“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, GJKKO dënon me mbi 34 vite burg 11 të akuzuarit, mes tyre dhe vëllanë e motrën e ish-d
3 Shkurt 2021, 18:57Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot dënimet për të përfshirit në tjetërsimin e pronave në Shëngjin, fraksion i dosjes 339. Në total, GJKKO dënoi me më shumë se 34 vite burg mbi 11 të akuzuarit që kanë dalë para gjykatës, mes tyre edhe vëllai e motra e ish-deputetit Arben Ndoka, Xhevi dhe Mimoza Ndoka.
Konkretisht Dosja.al ka mësuar se Xhevi Ndoka është dënuar me 6.8 vite burg, ndërsa Mimoza Ndoka 1.4 vite burg me kusht, një dënim alternativ që kushtëzon personin e dënuar të mos kryejë asnjë vepër penalë gjatë periudhës së caktuar, në të kundërt, mund të kthehet të vuajë të gjithë dënimin në qeli.
Në këtë dosje të përfshirë kanë qenë dhe vetë ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe xhaxhai i tij, Gjok Ndoka, për për ish-deputetin, Gjykata e Lezhës hoqi masën e ‘arrestit të shtëpisë’. Arben Ndoka do të hetohet veçmas nga togat e zeza të Lezhës, pasi GJKKO-ja shpalli moskompetencë dhe vijoi me pjesën tjetër të grupit.
DËNIMET NGA GJKKO
Xhevi Ndoka perfundimisht 6.8 Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj me kusht Emanuel Gjura 4.8 vjet
Zef Lazri 8 muaj Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj Luigj Paloka 4.8 vjet me kusht Paulin Simoni 3.4 vjet Vlash Gaxulli 2 vjet me kusht Genc Zeneli 2 vjet me kusht Kol Lleshi 2 vjet me kusht Marjeta Perskura 1.4 vite me kusht
Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, u ndalua në pasditen e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka e dhjetë persona të tjerë. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.
Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj i dënuar me katër vite burg. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VAU I DEJËS- Banorët në Malin e Jushit, në Bashkinë Vau i Dejës, kërkojnw vëmendjen e shtetit për shkak të situatës të përmbyteve që ka përfshirë zonën pre...
Aktualitet 3 Shkurt 2021, 17:41
TIRANË– Drejtuesit e grupit kriminal që u shkatërruar nga një operacion masiv në drejtimin e Europol ishin shqiptarë. Dosja.al ka zbardhur detaje nga skema...
TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar se dita e nesërme pritet të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku prezente dot jenë e...
ELBASAN– Në rrugët dhe trotuaret e Elbasanit po gjenden çdo ditë e më tepër, zogj të ngordhur, kryesisht pëllumba. Në videon e publikuar nga A2CNN, shihe...
FIER– Ata janë dy persona, të moshës 20-25 vjeç. Dosja.al ka mësuar se dëshmitë e mbledhura nga grupi hetimor kanë ndihmuar hetuesit të ndërtojnë identik...
Aktualitet 3 Shkurt 2021, 16:09
KLOS – Familja Pjetri në fshatin Rripë të Klosit, përballet çdo ditë me vështirësinë e jetesës. Në një video të siguruar nga Abcnews, shihet se fam...