LIVE UPDATES
Bota

Lutfi Haziri do t’i bashkohet Vjosa Osmanit, për formimin e partisë së re 

9 Shtator 2020, 18:31 Nga DOSJA
Lutfi Haziri do t’i bashkohet Vjosa Osmanit, për formimin e

KOSOVË- Vjosa Osmani ka bërë të ditur se më nuk është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe se po e shqyrton mundësinë e themelimit të një iniciative qytetare.

Megjithëse nuk tha se me kë do të rrugëtojë në rrugën e re politike, mësohet se Osmani nuk është e vetme.

Burime të Mediafokus.info, portal i afërt me Lutfi Hazirin, kanë bërë të ditur se nënkryetari i LDK’së, Haziri dhe ish-nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani, para disa ditësh, në njërin nga lokalet e Prishtinës, kanë mbajtur një takim disaorësh, për t’i harmonizuar qëndrimet rreth rrugës së re politike, por pa LDK’në.

Haziri e Osmani, që janë dy figurat më të rëndësishme të LDK’së, pritet ta dridhin partinë më të vjetër të Kosovës, kur edhe, siç merret vesh, pritet ta bëjnë publike dyshen udhëheqëse të iniciativës së re qytetare.

Kryekuvendarja Osmani tha të martën se kanë raporte shumë të mira me Hazirin, derisa në takimin e parë që e zhvilloi pas zgjedhjes në këtë pozitë, e përgëzoi të parin e Gjilanit që e bëri të mundur koalicionin LDK-VV.

Falemnderit kryetar që e kreve punën e koalicionit. Mos t’kishe qenë ti, nuk pat me u kry”, i tha ajo Hazirit, në takimin që ishte zhvilluar në zyrën e këtij të fundit, në Gjilan.

E Haziri, që prej kohës kur kjo e fundit është nominuar si kandidate për kryeministre nga radhët e LDK’së, është kujdesur të flasë në vazhdimësi në superlativ për “Nusën e Preshevës”.

“Nuk është marre me u rreshtu pas një gruaje. Përkundrazi, në rastin e Vjosa Osmanit është për mburrje. Beso!”, ka qenë njëri nga postimet e Hazirit, në profilin e tij në Facebook.

Historiku i raporteve Haziri-Osmani

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, merret vesh se Haziri ka këmbëngulur që Osmani ta ketë numrin meritor, në dhjetëshen e parë, ku edhe për herë të parë fitoi ulëse.

Osmani ia kheu ‘borxhin’ Hazirit, kur në një një tubim elektoral të vitit 2013, e kishte përkrahur fort.

“Dardania kurrë nuk e ka tradhëtuar vizionin rugovian që po e mbron fuqishëm Lutfi Haziri. Duhet ta votoni njeriun që e kishte besimin e presidentit Rugova që të udhëheqë me pozitat më të larta të shtetit. Qytetarët e Gjilanit nuk e meritojnë të udhëhiqen nga këta njerëz që po e keqpërdorin paranë publike. Unë ju them se kur Lutfi Haziri thotë diçka, e mban fjalën. Ai ka fituar çdo betejë, do ta fitojë edhe garën më 3 nëntor. Jam e bindur se nuk do të keni nevojë me dalë për herë të dytë sepse z. Haziri do të fitojë pa balotazh”, kishte deklaruar Vjosa Osmani-Sadriu, më 13 tetor 2013, që në atë kohë ishte deputete e Kuvendit të Kosovës.

Por, ata nuk i kanë pasur gjithmonë raportet e mira. Madje, më 11 shtator të vitit 2018, kishin polemizuar ashpër mes vete, nga distanca.

Acarimi i raporteve u ‘fashit’ shpejt dhe sot duket se do të rrugëtojnë bashkë, por jashtë partisë më të vjetër parlamentare të Kosovës.

Deri sot, nënkryetari i LDK’së nuk e ka thënë asnjë fjalë. Mediafokus.info shkruan se Lutfi Haziri pritet të deklarohet këto ditë rreth të ardhmes së tij politike. Deri në këtë moment, vetëm deputeti Haxhi Avdyli e ka konfirmuar se do të largohet nga LDK për t’iu bashkuar nismës së re politike.

Përndryshe, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, që ishte kumbara i koalicionit LDK-VV, ka qenë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërkohë që pak para se të zyrtarizohej si kryeministër, theksoi se nuk i beson Qeverisë Hoti.

“Kohëve të fundit jam më pak i angazhuar, sepse po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj. Një qeverie që i kam besuar më shumë, nuk arriti suksesshëm me e përballu mandatin”, ka thënë Haziri për Mediafokus.info, më 2 qershor 2020.

Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, ai ka votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë.

Marrë nga: GazetaEkspress

(a.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lutfi haziri vjosa osmani lutfi haziri vjosa osmani

Sondazh

Poll
Bota 9 Shtator 2020, 15:57

KOSOVË – Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ditën e sotme në një konferencë ëpr shtyp ka folur edhe rreth nismës rajonale të mini-Shengen.Hoti poho...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd