LIVE UPDATES
Bota

Biden: SHBA po analizon mundësinë e sanksioneve kundër Mianmarit pas grushtit të shtetit

3 Shkurt 2021, 12:01 Nga DOSJA
Biden: SHBA po analizon mundësinë e sanksioneve kundër Mianmarit

SHBA- Presidenti Joe Biden tha të hënën se SHBA do të analizojë mundësinë e sanksioneve për të marrë “masat e duhura” në përgjigje të grushtit të shtetit në Mianmar.

“Për pothuajse një dekadë, populli i Mianmarit ka punuar për të krijuar kushtet për zgjedhje, qeverisje civile dhe një transferim paqësor të pushtetit,”– tha përmes një deklarate Presidenti Biden. Ai nënvizoi se Uashingtoni kishte hequr sanksionet kundër Mianmarit, gjatë tranzicionit të këtij vendi drejt demokracisë.

“Kthimi pas i këtij procesi do të kërkojë një analizë të menjëhershme të ligjive tona për sanksione, pasuar nga masat e nevojshme,”– thoshte deklarata, duke bërë thirrje për qëndrim të ngjashëm nga vende të tjera.

Shtetet e Bashkuara janë mes një numër qeverish, përveç Kombeve të Bashkuara, që kanë shprehur shqetësim lidhur me futjen e vendit nën kontrollin e udhëheqësve ushtarakë dhe kanë bërë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë.

Disa orë pasi ushtria e Mianmarit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të hënën, ende ka plot të panjohura për ngarjet dhe shkakun.

Ndërprerja masive e komunikimit, vendosja e orës policore dhe kufizimet e mëparshme në përgjigje të pandemisë kanë reduktuar qasjen e qytetarëve të Mianmarit tek informacioni.

Të hënën në mëngjes, një komunikatë e transmetuar nga kanali televiziv nën kontrollin e ushtrisë njoftoi se kishte pasur “mashtrime të tmerrshme në listat e votuesve në zgjedhjet e përgjithshme, gjë që bie ndesh me garantimin e një demokracie të qëndrueshme”.

Deklarata thoshte se mashtrimet në zgjedhjet e nëntorit kishin çuar në protesta dhe akte të tjera që kërcënonin sigurinë kombëtare dhe se zyrtarët po shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin për një vit “për të realizuar një kontroll të listave të votuesve dhe për të marrë masa”.

Shërbimi i Zërit të Amerikës në gjuhën birmaneze bisedoi me ligjvënës dhe qytetarë në vend. Edhe udhëheqja e re ushtarake u kontaktua për të komentuar, por nuk reagoi.

Zin Mar Aung, Ligjvënëse, aktiviste për të drejtat e grave dhe aktiviste politike

“Kjo nuk është shenjë e mirë për demokracinë. Duam të ecim përpara dhe kjo nuk ndihmon për ripajtimin kombëtar dhe për forcimin e demokracisë. Në fakt është irrituese. Nuk është shenjë e mirë për vendin dhe për komunitetin demokratik në botë, ndërkohë që vendi ynë përpiqet të angazhohet me botën. Situata kërkon vëmendje të kujdesshme. Ne tani ndjehemi si pengje”.

Bo Kyi, Shoqata Për Ndihmë ndaj të Burgosurve Politikë

“Publiku është shokuar. Ky është lajm i keq për pjesën më të madhe të popullit, por lajm i mirë për një grusht njerëzish. Fati i vendit tonë po shkon në drejtim të gabuar. Eshtë tronditëse që ushtria të interpretojë Kushtetutën e 2008 si t’i dojë qejfi. Destabiliteti politik nuk është i dëshiruar nga shumica e njerëzve, vetëm nga disa. Dëshira e njerëzve duhet respektuar dhe jo injoruar në këtë mënyrë”.

Aye Thaung, President, Zona Industriale Shwe Lin në Jangon

“Ne në komunitetin industrial kemi shqetësime se pagesat për punonjësit këtë javë mund të hasin në probleme, pasi bankat janë të mbyllura. Disa fabrika përdorin kreditë dhe kartat bankare për pagesa dhe tani me ndërprerjen ose ngadalësimin e internetit, ka mungesa dhe probleme në sistemin e pagesave. Në orët e para të ditës ka pasur dyndje në dyqane për blerje të nxitura nga paniku gjë që ka çuar në rritje të çmimit të orizit dhe mallrave të tjera. Jemi të shqetësuar për familjet e varfra”.

Thet Hnin Aung, Industritë e Mianmarit; Federata Sindikaliste e Shërbimeve Artizanale

“Kemi dëgjuar shqetësime nga pronarët e fabrikave, të cilët kanë dërguar punonjësit në shtëpi pas njoftimit të ushtrisë. Por ende nuk është e qartë se cilat fabrika janë mbyllur. Thanë thjeshtë se operacionet janë pezulluar. Me sa kemi parë, shumë fabrika vazhdojnë punën”.

Kaung Htet, ish-praktikant në Zërin e Amerikës, njoftoi se është arrestuar nëna e tij, Daw Yee Yee Cho, ministre e planifikimit dhe financave për rajonin Tanintharyi në jug të vendit. Ajo u arrestua së bashku me të gjithë kabinetin. “Aktivistë të njohur u arrestuan. Nëna u arrestua në shtëpi në 5:30 të mëngjesit. Në të gjithë zonën patrullojnë grupe policore e ushtarake,” tregon ai.

Marrë nga VOA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grusht shteti ne mianmar joe biden grusht shteti ne mianmar joe biden

Sondazh

Poll
Bota 3 Shkurt 2021, 11:14

KOSOVË-Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë se pret që në të ardhmen KFOR-i të ndalojë vizitat e politikanëve të Kosovës në veri. Kjo deklaratë ka ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë