LIVE UPDATES
Bota

Festimet e Vitit të Ri mes shqetësimeve për COVID-19

1 Janar 2022, 15:50 Nga DOSJA
Festimet e Vitit të Ri mes shqetësimeve për COVID-19

TIRANË- Ndërrimi i viteve u prit në mbarë globin me festime të kufizuara për shkak të pandemisë. Ndërsa vendet e ndryshme raportuan shifra rekord të përhapjes së koronavirusit, shfaqjet me fishekzjarre dhe drita shumëngjyrëshe mirëpritën vitin 2022 nga Nju Jorku dhe deri në Zelandën e Re. Për të parë nga afër uljen tradicionale të sferës në sheshin e famshëm të Nju Jorkut, Times Square, u lejuan vetëm persona të vaksinuar plotësisht.

Festimet e Vitit e Ri u rikthyen në sheshin Times Square të Nju Jorkut. Një vit më parë, festimet u zhvilluan vetëm virtualisht për shkak të pandemisë. Ulja e sferës së famshme u ndoq nga 15 mijë spektatorë të vaksinuar që u lejuan brenda zonës së caktuar, me rregulla si mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike. Njerëzit në Zelandën e Re ishin ndër të parët në botë që festuan ardhjen e vitit 2022 me një shfaqje dritash në Auckland.

Sidnei e hapi vitin e ri me një shfaqje verbuese fishekzjarresh. Mbrëmjen e ndërrimit të viteve Australia regjistroi numrin më të lartë ditor të të infektuarve nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Dubai e festoi vitin e ri me shfaqjen e zakonshme të fishekzjarreve në zemër të qytetit. Qyteti qëndron i hapur për turistët, por autoritetet kërkojnë që pjesa më e madhe e vizitorëve të ofrojnë dëshmi të një testi negativ për COVID, si dhe të bëjnë një tjetër test në aeroport.

Rusia festoi fillimin e vitit 2022 me një shfaqje fishekzjarresh mbi Sheshin e Kuq të mbuluar me dëborë. Sheshi u mbyll për publikun për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa gazetarëve u lejohej të filmonin fishekzjarret mbi Kremlinin.

Fishekzjarret ndriçuan monumentet e lashta të kryeqytetit grek, ndërsa vendi përballet me infektime rekord nga koronavirusi. Greqia ndaloi festimet publike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe ka urdhëruar mbajtjen e maskave edhe në mjedise të hapura, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së variantit Omicron, që ka detyruar qeverinë të shtojë kufizimet ndaj sektorit të turizmit.

Në Paris, shfaqja tradicionale e fishekzjarreve në Harkun e Triumfit dhe bulevardin Champs Elysees u anullua sepse autoritetet donin të shmangnin krijimin e turmave të mëdha. Policia kufizoi hyrjen drejt Champs Elysees dhe konsumi i alkoolit u ndalua në zona të caktuara të Parisit.

Berlini e festoi Vitin e Ri pa fishekzjarret tradicionale në pikën historike të kryeqytetit gjerman, Portën e Brandenburgut. Në vend të saj pati fishekzjarre më të pakta mbi sallën e koncerteve Konzerthaus në sheshin historik Gendarmenmarkt.

Ora e famshme Big Ben e Londrës shënoi Vitin e Ri për herë të parë që nga viti 2017, pas tre vite restaurimesh. Shfaqja e fishekzjarreve mbi kullën e sahatit dhe monumentet e tjera ishte anulluar fillimisht për shkak të kufizimeve ndaj COVID-19, por u rikthye disa orë para mesnatës, së bashku me udhëzimin për të qëndruar në shtëpi dhe për ta parë në televizor.

Mijëra vendas dhe turistë nga e gjithë bota u mblodhën në plazhin me famë botërore Copacabana në Rio de Janeiro për të mirëpritur Vitin e Ri.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nderrimi i viteve nderrimi i viteve

Sondazh

Poll
Bota 1 Janar 2022, 09:21

Franca merr drejtimin e Presidencës së BE-së

FRANCË– Më 1 janar, Franca merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje ...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës