LIVE UPDATES
Bota

Festival, protesta e debat për Kosovën në Beograd

23 Tetor 2020, 05:27 Nga DOSJA
Festival, protesta e debat për Kosovën në Beograd

KOSOVË-Grupe ultranacionalistësh serbë protestuan të enjten në Beograd kundër festivalit me emrin “Mirëdita, Dobar Dan”, nëpërmjet të cilit synohet shkëmbimi i veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Forcat e policisë rrethuan qendrën kulturore në Beograd ku nga sot deri më 24 tetor mbahet festivali, ndërsa protestuesit po brohorisnin “Kosova është Serbi” dhe po hidhnin parulla kundër pavarësisë së saj.

Në hapje të festivalit pati përpjekje për ndërprerjen e tij. Festivali që ka filluar të mbahet që nga viti 2014, prezanton filma, ekspozita dhe organizon debate për të afruar serbët dhe shqiptarët, thellësisht të ndarë që nga lufta e viteve 1998 – 1999.

Festivali organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim edhe me organizata nga Kosova.

Sipas organizatorëve, gjatë festivalit do të diskutohet mes tjerash edhe për procesin e bisedimeve Kosovë Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Para fillimit të festivalit, në një debat online, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se procesi i bisedimeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i vështirë e sfidues dhe si i tillë kërkon kompromise.

Ai i bëri këto komente në debatin e organizuar në kuadër të punimeve të Forumit të Beogradit për Siguri në të cilin morën pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ky forum mbahet nga viti 2011 dhe është nismë e organizatave joqeveritare në Serbi.

Zoti Lajçak tha se kompromisi nuk mund të jetë “fitore për njërën palë dhe humbje për tjetrën”, tha ai duke theksuar se përgjatë procesit po synohen tri qëllime në të njëjtën kohë.

“Së pari, për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet të dyja palëve. Së dyti, për të ndërtuar procese dhe zgjidhje të ardhshme bazuar në normat dhe vlerat evropiane dhe së treti, për të kontribuar në qëndrueshmërinë rajonale”, tha zoti Lajçak.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk është lehtë të flitet për qasje racionale sa i përket marrëveshjes as në Serbi e as në Kosovë.

“Kur flasim për zgjidhje kompromisi, nuk mund të jetë kompromis që Serbia ta njohe Kosovën e pastaj Kosova do ta njohë Serbinë. Neve nuk na duhet kjo. Ne jemi vend i njohur ndërkombëtarisht. Duhet një zgjidhje kompromisi dhe duhet të kuptoni pozicionin e Serbisë, që duhet të kujdesemi për serbët në Kosovë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se palët nuk po bisedojnë për ndonjë marrëveshje tregtare, por për një marrëveshje paqeje dhe në bisedime të tilla nuk mund të shtrohet çështja se kush humb e kush fiton.

“Është me rëndësi të njihet realiteti dhe që të dyja vendet do të fitojnë fqinjësinë e mirë, normalizimin e marrëdhënieve, që t’u mundësohet qytetarëve lëvizje e lirë, bizneseve të bëjnë tregti në kushte të barabarta. Kemi shumë çështje të hapura nga e kaluara, në radhë të parë çështjen e personave të zhdukur, por jemi të gatshëm të ulemi në tryezë për të arritur një zgjidhje afatgjate ndërmjet dy vendeve tona”, tha kryeministri Hoti.

“Administrata e presidentit Donald Trump do të mbetet e angazhuar në këtë rajon dhe ne do të përpiqemi të ndihmojmë partnerët tanë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Bisedimet Kosovë-Serbi rifilluan në korrik të këtij viti, por planet për vazhdimin e tyre muajin e kaluar dështuan për shkak të mospajtimeve rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Serbia ngulë këmbë që të diskutohet për këtë çështje të cilën Kosova e cilëson të mbyllur.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni debate për kosovën në beograd kosove debate për kosovën në beograd kosove

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen