LIVE UPDATES
Politike

Fitoi Shkodrën, Bardh Spahia falenderon qytetarët: Do ta bëjmë qytetin vend më të mirë

9 Mars 2022, 20:56 Nga DOSJA
Fitoi Shkodrën, Bardh Spahia falenderon qytetarët: Do ta

SHKODËR- Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Bardh Spahia ka falenderuar qytetarët që e mbështetën në zgjedhjet e 6 marsit. Me anë të një postimi në Facebook, Spahia shkruan se përgjegjësia që ai ndjen nga votuesve dhe qytetarëve të Shkodrës është e madhe dhe se do të bëj çmos për të përmbushur detyrat e tij. Në status, Spahia shtoi se bashkë ata do ta bëjnë Shkodrën një vend më të mirë, duke theksuar se përkujdesi do të jetë i njejtë si për demokratët po ashtu edhe për qytetarët që nuk e votuan.

Postimi i Plotë:

FALEMNDERS! Në përfundim të kësaj gare plot emocione të forta, dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë për çdo bashkëqytetarë që më besoj me votë drejtimin e Bashkisë Shkodër, në këtë vit mandat! Ishte ai bashkim i jashtëzakonshëm zemrash misionare, që frymoi ditë pas dite shpresën për ndryshim, duke sjellë fitoren tonë të përbashkët për Shkodrën tonë. Çdo votë mbështetëse të 6 Marsit e ndjej si përgjegjësi të fortë, si vullnet për të përmbushur shpresat e bashkëqytetarëve të mi, për ta bërë Shkodrën, vendin ku mund të jetohet mirë, me punë dhe dinjitet.

E këtë do ta bëjmë edhe me ata që nuk më votuan, sepse siç e kam thënë edhe gjatë fushatës, Shkodrën e kemi të gjithë bashkë. Është krenaria jonë! Kjo fitore është shprehje e qartë e besimit për ndryshimin, që nisi nga Shkodra, e që do të vijojë edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë. Është dëshmia më e pastër, se liria është një vlerë e panegociueshme dhe qëndresa ndaj të keqes mbetet një mision, që trashëgohet në Shkodër. Nuk ishte një betejë e lehtë, përballë një regjimi që ka kapur çdo pushtet. Këtë e provoi direkt secili nga kandidatët e opozitës së vërtetë, “Shtëpisë së Lirisë”.

Për më tepër, ishtë një garë që u zhvillua në kushte të pazakonta, e aspak të dëshirueshme për Partinë Demokratike, me rrugëtimin e të cilës jam rritur e formuar. Por motivimi ishte i lartë, njëlloj si fryma e krijuar nga lëvizja e Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe koalicioni që e përfaqësoi në këto zgjedhje, “Shtëpia e Lirisë”. Mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin për këtë fitore! Kjo fitore na tregoi se ne jemi shumica e në rrugën e duhur! Bashkimi i njerëzve të lirë gjeneron frymë dhe është garanci për fitore. Shkodra e dha këtë leksion demokracie, prandaj dera është e hapur për rikthimin e të gjithë atyre, që e gjejnë ende veten tek vlerat e lirisë, zgjedhjes e meritës, por edhe të kujtdo tjetër, që dëshiron të na bashkohet në këto parime.

Një falenderim i posaçëm i shkon ekipit tim të fushatës, të rinjtë me energji shpërthyese, që nuk janë dorëzuar asnjëherë krah meje, në betejat shumëvjeçare për Partinë Demokratike, e që punuan fort për fitoren e 6 Marsit! Jeni më të mirët! Familjes sime, bashkëshortes, fëmijëve, nënës, vëllezërve e motrave, u jam mirënjohës e u mbetem borxhli si gjithmonë, prej ditës së parë kur kam hyrë në politikë. Jam me shumë fat që ju kam!
Tani është koha e punës, në interes të Shkodrës e banorëve të saj!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bardh spahia zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit