LIVE UPDATES
Ekonomi

Fiskalizimi/A do ketë gjoba pas 1 janarit?! Dhamo: Të shtyhet afati!

9 Dhjetor 2021, 06:08 Nga DOSJA
Fiskalizimi/A do ketë gjoba pas 1 janarit?! Dhamo: Të shtyhet afati!

Nga 1 janari 2022 kur përfundon afati i aktit normativ për mosvendosjen e gjobave, procesi i fiskalizimit nuk do të funksionojë i plotë.

Vetëm disa javë para përfundimit të periudhës të mosaplikimit të gjobave janë fiskalizuar 45% e bizneseve. Sipas të dhënave të përditësuara të administratës tatimore deri tani rezultojnë të fiskalizuar 54,504 biznese. Detyrimin për t’u fiskalizuar e kanë 120,000 subjekte, 90,000 prej tyre janë tatimpagues të vegjël.

Për shkak të numrit të ulët të bizneseve të fiskalizuara dhe problematikave të pazgjidhura për portalin SelfCare, kontabilisti Sotiraq Dhamo thotë se të dyja palët janë në diskutime për shtyrjen e periudhës tranzitore. “Nuk mbetet zgjidhje tjetër, sepse janë një numër i madh kompanish, si biznes i madh dhe i vogël që ende nuk kanë aplikuar për certifikatë elektronike. Janë ende edhe 65,000 biznese të pafiskalizuara që nuk do të mund të arrijnë të fiskalizohen brenda këtij viti. Gjithashtu janë një sërë problemesh që administrata tatimore nuk u jep dot përgjigje, pasi edhe konsulenti i projektit nuk po u përgjigjet. Kapacitet e administratës tatimore mungojnë për të mbështetur problematikat teknike e krijuara. Për këtë periudhë prove duhej të zbatohej projekti pilot vetëm për një numër të caktuar biznesesh, jo për të gjitha subjektet, siç po ndodh. Kjo situatë do të vazhdojë edhe vitin tjetër, të paktën deri në muajin qershor 2021, për t’u regjistruar të gjitha bizneset”.

Arsyet e mosfiskalizimit të bizneseve, sidomos biznesit të vogël sipas kontabilistit Sotiraq Dhamo janë të shumta, duke nisur që nga kostoja, shmangia e kontrolleve për evazion dhe mosnjohja e aktit normativ për mosvendosjen e gjobave. “Kjo është një reformë që kryhet për herë të parë në vend. Disa biznese kanë frikë, duke qenë se është një proces i ri që zbatohet dhe kjo do t’i pengojë për të vazhduar evazionin. Për këtë arsye bëjnë rezistencë. Kostot e ndryshimit të sistemit dhe konsulenca për zbatimin e tij janë kosto që duhet të paguajë biznesi. Kjo është një tjetër arsye përse bizneset ngurojnë të fiskalizohen. Në kahun tjetër edhe akti normativ për vendosjen e gjobave është keqkuptuar nga shumë subjekte, duke menduar se fiskalizimi nis zbatimin më 1 janar 2022.”

Po si do ndikonte shtyrja e afatit të mospalikimit të gjobave? Kontabilisti Dhamo përsërit që kjo masë të mos kthehet në bumerang për bizneset duhet të vendosen afate për aplikimin. “Për bizneset që nuk aplikojnë për pajisjen me certifikatë elektronike, pra që shkelin ligjin duhet të aplikohen gjoba. Masa administrative nuk duhen të vendosen te ata që bëjnë gabime gjatë deklarimeve. Procesi i fiskalizimit nuk është i gabuar, ndaj duhet vazhduar. Aktualisht rezultojnë të pafiskalizuara edhe shumë biznese të mëdha, pasi kur sistemi nuk funksionon siç duhet, ka gabime, çështje të pazgjidhura, fatura të dubluara rriten kostot, rritet pasiguria për shifrat e deklaruara”, nënvizon Dhamo.

Procesi i fiskalizimit nisi më 1 janar 2021 fillimisht me bizneset e mëdha që kryejnë transaksione pa para në dorë me entet publike. Nga 1 korriku nisi faza për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve. Faza III e procesit nisi nga 1 shtatori me përfshirjen e bizneseve të vogla./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi procesi i fiskalizimit fiskalizimi procesi i fiskalizimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj