LIVE UPDATES
Bota

Kriza me Lukashenkon, shefja e opozitës Tsikahnouskaya: Bjellorusia në një pikë pa kthim

9 Shtator 2020, 19:46 Nga DOSJA
Kriza me Lukashenkon, shefja e opozitës Tsikahnouskaya: Bjellorusia në

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya tha të mërkurën se protestat në vendin e saj nuk do të fashiteshin dhe se nuk ka më kthim pas. Zonja Tsikhanouskaya, e cila ndodhet në mërgim që pas zgjedhjeve të 9 gushtit foli në Varshavë. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dënuan përpjekjet e qeverisë bjelloruse për të dëbuar me forcë aktivisten e opozitës, Maria Kolesnikova.

Zonja Tsikhanouskaya tha se zërat e bjellorusëve ishin vjedhur në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, që sipas rezultateve zyrtare u fituan nga Aleksander Lukashenko me 80% të votës.

“Nuk ka dyshim se për kë votuan bjellorusët. Unë e di që u zgjodha si presidente e republikës së Bjellorusisë por duke qenë se të gjitha zërat u vodhën, nuk mund ta provojmë”, tha zonja Tsikhanouskaya.

Ajo shtoi se bjellorusët ishin në mes të luftës së tyre.

“Protestat tona kanë filluan në maj dhe nuk do të fashiten. Nuk ka më kthim pas”, tha ajo.

Zonja Tsikhanouskaya, tha se protestat nuk do do të ndalen por shtoi se ato duhet të mbeten paqësore.

“Besoj se është e pamundur që të luftohet dhuna me dhunë. Regjimi tregon dobësinë e tij, kur dërgon ushtarë kundër grave të paarmatosura që këndojnë”, tha ajo.

Po të mërkurën Ministrat e Jashtëm të Lituanisë dhe Suedisë, konfirmuan se diplomatët e tyre ishin aktualisht me Svetlana Alexievichin, e vetmja anëtare e këshillit të opozitës bjelloruse që ka mbetur e lirë, ndërsa “njerëz të panjohur” përpiqeshin të hynin në apartamentin e saj. Linas Linkevicius, Ministër i Jashtëm i Lituanisë tha në një mesazh drejtuar qeverisë bjelloruse:

“Duart larg, mos trokisni në derën e Svetlana Alexievich-it. Bëjini thirrje ndërgjegjes suaj nëse nuk është shumë vonë”.

Alexievich është fituese e çmimit Nobel për letërsinë.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga përpjekjet e qeverisë për të dëbuar me force aktivisten e opozitës Maria Kolesnikova.

Kryediplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera po konsiderojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve në përgigje të ngjarjeve të fundit në Bjellorusi.

Zoti Lukashenko ka sunduar në ish-republikën sovjetike me 9.5 milionë banorë që nga viti 1994 dhe gjatë 26 viteve në detyrë, ka shtypur figurat e opozitës dhe median e pavarur.

Por këtë vit protestuesit, të pakënaqur me standardet në rënie të jetesës dhe shpërfilljen e Lukashenkos ndaj pandemisë së koronavirusit kanë paraqitur sfidën më të madhe ndaj regjimit të tij.

Zonja Tsikhanouskaya u largua në Lituani mes protestave masive dhe zërave për arrestimin e mundshëm të saj.

Pas masave shtypëse nga policia ndaj protestave pas zgjedhjeve që shkaktuan reagim ndërkombëtar, autoritetet bjelloruse tani kanë ndërruar taktikë duke përdorur kërcënime dhe arrestime aktivistësh dhe demonstruesish për të shtypur kundërshtarët.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kriza politike ne bjellorusi sviatlana tsikhanouskaya kriza politike ne bjellorusi sviatlana tsikhanouskaya

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet