LIVE UPDATES
Politike

Bushati kundër marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut: Nuk u shërben shqiptarëve atje

3 Shkurt 2020, 18:17 Nga DOSJA
Bushati kundër marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut: Nuk u

TIRANË- Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, nga Kuvendi i Shqipërisë u shpreh kundër marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut për Qendrat Kulturore. Në fjalën e tij para deputetëve, Bushati u shpreh se kjo marrëveshje nuk i intereson shqiptarëve në Maqedoni dhe kësijoj nuk duhet të miratohet.

Sipas tij miratimi i kësaj marrëveshjeje do ishte njësoj si të shkoje tek për të marrë një kostum për dy persona të ndryshëm. “Gabimisht me këtë marrëveshje mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare dhe statusin e komunitetit shtet formues që janë shqiptarët në Maqedoni. Kjo është shqetësuese pavarësisht progresit që është bërë në respektimin e të drejtave në shtetin fqinj. Është njësoj si të shkosh tek rrobaqepësi për të marrë një kostum për dy persona të ndryshëm”, tha Bushati.

FJALA E PLOTË

Kjo është një marrëveshje për të cilën më duhet të them që në krye të herës, se në rast se do të thellonte më tej bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, besoj se do ti shërbente sado pak klimës së bashkëpunimit të vendosur nder vite. Nuk besoj se ka ndonjë koleg këtu në sallë që të ketë pikëpyetje për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal. Për të hequr çdo lloj pikëpyetje apo çdo lloj meraku më duhet ta them që në fillim që Shqipëria ka qenë mjaft zemërgjerë me Maqedoninë e Veriut. Është ndër vendet e para që në atë kohë ka njohur pavarësinë e Maqedonisë, pavarësisht problematikës së madhe që kishte për çështjen e emrit, bllokadës në OKB e kështu me radhë. Është vendi i parë nga fqinjët që në programet e njëpasnjëshme të Shqiptarëve, ka qenë e shkruar qartazi angazhimi i Shqipërisë për pacenueshmërinë e integritetit territorial të fqinjit. Është vendi i parë që ka ratifikuar në këtë parlament marrëveshjen për Anëtarësimin e fqinjit tonë në NATO. Thënë shkurt e troç, pavarësisht se në 1/3 e vendit fqinj jetojnë shqiptarë, pavarësisht problemeve që ata mund të kenë pasur apo sfidave ndër vite, politika shqiptare ka qenë e pandryshueshme përsa i përket raportit me Maqedoninë e Veriut.

Cili është shqetësimi që unë e kam ngritur dhe në Komisionin e Politikës së Jashtme? Gabimisht me ketë marrëveshje mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare, ( ne kemi njohur 9 të tilla me ligjin e miratuar në Kuvend “Për pakicat”), me statusin e komunitetit shtet formues që janë Shqiptarët në Maqedoni. Ky nuk është thjeshtë një dallim politik, sepse kjo është një çështje shqetësuese edhe sot që flasim, pavarësisht progresit të madh që është bërë përsa i përket avancimit të drejtave të Shqiptarëve në vendin fqinj. Pozicioni i Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është i dallueshëm edhe përkundrejt pozicionit të shqiptarëve në Mal të Zi, Luginën e Preshevës, apo kudo ku jetojnë shqiptarët. Prandaj është i rëndësishëm që ky dokument të paktën të shoqërohet me një plan zbatimi të qartë për të adresuar një pjesë të këtyre shqetësimeve që besoj ngrihen me të drejtë.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ia kanë dalë me të gjitha mjetet e mundshme që të konsolidojnë pozitën e tyre shtet formuese në shoqëri. Nuk janë minoritet. Nuk mund të vendosim shenja barazimi. Të gjitha qeniet janë të barabartë, meritojnë trajtim dinjitoz dhe të barabartë, por është si të shkosh tek rrobaqepësi dhe të marrësh një kostum për dy madhësi të ndryshme. Këtu është edhe meraku kryesor. Nga kjo rrjedhin dhe instrumentet që ne kemi në dispozicion. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë çarë rrugën e tyre me shumë sakrifica për përfaqësimin politik, për identitetin kombëtar, për përdorimin e gjuhës shqipe. Prandaj mendoj se një qendër kulturore apo një qendër informative nuk i jap vlerë të shtuar shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

 

Le të mos harrojmë. Ka një Institut për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve në mes Çarshisë prej 20 vjetësh. Nuk e di se çfarë mund ti ofrojmë në një bibliotekë, në një sallë të vogël leximi në ambientet e një ambasadës, Shqiptarëve që kanë të paktën tre universitete shqip atje, dy apo tre televizione kryesore që kanë vite që flasin shqip. Shqiptarëve të cilët falë asaj, që shumë prej jush e kritikuan, platformën e partive politike shqiptare dhe që ne e mbështetem, sot mund të flasin shqip në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, mund të flasin shqip në qeveri dhe mund të kryejnë procedurat gjyqësore në shqip. Kjo është një marrëveshje klasike nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare që ne mund ta përdorim me Ukrainën për shqiptarët që jetojnë atje për të mos u shuar. Kjo është një marrëveshje klasike që ne mund ta përdorim me shqiptarët që jetojnë në Australi, por jo me Shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, jo me Shkupin, i cili ishte një nder katër vilajetet kryesore kur ishim nën perandorinë Osmane. Jo me Shqiptarët e Maqedonisë që na kanë dhënë Ministrin e parë të Mbrojtjes në qeverinë e Ismail Qemalit që e ka ndikuar jetën tonë politike e kulturore për të ardhur tek ditët e sotme me Arbër Xhaferri, e kështu me radhë.

Mendoj që ne nuk duhet të japim imazhin e gabuar dhe as mesazhin e gabuar as me një supremaci përkarshi fqinjit tonë të mirë me të cilin duam të kultivojmë marrëdhënie edhe më të shkëlqyera. Nga ana tjetër, nuk mund të bëjmë marrëveshje këtu që nuk i shërben në radhë të parë interesave të Shqiptarëve që jetojnë atje dhe nuk i vlejnë shqiptarëve që jetojnë atje. Kjo është një çështje e vjetër e trajtuar në dosjen time edhe si ish-ministër i jashtëm. Nuk është një çështje kulturore. Më besoni këtë që po Ju them. Çështjet kulturore ne i trajtojmë me Atashe kulturor. Kemi një situatë tjetër me një vend partner strategjik në rajon. Çështjet me karakter kulturor janë detaje që bëhen me kalendarë të përbashkët kulturor, programe, buxhete të përcaktuara, grupe pune, etj. Por, kjo është një çështje, para së gjithash politike dhe meriton një trajtim politik. Ne mund të ngjiremi këtu nga mëngjesi deri në darkë dhe të themi që ata janë komunitet shtet formues, por me këtë marrëveshje unë kam frikë se nuk u ofrojmë një gjë të tillë dhe nuk avancojmë në të drejtat e tyre.

Rruga politike që kemi ndjekur, bashkëpunimi me partnerët strategjikë dhe mbi të gjitha, djersa që kanë derdhur ata vetë për të fituar këtë status, duhet të na bëjnë ne të gjithëve më të përgjegjshëm kur e trajtojmë këtë çështje. Disa herë më të përgjegjshëm kur e trajtojmë ne dhe nuk është mirë që dikush nga komuniteti shqiptar atje të tallet me ne apo ta trajtojë këtë çështje në mënyrë cinike persa kohë që nuk ka një vlerë të shtuar. Kjo është si i të thuash Institute Italian i Kulturës, Instituti Cervantes, Aleanca Franceze, Instituti Goethe, që bëhen për të promovuar kulturën nëpër vende të ndryshme, për të zgjeruar rrezen e veprimit, apo vende ku ka minoritete të cilat mund të shuhen apo të jenë vulnerabel. Por, jo në vendet ku flitet shqip në parlament kryetari i parlamentit është shqiptar. Unë jam i bindur që të punojmë së bashku, parlament, qeveri, ministri institucione përkatëse dhe të kemi mundësi të paktën në procesin e zbatimit ta shoqërojmë me instrumente. Të përfshijmë partitë politike shqiptare atje, akademinë e shkencave, të përfshijmë botën e intelektit shqiptar në Shkup, por jo vetëm, për të na dhënë mësimet e duhura që mund të mos jenë në radarin tonë, sepse po jetojmë kohë jot ë lehta.

Meqenëse jemi tek shqiptarët që jetojnë në rajon, unë përfitoj nga rasti të përshëndes Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, LVV-në dhe LDK-në. Sot është një ditë e shënuar besoj për Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Pavarësisht rezistencave të mëdha, pakënaqësive, mënyrës së keqkuptimit apo keqinterpretimit që ka shoqëror këtë proces gjatë gjithë kësaj kohe. Si çdo lindje dhe lindja e këtij koalicioni ishte e vështirë, por është një koalicion që meriton respektin dhe mbështetjen e Tiranës, jo vetëm Tiranës zyrtare, por gjithë Tiranës politike për vendimet e mëdha që do duhet të merren. Sepse politika kombëtare kërkon disipline strategjike dhe ne shqiptarët nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast këtë gjë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushatit marreveshja me maqedonine e veriut seancë plenare 3 shkurt 2020 ditmir bushatit marreveshja me maqedonine e veriut seancë plenare 3 shkurt 2020

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën