LIVE UPDATES
Ekonomi

Flluska e ndërtimeve pa kriter largon pushuesit nga Shëngjini, bien çmimet e akomodimit

8 Gusht 2019, 05:41 Nga DOSJA
Flluska e ndërtimeve pa kriter largon pushuesit nga Shëngjini, bien

Shëngjini është bregdeti më i afërt për shqiptarët e Kosovës, pasi nga Prizreni te plazhet e Ranës së Hedhun duhen vetëm dy orë. Ky avantazh e bëri mjaft të frekuentuar qytetin e vogël të Veriut, i cili më parë shërbente vetëm për banorët përreth.

Kërkesa në rritje për pushime nxiti ndërtimin e hoteleve serioze pas viteve 2010. Në Shëngjin ofron shërbimet “all inclusive” një nga resortet më të mëdha në vend, që akomodon në një natë mbi 1700 persona. Por, përmirësimi i rrugës vitin e kaluar nga Rana e Hedhun deri në Lagunën e Kune -Vain ka nxitur një valë të re ndërtimesh pa kurrfarë standardi për turizëm të qëndrueshëm dhe serioz. Oferta më e lartë për akomodim për të njëjtin fluks pushuesish ka sjellë ulje të çmimeve nga 30-50%.

Shëngjini ka humbur bukurinë një plazhi të qetë dhe cilësor ndaj dhe pushuesit këtë vit duket se e kanë braktisur.

Numri çekëve dhe polakëve u ul ndjeshëm këtë verë, gjithashtu edhe rezervimet nga shqiptarët e Kosovës, të cilët janë larguar drejt plazheve të tjera më pak të zhurmshme.

Hotelet kanë ulur çmimet në raport me një vit më parë për të tërhequr pushues dhe çadrat në plazhet e Ranës së Hedhun janë të mbushura përgjysmë. Menaxherët e hoteleve kryesore atje pohuan se dhomat në brezin e parë të plazhit po shiten edhe me 50 euro nga 80 -100 euro dy-tre vite më parë. Sipas tyre, vetëm këtë vit oferta për banesa të reja është dyfishuar dhe kjo ka sjellë ulje të çmimeve edhe për hotelet serioze.

Ndërtimet shkel e shko po rrezikojnë turizmin e qëndrueshëm

Pak kohë më parë, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, pohoi në media se zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit po cenohet nga ndërtimet pa kriter. Ai tha se, vetëm këtë vit janë regjistruar më shumë se 250 hotele të reja në zonën e Shëngjinit dhe të Velipojës. Klosi vlerësoi se fluksi i lartë i ndërtimeve në bregdet dëmton zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Hotelet e mëdha në Shëngjin po i shesin dhomat në booking me 50-60 euro për një natë nga minimumi 80 euro vitet e kaluara.

Fluksit të lartë të ndërtimeve nuk i është përgjigjur kërkesa për të pushuar, e cila këtë vit ka qenë më e ulët në bregun e Shëngjinit. Pushuesit nga Kosova, të cilët prej vitesh kishin frekuentuar Shëngjinin duket se po shohin mundësi të tjera edhe brenda Shqipërisë apo jashtë saj. Bizneset e zonës pohojnë se, flukset janë së të paktën 50% më të pakta se një vit më parë. Ata kishin investuar në infrastrukturë dhe burime njerëzore për një sezon të mbarë, por këtë vit, janë disi të zhgënjyer. Arsyet e ikjes së pushuesve janë të shumta dhe komplekse, por arsyeja kryesore lidhet me mungesën e politikave orientuese të qeverisë për të zhvilluar turizmin në baza të qëndrueshme dhe për më tepër, për të mos lejuar ende sot pas gati tre dekadash tranzicion ndërtime pa kriter.

Marrë nga Monitor 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi bien çmimet e akomodimit flluska e ndërtimeve pa kriter largohen pushuesit në shëngjin bien çmimet e akomodimit flluska e ndërtimeve pa kriter largohen pushuesit në shëngjin

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët