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zjarr në kampin e refugjatëve në greqi zjarr ne moria ne greqi zjarr në kampin e refugjatëve në greqi zjarr ne moria ne greqi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet