LIVE UPDATES
Aktualitet

Fiton gjyqin për pronën e tij… por gjykata i “zhduk” dokumentet

10 Korrik 2020, 21:15 Nga DOSJA
Fiton gjyqin për pronën e tij… por gjykata i

SHKODËR– Problematika e radhës e ka drejtuar emisionin “Stop” këtë herë në Shkodër. Gjon Shkambi ka një pronë ndërtesë plus truall në Shkodër që ia kanë uzurpuar. Ai i është drejtuar gjykatës, ku ka fituar në shkallën e parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit.

Pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën  e Gjonit. Prokuroria prej 5 vitesh nuk del në një përfundim. Prokurori i çështjes, E.L thotë se është kryer një akt ekspertimi dhe është caktuar një ekspert, por ky i fundit u bë drejtor dhe çështja ka ngecur prapë.

Gazetarja e emisionit i është drejtuar Gjykatës së Apelit ku ka kërkuar informacion nga kryesekretarja.

Gazetarja: Ky është vendimi i apelit, ku paditës është Gjon Shkambi. Më intereson të di dosjen e tij, se çfarë aktesh ekspertimi kanë ardhur nga Gjykata e Shkallës së Parë për këtë çështje?

Kryesekretarja: Në lidhje me këtë vendim?

Gazetarja: Po! Ku është?

Kryesekretarja: Atëherë, dosja nuk është tek ne. Ne e kena çu në Gjykatë të Rrethit. Gjoni, mos është bë në Gjykatë të Lartë, rekurs?

Gjon Shkambi:Denoncuesi: Jo, jo!

Kryesekretarja: Atëherë në Gjykatë të Rrethit. Çfarë dokumentacioni të them unë, gjyqi është bërë në 2018-ën, mundesh me e verifiku dosjen në Gjykatë të Rrethit.

Gazetarja: Nuk e ka një kopje të dokumenteve këtu?

Kryesekretarja: Vetëm vendimi. Ja, ky vendim, që ke, është dhe tek ne, se dosja kthehet në Gjykatë të Rrethit.

Më tej gazetarja i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së parë.

Kancelarja: Në momentin, që dosja është e qepur, e quajmë ne të adminstruar, sepse në rastin, që kam kthyer unë përgjigje është në 2018-ën, ndërsa vendimi është dhënë në 2015-ën. Unë kam kontrolluar dosjet në momentin, që nuk e kam gjetur. Unë kaq mbaj përgjegjësi.

Gazetarja: A është detyrim i sekretares së gjyqëtarit, që të mbajë proces-verbalin dhe një kopje të saj, ta vendosë në dosje?

Kancelarja: Absolutisht, që proces-verbali kapet në dosje. Thjesht është çështje harresash. Në përceptimin tim, duhet të jetë harruar pa dasht me pa keqdashje, pa dasht me verifiku atë substancën, që thoni ju, sepse në sistem unë e kam e kam të hedhur. 30.03 ishte data e parë.

Gazetarja: Pra në sistem është e hedhur, por që Gjykata e Apelit, nuk është se ka akses në sistem.

Kancelarja:Po edhe sikur të ketë akses, juridikisht …

Gazetarja: Duhet fizike aty!

Kancelarja:Ajo e nënshkruara, e admnistruara.

Gazetarja: Po 30.04.2015?

Kancelarja:Nuk më del fare.

Më pas ka qenë vetë Gjon Shkambi i cili ka bërë një takim me Prokurorin e çështjes.

Prokurori Ermir Lelçaj: U kry një akt-ekspertimi, më saktë është bë një vendim ekspertimi dhe është caktu një ekspert. Eksperti, gjatë kohës, që ne çuam, u bë drejtor. Ka qënë ai, Lad Ikonomi, duhet ta kesh njohur, ka qenë në Shkodër dikur ekspert, tani u bë drejtor. Në momentin, që është bërë drejtor, ata nuk kanë të drejtë me bë akte ekspertimi dhe e kanë kthyer mbrapsht vendimin. Tash kena çu dhe një vendim tjetër.

Marrë nga Tvklan.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermir lelçaj gjon shkambi ermir lelçaj gjon shkambi

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Korrik 2020, 20:47

TIRANË– Piktori Gazmend Leka ka bërë një apel në lidhje me vendet se ku duhet të ishin varrosur Azem dhe Shote Galica, dy luftëtarët e lirisë. I ftua...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri