LIVE UPDATES
Aktualitet

Firmosi me Ballukun, kush është Roberto Russo, përfaqësuesi i kompanisë italiane që do ndërtojë hekurudhën, zarfi me pa

3 Shkurt 2021, 19:12 Nga DOSJA
Firmosi me Ballukun, kush është Roberto Russo, përfaqësuesi

TIRANË– Roberto Russo, një nga dy përfaqësuesit e degës së kompanisë italiane INC S.P.A me të cilën ministrja Belinda Balluku firmosi sot kontratën për ndërtimin e hekurudhës Tiranë- Durrës, është një person i përfshirë në tentativa korrupsioni.

Në një status në Facebook, aktorja Inida Kreuz e njohur ndryshe si Zhaku ka dhënë indicjen për hetimin e Roberto Russos.

Ministrja Balluku, nënshkroi sot një kontratë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë- Durrës me firmën italiane INC S.P.A, me administrator Claudio Dogliani ( detajet i gjeni në linkun: http://opencorporates.al/sq/nipt/l91330024u). Kjo kompani ka edhe një degë në Shqipëri, e cila ka dy përfaqësues dhe njëri prej tyre quhet Roberto Russo https://ëëë.dnb.com/business-directory/company, për të cilin në vitin 2014 gazeta „ La Reppublica“ kishte një artikull, ku zotëria në fjalë, përfshihej në një tentativë për korrupsion të zyrës së hekurudhave Italiane në Palermo:https://palermo.repubblica.it/cronaca/2014/06/15/neës/passante_ferroviario_inchiesta_su_una_mazzetta-89048641/. Konsorciumi Sis dhe Inc S.P.A janë subjekte të hetuara edhe nga institucionet italiane, ku shpesh herë kanë marrë fonde dhe punë publike dhe kanë zhvilluar aktivitet të dyshimtë: https://latinatu.it/autostrada-roma-latina-indagati-il-consorzio-sis-e-i-vertici-per-omicidio-colposo/U bëj thirrje gazetarëve dhe prokurorisë të hetojnë!”– shkruan Kreuz.

Firmoset kontrata për ndërtimim e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe arteries Tiranë-Rinas! Balluku: Gati, verën e vitit 2023, për 12 minuta shkoni në aeroport!

Në një link që Zhaku ka bashkëngjitur në postimin e saj shkruhet për përfshirjen e këtij përfaqësuesi të kompanisë në një tentativë për korrupsion të zyrës së hekurudhave Italiane në Palermo. Konsorciumi Sis dhe Inc S.P.A janë subjekte të hetuara edhe nga institucionet italiane, ku shpesh herë kanë marrë fonde dhe punë publike dhe kanë zhvilluar aktivitet të dyshimtë.

Konkretisht në vitin 2014, ‘La Republica’ shkruan për hetimin e korrupsionit, pas gjetjes së një zarfi me para në një prej zyrave të kompanisë në fjalë që ka marrë përsipër edhe projektin në Shqipëri. pas gjetjes së zarfit, topografi Roberto Russo u pushua nga puna.

Prefektja Francesca Cannizzo gjithashtu i kërkoi DIA-së të kryente kontrolle, për të zbuluar çdo infiltrim mafioz në konsorciumin që po kujdesej për punimet. Por disa ditë pas ‘rrufesë’, nga një rastësi e çuditshme, Hekurudhat kërkuan nga SIS që të transferonte kujtesën historike të vendeve të ndërtimit nga Palermo, topografit Roberto Russo. Dhe kështu ndodhi. 

Në fakt, në vitin 2012 pas disa hetimeve nga DIA në Palermo u arrestua sipërmarrësi Andrea Impastato, njeriu i klanit që furnizoi çimenton për kontratën e firmosur. Russo, nuk ishte hetuar kurrë.

Repubblica e kërkoi për ta pyetur dhe ai tha: “Ekziston një komplot kundër meje. Hekurudhat nuk mund të thonë se nuk e dinin për kthimin tim në Palermo, vitet e fundit ne kemi shkëmbyer qindra e-mail. Dhe ndërkohë, pas dy vitesh, unë jam duke pritur në Torino që të vendoset për seancën dëgjimore për të diskutuar ankesën time. Isha unë që e mbaja mafien jashtë kontratës.”

I pyetur për zarfin me para, Russo tha: Unë nuk e di se për çfarë po flet, disa gjëra nuk janë në kostumin tim. Për Krishtlindje, unë dhashë vetëm dy stilolapsa Montblanc, madje as me vlerë të madhe”.

Ndërsa në janar të vitit 2020, “Latinatu.it” shkruan për një tjetër hetim.

Prokuroria Publike e Vicenza me zëvendësprokurorin Angelo Parisi, hapën një hetim që ka zgjatur për katër vjet pas ndërtimit të Pedemontana Veneta, autostrada e Rajonit Veneto. Puna ishte kontraktuar nga ndërtuesit Dogliani të Torinos, gjithashtu në këtë rast, si për autostradën me pagesë Romë-Latina , në partneritet me Consorzio Stabile Sis së bashku me Sipal, Inc dhe Sacyr Construçìon , gjigandi i infrastrukturës Spanjolle.

Konsorciumi Sis, siç dihet, kishte fituar tenderin për ndërtimin e autostradës me pagesë Romë-Latina, projekti më i debatuar në provincën Pontine. Më pas, Këshilli i Shtetit, në Shtator 2018, anuloi tenderin, duke shënuar, me këshillën e Bankitalia, planin ekonomiko-financiar si të paqëndrueshëm pasi që, në thelb, subjekti fitues (Consorzio Sis), për mënyrën se si ishte strukturuar financimi i projektit nga Autostrade del Lazio nuk do të kishte garantuar kthimin e parave publike (afërsisht një miliard euro) .

Episodi që përfundoi duke hetuar 14 subjekte, duke përfshirë Consorzio Sis dhe Inc Spa, dhe përfaqësuesit ligjorë, Claudio Dogliani, kryetari i bordit të drejtorëve Sis, Matterino Dogliani dhe CEO, Hevia Jaine Dominguez, daton në 19 Prill 2016 kur drejtuesi i vinçit Sebastiano La Ganga (punonjës i Inc spa), u gjet i vdekur në tunelin shtatë kilometra të Malo-Castelgomberto, me 32 tonë gurë sipër.

Përveç menaxherit të lartë të Konsorciumit Sis, u hetuan edhe menaxheri i faqes Luigi Cordaro, Ferruçio Barbiero (Sis, shefi i punëve të ndërtimit të tunelit), Roberto Bonomi (menaxher i punëve për koncesionarin Superstrada Pedemontana Veneta), Massimiliano Buzzi (siguria e sitit), Adriano Turso (menaxher i ndërtimit SPV) dhe asistent i faqes Fabio Saretta. Për sondazhet gjeologo-gjeoteknike, janë hetuar Carlo Alessio (drejtor i Ak Ingegneria Geotecnica), drejtoresha operative gjeoteknike Cristiana Beneggi (drejtori operativ ekspert gjeoteknik për Spm Engineering) dhe Cataldo Li Puma, punonjës i Spal spa.

Pas fillimit të hetimit, të përcaktuar si shumë i ngadaltë nga Koordinimi i Veneto Pedemontana Alternativa ( Covepa ), i cili ka vite që vëzhgon punimet e autostradës Veneciane, doli që materiali i përdorur për punimet nuk kishte e markës që tregohej në specifikimet e kontratës. Për këtë arsye, kantieri i ndërtimit u sekuestrua deri në Nëntorin e vitit 2019 dhe ngadalësoi punimet.

Pas këtyre dy episodeve ndër vite në lidhje me kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin ehekurudhës në Shëipëri, pyetja që na lind është kjo: A është në dijeni të këtyre fakteve qeveria shqiptare? A i kanë lexuar këto dy episode hetimi nga prokuroria italiane në lidhje me kompaninë me të cilën firmosi sot?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku kontrata per ndertimin e hekurudhes ne shqiperi roberto russo belinda balluku kontrata per ndertimin e hekurudhes ne shqiperi roberto russo


Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Shkurt 2021, 17:41

TIRANË– Drejtuesit e grupit kriminal që u shkatërruar nga një operacion masiv në drejtimin e Europol ishin shqiptarë. Dosja.al ka zbardhur detaje nga skema...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet