LIVE UPDATES
Aktualitet

Floresha Kalemaj nuk ndalet, gruaja nga Fieri kërkon arrestimin e bashkëpunëtorëve që iu grabitën 100 mln lekë dhe ‘Ben

26 Tetor 2020, 17:10 Nga DOSJA
Floresha Kalemaj nuk ndalet, gruaja nga Fieri kërkon arrestimin e

TIRANË– Floresha Kalemaj, ‘viktima’ e një grabitjeje prej 100 milionë lekësh të vjetra, ngjarje që i tronditi jetën dhe familjen në vitin 2017, hedh akuza të forta ndaj prokurores Violeta Shkurta, që sipas saj, po pengon arrestimin e bashkëpunëtorëve të dy autorëve, tashmë të dënuar. Në një rrëfim ekskluziv për Dosja.al, Kalemaj shprehet se sot është ndalur në derën e Gjykatës së Apelit, për t’i kërkuar këtij institucioni, që të detyrojë prokuroren Shkurta që të vërë në zbatim vendimet e Gjykatës, për të sekuestruar materialet dhe bisedat e bëra në rrjetin social në ‘Facebook‘, të dy të dënuarve, Roland Latifi dhe Xhuljan Muça me përkatësisht 8 dhe 9 vite burg.

Kalemaj, biznesit të familjes të së cilës, Muça dhe Latifi i vodhën shumën prej 100 milionë lekësh në Levan të Fierit dhe një automjet të llojit “Mercedez Benz”, dyshon se grupi i hajdutëve është shumë më i madh. Ajo tregon për Dosja.al edhe vendimet e Gjykatës, ku lexohet qartë se është kërkuar që Prokuroria të mbledhë materialet nga ‘Facebook’, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Sipas Kalemajt, prokurorja po bashkëpunon me krimin dhe se nuk dëshiron që bashkëpunëtorët e dy të rinjve të zbulohen. Gruaja shkon më tej, teksa thotë se këta bashkëpunëtorë, që ende nuk janë zbuluar, po lobojnë që Muça e Latifi të lirohen nga qelitë. Ajo shton gjithashtu se vetë ‘Facebook’, ka nisur shkresa drejt institucioneve shqiptare dhe është munduar të vihet në komunikim me ta, në lidhje me këtë çështje, por që sipas Kalemajt, gjithçka po pengohet me dorë të hekurt nga prokurorja Violeta Shkurta.

Vendimet e Gjykatës: 

“Në datën 29 maj në vitin 2017, na janë vjedhur 100 milionë lekë dhe automjeti i llojit “Benz”, në Levan të Fierit, nga Roland Latifi dhe Xhuljan Muça, të cilët sot me vendim të forms së prerë janë të dënuar me 8 vite Latifi dhe 9 vite Muça, i cili e kishte të përsëritur. Me vendim gjykate, është urdhëruar në adresat e dy të dënuarve të merren të dhënat nga kompania e Facebook, në Amerikë, sepse ka indicie që ka shumë të dhëna e materiale nga bisedat që kanë bërë këta dy të arrestuar në Facebook. Por, çfarë na ka ndodhur? Pikërisht Prokuroria, prokurorja Violeta Shkurta, prokurore në rrethin gjyqësor Fier, e ka bllokuar vendimin e Gjykatës dhe nuk pranon që të marrë prej dy vitesh, të dhënat nga Facebook, nga adresat e dy të arrestuarve, për gjetjen e bashkëpunëtorëve. Sepse këta dy të arrestuar, kishin bashkëpunëtorë në këtë vjedhje. Këta bashkëpunëtorë, po investojnë në lirimin e dy të arrestuarve. Gjetjen e këtyre bashkëpunëtorëve po e pengon Shkurta, e cila është hapur fare në bashkëpunim me krimin, sepse nuk po pranon që të vijnë materialet nga Facebook, dhe të zbardhet e vërteta se kush janë këta bashkëpunëtorë të këtyre të arrestuarve. Ne bëjmë një akuzë të drejtpërdrejtë për këtë prokurore, e cila po bashkëpunon me krimin. Gjykata ka nxjerrë dy vendime për marrjen e të dhënave nga Facebook, një vendim në datën 25.05.2018 dhe një vendim në datën 19.01.2018. Të dy këta vendime, prokurorja Violeta Shkurta, po i hedh poshtë vetëm për mbulimin e bashkëpunëtorëve, që të mos dalin kurrë. Si ka mundësi që nuk zbatohen dy vendime të Gjykatës, për nxjerrjen e bashkëpunëtorëve të kësaj vjedhjeve të madhe që ka ndodhur. Ne sot jemi në Gjykatën e Apelit, dhe kërkojmë që ta detyrojë prokurorinë të zbatojë këto vendime. Ka edhe diçka tjetër, Facebook, kërkon të komunikojë, ka dërguar shkresa, por Prokuroria po e pengon me dorë të hekurt,”- thotë Kalemaj.

Si ndodhi grabitja?

Ngjarja që u tronditi jetën familjes Kalemaj ka ndodhur në 29 Maj 2017. Në mëngjes herët, rreth orës 6.30, Xhemal dhe Floresha Kalemaj dalin nga shtëpia e tyre, në Fier dhe shkojnë në magazinën dhe dyqanin në pronësi të familjes, në Levan, ku shesin plehra kimike. Rrugën Fier-Levan, rreth 8 kilometra, e përshkojnë me automjetin Benz, që ishtë në pronësi të familjes, në bagazhin e të cilit ndodhej edhe shuma prej 10 milionë lekësh të reja. Burrë e grua, me të mbërritur pranë biznesit parkuan mjetin në anë të rrugës dhe shkuan për të shkarkuar kamionin, por makina u zhduk, bashkë me paratë që kishte brenda.

Kryefamiljari Xhemal Kalemaj u nis menjëherë në shtëpi me një mikun e tij, për të marrë një automjet të vjetër dhe më pas të vijonte kërkimet për Benz-in e vjedhur. Ndërkohë në shtëpi, grupi i hajdutëve kishte ndërhyrë gjithashtu. Ata kishin marrë çelësin rezervë të ‘Benz’-it, në mënyrë që grabitja të ishte sa më e lehtë. Bashkëshortët Kalemaj lajmëruan Policinë, që arriti të arrestonte Renaldo Latifin dhe Xhuliano Muçën. Të dy janë pas hekurave dhe të dënuar për ngjarjen ën fjalë, por Floresha nuk ndalet. Ajo kërkon ndëshkimin e të gjithë grupit të hajdutëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet floresha kalemi violeta shkurta floresha kalemi violeta shkurta


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet