Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Festat lënë pas kilogramët e shtuar, nutricionistët: Ja si mund t’i hiqni, regjimi që duhet të ndiqni për ti eliminuar
2 Janar 2020, 20:34Nga DOSJA
TIRANË- Festat lënë pas kilet e shtuara, por nutricionistët thonë se nuk duhet të shqetësoheni pasi ato mund të hiqen shumë shpejt nëse tregoni kujdes me ushqimin.
“Edhe nëse kemi abuzuar pak, nuk duhet të ndihemi në faj dhe të jemi të trembur, pasi organizimi jonë është një makineri perfekte që i ka të gjithë mekanzimat për ta pastruar trupin nga ngarkesat që ne kemi ngrënë. Shpesh herë nga frika e asaj që kemi ngrënë na ndodh që të abuzojmë në krah të kundërt pas festave dhe fillojmë me depurimin”.
Sipas dietologëve, ushqimet që konsumojmë gjatë festave na shtojnë deri në 3 kg në trupin tonë.
“Kemi abuzuar me alkoolin, ëmbëlsirat, kemi ngrënë yndyrna shtazore dhe proteina shtazore. Ajo që duhet të jemi të kujdesshëm është që të fillojmë një regjim të rregullt. Sallamrat, proshutat, gjelin e detit që na ka mbetur duhet t’i shtojmë për një periudhë më pas. 1, 2 apo 3 kile shtohen pas festave. Këto janë edhe një pjesë e kalorive dhe një pjesë nga lëngjet, por që janë të korrigjueshme, dhe këto bëhen me një regjim hipokalorik duke reduktuar yndyrnat shtazore. Për një muaj ato hiqen me regjim hipokalorik dhe humbasim deri në 4 kg në muaj”.
Por jo pak persona e marrin me stres shtimin në peshë.
“Ata që kanë një peshë trupore të rregullt ndikohen negativisht dhe ju krijon problemi këto kile, por më problematikë janë ato që janë obezë, pasi këta duan kohë për të hequr kilet, dhe duhet më shumë punë me ta”.
Aktiviteti fizik i shoqëruar me ushqimin e kujdesshëm dhe konsumimin e sa më shumë ujë dhe lëngje, është këshilla që dietologët japin për një trup perfekt.
KURBIN- Bashkia Kurbin në një kohë kur vendi është në emergjencë nga situata pas tërmetit, ka menduar që të ndërtojë një ujësjellës. Tërmeti ishte i fortë dhe K...
TIRANË– Një grua vazhdon të trokasë në zyrat shtetërore prej 4 dekadash për të zbuluar se cila është e vërteta e vdekjes së bashkëshoritit të saj. Një buri...
GREQI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos rrëfen se në Shqipëri është ndier i rrezikuar për jetën e tij. Në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve k...
TIRANË- Dosja.al raportoi ekskluzivisht mbrëmjen e djeshme deportimin me forcë të Harun Çelik, i cili tashmë ndodhet në Turqi dhe do përballet me ak...
ITALI– Një shqiptar është arr éstuar nga polícia italiane, pasi akuzóhet se rráhu partneren e tij. Sipas medieve italiane, shqiptari i identifikuar si Shpëtim S...
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një parakalim i gabuar u ka marrë jetën dy këmbësorëve në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Si&cc...
GREQI- Më në fund, patentat shqiptare do të njihen në Greqi. Tashmë është çështje ditësh votimi i saj dhe hyrja e menjëhershme në fuqi.Miratimi i kësaj m...