LIVE UPDATES
Bota

Financial Times: Ballkani kthen sytë nga Kina dhe Rusia për vaksinat pas ‘braktisjes’ nga BE-ja

3 Shkurt 2021, 12:27 Nga DOSJA
Financial Times: Ballkani kthen sytë nga Kina dhe Rusia për vaksinat

Prestigjiozja Financial Times i ka kushtuar një shkrim rajonit të Ballkanit dhe faktit sesi po e menaxhojnë vendet situatën e COVID-19 dhe sigurimin e vaksinave. Ndër të tjera është shprehur dhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili është shprehur i zhgjënjyer nga BE-ja.

Shkrimi i plotë:

Ndërsa zemërimi ka përfshirë Bashkimin Europian për vonesat lidhur me procesin e vaksinimit kundër koronavirusit, Serbia ka arritur shkallën më të lartë të vaksinimit për frymë në Europën kontinentale.

Por, vendi ballkanik, një kandidat për anëtarësimin në bllok, nuk po përdor vaksinat e prodhuara në Perëndim. Në vend të kësaj, Serbia i është drejtuar kompanisë kineze Sinopharm duke u bërë vendi i parë europian që përdor vaksinat e saj dhe fqinjët duket se do të ndjekin shembullin e Beogradit.

“Bota ka goditur një ajsberg, si ”Titanik”-u, dhe të pasurit  po mbrojnë veten dhe të dashurit e tyre”, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç javën e kaluar duke justifikuar vendimin e tij për të blerë vaksina kineze dhe ruse, ndërsa negocionte gjithashtu edhe kontratat e miratuara nga BE-ja.

“Ne jemi duke u mbytur së bashku me ‘Titanik’-un. Unë nuk mendoj se ky është qëllimi i tyre, por thjesht kjo gjë nuk është e rëndësishme për ta”,- theksoi ai.

Megjithëse BE u ka siguruar 70 milionë euro gjashtë anëtarëve aspirantë ballkanikë për të blerë vaksinat, problemet e prokurimit në Europë nënkuptojnë që katër prej tyre ende nuk kanë marrë vaksina, edhe pasi vaksinimi ka filluar muaj përpara në vendet e tjera.

Të irrituar, disa prej tyre tani po hedhin sytë drejt Lindjes, nga Rusia dhe Kina për të siguruar furnizime. Disa zyrtarë paralajmërojnë se kjo gjë mund të dëmtojë gjithashtu besueshmërinë e BE-së në rajon.

“Dikush mund ta përdorë këtë situatë dhe të thotë se Kina dhe Rusia janë ato që po ndihmojnë në kohë të vështira, ndërsa qeveritë perëndimore po dështojnë”,- tha një zyrtar në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe nga shumica e udhëheqësve rajonalë, presidenti i Serbisë ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Pekinin dhe Moskën, paralelisht me procesin e pranimit të Serbisë në BE, të cilat kanë zemëruar Brukselin dhe Uashingtonin. Serbia, një vend me shtatë milionë banorë, ka marrë më shumë se një milion doza dhe Vuçiç tha të shtunën se një milion të tjera do të mbërrinin para fillimit të marsit.

Qasja e Beogradit po ndiqet edhe nga vende të tjera në rajon, që kishin besuar në planin e shpërndarjes së BE-së. Ata nuk prisnin të merrnin vaksina në të njëjtën kohë me vendet anëtare të BE-së, por ata prisnin një afat të caktuar për mbërritjen e tyre dhe tani ndihen sikur po braktisen.

Kosova fqinje dhe Bosnje-Hercegovina, si dhe aleatët e NATO-s, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nuk kanë marrë ende një dozë të vetme. Zyrtarët në Shkup dhe Podgoricë njoftuan javën e kaluar se do të blinin vaksina nga Rusia dhe Kina.

“Ne kërkuam vaksina nga Perëndimi për të treguar se ku bëjmë pjesë si vend dhe fillimisht përjashtuam mundësinë e negociatave me rusët dhe kinezët”,– tha një  zyrtar nga Maqedonia e Veriut për ”Financial Times”.

Por, ai shtoi se qeveria e tij e kishte gjithnjë e më të vështirë të justifikonte vonesat.

“Meqenëse vende të tjera në Europë si Hungaria po marrin vaksinën ‘Sinopharm’, do të ishte e vështirë t’u shpjegohej njerëzve pse po presim për ‘Pfizer’-in, ‘Moderna’-n dhe ‘AstraZeneca’-n”,– tha ai, duke iu referuar tre kompanive që prodhojnë vaksina të miratuara nga BE.

Ministrja e Shëndetësisë e Malit të Zi, Jelena Boroviniç Bojoviç tha se përveç një kontrate të nënshkruar kohët e fundit për 150 000 vaksina kineze, ajo do të kërkonte edhe 50 000 doza shtesë të vaksinës ‘Sputnik’.

Qeveria boshnjake tha në mes të janarit se do të fillonte negociatat me Moskën, Pekinin dhe ‘Pfizer’-in.

Dy vendet kishin pritur furnizimet e premtuara nga Covax, aleanca e vaksinave shumëpalëshe, por që vaksinat ende nuk kanë mbërritur. BE  kishte përjashtuar Ballkanin nga eksporti i vaksinave në vendet joanëtare.

”Por, paaftësia e bllokut për të dërguar edhe doza simbolike për anëtarët e tij aspirantë i zhgënjeu ata”, – sipas Adi Cerimagiç, një analist.

“Ata nuk prisnin ta merrnin vaksinën në të njëjtën kohë me vendet anëtare të BE-së, por ata prisnin një lloj afati, mbërritjen e tyre dhe tani ndihen sikur po braktisen”,– tha ai.

Sidoqoftë, mosbesimi historik ndaj Kinës dhe Rusisë në Shqipëri sërish fiton mbi zhgënjimin ndaj Europës. Tri dekada më parë, Shqipëria ishte një prej diktaturave më të ashpra të Europës, që për shumë vite ishte mbështetur nga Pekini.

Kryeministri Rama tha se do ta shmangë marrjen e vaksinave ruse apo kineze për shkak të hijeve të dyshimit. Por,  Rama thotë se ishte i zhgënjyer që vendi i tij, që u bashkua me NATO-n në 2009, nuk kishte marrë as doza simbolike përmes mekanizmave të BE-së.

Shqipëria filloi vaksinimin e punonjësve shëndetësorë me 970 vaksina nga BioNTech/Pfizer, të dhuruara nga një vend europian.

“Kur erdhi puna për shpërndarjen e vaksinës, u habita shumë”,- tha Rama për ”Financial Times” në një intervistë.

”Nuk është se Bashkimi Europian është në formën e tij më të mirë dhe se ai po na kthen shpinën. Është një rrëmujë e tërë… Dëmi që ai po i bën vetes është i madh”,- thotë ai.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinat ne ballkan vaksinat ne ballkan

Sondazh

Poll
Bota 3 Shkurt 2021, 11:14

KOSOVË-Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë se pret që në të ardhmen KFOR-i të ndalojë vizitat e politikanëve të Kosovës në veri. Kjo deklaratë ka ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet