“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
Pësoi infarkt në 30 dhjetor, del nga spitali Komandant Malisheva
1 Janar 2022, 15:28Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
MAQEDONI E VERIUT – Muhamet Krasniqi, i njohur me pseudonimin Komandant Malisheva është kthyer në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut pasi qëndroi në spitalin e Shkupit për dy ditë për shkak të infarktit që pësoi në 30 dhjetor brenda qelisë së tij. Lajmi u dha nga miku i tij dhe bashkëvuajtësi i Krasniqit, Fatmir Reqica në Facebook.
POSTIMI I FATMIR REQICËS
Sot me Bashkëluftetarin Komandant Malisheva. Para pak ore oshtë liruar nga spitali dhe u bashkua me ne shokët e idealit që gjindemi në Burgun e idrizovës. Nuk e dija nëse do mund ta përqafoja pas atij operacioni të vështirë. Falë Zotit, sot është mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën. Ju faleminderit të gjithve për intersimin ju jemi mirnjohës të gjithve Urojë të gjithë të jeni të shendetshëm dhe të fryteshem në fushveprimet e juaja Me respekt! Luftëtari i UÇK-së Fatmir Reçica
Muhamet Krasniqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkupit për pjesëmarrje në konfliktin e armatosur në 9 dhe 10 maj 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë mes forcave speciale maqedonase dhe një grupi luftëtarësh shqiptarë, ish-pjesëtarë të UÇK-së. Në atë përplasje mbetën të vdekur 8 policë maqedonas dhe 10 pjesëtarë të të ashtëquajturit “Grupi i Kumanovës”.
Në 2 nëntor 2017, Gjykata e Shkupit dënoi me 746 vite burg 37 anëtarët e “Grupit të Kumanovës”, ku 7 prej tyre, edhe Komandant Malisheva, janë dënuar me burgim të përjetshëm. Shteti maqedonas e konsideroi “Grupin e Kumanovës” si formacion terrorist që tentoi destabilizimin e Maqedonisë së Veriut.
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se viti 2022 duhet të jetë një pikë kthese për Evropën pasi Franca mori presidencën e rradhës të Ba...
FRANCË– Më 1 janar, Franca merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje ...
AUSTRI- Një ligj që lejon vetëvrasjen e asistuar ka hyrë në fuqi në Austri. BBC shkruan se nga e shtuna, të rriturit që janë të sëmurë ose kanë një gjendje të d...
SHBA– Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur në vigjilje të Vitit të Ri se 2022 mund të sjellë edhe fundin ...
KOSOVË – Festimet e ndërrimit të viteve qëlluan të pafata për një bujk në fshatin Cerrkolez të Istogut në Kosovë. Sipas një videoje të publikuar, një...
SIRI- Mijëra njerëz në Sirinë verilindore kanë ikur nga shtëpitë e tyre pas bombardimeve turke gjatë javës së fundit. The Independent shkruan se mbyllja e vendk...
UKRAINË- Gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, kundërshtoi grumbullimin e forcave ruse, që janë vendosur në kufi ...
TIRANË- Fotot e mëposhtme tregojnë se si është pritur ndërrimi i viteve në qytete të ndryshme në botë. Të publikuara nga faqja më e madhe e destinacioneve ...
IRAK – Mijëra persona u mblodhën në sheshin kryesor të Bagdatit për të përkujtuar 1-vjetorin e vrasjes së komandantit të njohur iranian Qazim Sylejmani dh...