LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkesa e Metës për Kodin Zgjedhor, “Venecia” tregon si veprohet në rastet urgjente: Para një referendumi ose një deba

26 Tetor 2020, 14:01 Nga DOSJA
Kërkesa e Metës për Kodin Zgjedhor, “Venecia” tregon

TIRANE– Kërkesa e Presidentit Ilir Meta për Komisionin e Venecias që të shqyrtojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor me urgjencë, mund të merret parasysh brenda pak javësh.

Pasi Meta dekretoi kthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe bashkë me dekretin bëri edhe një kërkesë urgjente për Komisionin e Venecias, gazeta “Panorama” kontaktoi me Komisionin për të pasur një specifikim lidhur me kohën se kur mund të shqyrtohet kjo kërkesë.

Në përgjigjen zyrtare të Komisionit të Venecias, ata nuk pranuan të bëjnë asnjë koment mbi çështjen, por treguan se si është procedura në një rast të tillë.

Sipas procedurës së vendosur nga Komisioni i Venecias, kur vjen një kërkesë urgjente (që zakonisht është për debate të forta parlamentare, ose referendume), ajo mund të shqyrtohet para seancës së parë plenare të planifikuar në kalendar.

Në këto raste opinionet e Komisionit të Venecias ofrohen me qëllim që palët të cilët e kërkojnë atë, të mund ta përdorin në kohë ekspertizën që vë në dispozicion ky institucion ndërkombëtar.

“Në raste të rralla, të kërkesave urgjente, opinionet urgjente miratohen jashtë katër seancave plenare. Për shembull, nëse një opinion është i nevojshëm para një referendumi të afërt ose një debati në Parlament, ai mund të lëshohet si ‘opinion urgjent’ jashtë periudhës së një seance zyrtare plenare në Venecia, në mënyrë që autoritetet në fjalë të mund të përdorin ekspertizën ligjore të Komisionit të Venecias në kohë.Mendime të tilla urgjente zakonisht ‘miratohen’ zyrtarisht në seancën e ardhshme plenare”, shkruhet në faqen ‘online’ të Komisionit të Venecias, ku shpjegohen procedurat që ai ndjek.

Në kalendarin e seancave plenare të planifikuara për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, data me afërt është ajo që do të mbahet mes datave 11 dhe 12 dhjetor 2020. Në vitet e fundit kjo është hera e parë që Komisioni i Venecias do të shqyrtojë një çështje me urgjencë dhe do të japë një “opinion urgjent”.

Në dy vitet e fundit ka pasur një seri çështjesh dhe temash që kanë prodhuar debat politik në Shqipëri, zgjidhja e të cilave është kërkuar përmes një opinioni në Komisionin e Venecias.

Duke filluar që nga dekreti i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, te përplasja për Gjykatën Kushtetuese, ligji i pronave, por edhe “paketa antishpifje”, kanë qenë disa çështjet për të cilat opinioni i Komisionit të Venecias ka shërbyer mjaftueshëm për ta orientuar debatin politik në vend.

PIKAT KRYESORE NË DEKRETIN E METËS PËR KODIN ZGJEDHOR

1.Ndryshimet në sistemin zgjedhor në vitin 2008, që u bënë për interesa të partive të mëdha, sollën dobësimin e vazhdueshëm të rolit të qytetarëve në qeverisje. Ky ndryshim, edhe pse u bë pa dakordësinë e një numri të madh të partive politike, sërish nuk i ngjason aspak kësaj ndërhyrjeje, që sot u bë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, ku Kryeministri shmangu tërësisht dialogun mes forcave politike opozitare dhe maxhorancës qeverisëse dhe shkeli marrëveshjen e arritur midis tyre. Në atë kohë, përzgjedhja e modelit spanjoll elektoral, proporcional rajonal, siç u përshtat në legjislacionin e brendshëm, nisi të jepte goditjen e madhe për partitë e vogla, duke i përjashtuar nga përfaqësimi në Parlament.

2.Ky nuk është vullneti i sovranit i shprehur me referendumin e vitit 1998. Pasi në të dyja herët, në vitin 2008 dhe 2020, Kushtetuta e Shqipërisë ndryshon jashtë vullnetit të drejtpërdrejtë të shprehur nga populli përmes referendumit. Ndërsa në dy ndryshimet e rregullave themelore zgjedhore, si në vitin 2008 dhe 2012, edhe pse kanë qenë ndryshime të bëra me dialog të pjesshëm, përsëri është kërkuar opinioni dhe certifikimi i këtyre ndryshimeve nga Komisioni i Venecias.

3.Pikërisht për këto arsye, që konstatojnë faktin se këto ndryshime të shpejta, të padialoguara dhe të padakordësuara, vetëm pak muaj para datës së zgjedhjeve, cenojnë jo një, por disa parime dhe të drejta kushtetuese, ashtu si dhe standardet, angazhimet dhe praktikën e mirë zgjedhore europiane; në mungesë të Gjykatës Kushtetuese funksionale; dhe në respektim të kërkesës zyrtare që më është paraqitur nga kryetari i opozitës së bashkuar për marrjen e një opinioni pranë Komisionit të Venecias, si President i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente (Komisionit të Venecias) për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces.

Nga 5 qershori në 5 tetor, si u ndryshua Kodi Zgjedhor dhe u bë ndalimi i koalicioneve.

Nëse me marrëveshjen e 5 qershorit pati një konsensus të gjerë politik për të bërë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, të cilat më së shumti kishin të bënin me administrimin e procesit zgjedhor, ato që u votuan në 5 tetor kanë shkaktuar një reaksion totalisht të ndryshëm.

Maxhoranca socialiste, pasi votoi në 23 korrik ndryshimet e Kodit Zgjedhor siç ishte vendosur në Këshillin Politik në 5 qershor, u ul me opozitën në Kuvend për të diskutuar kërkesën e këtyre të fundit për hapjen e listave.

Por bashkë me hapjen e listave në draftin e ndryshimeve u përfshi edhe një modifikim sa u përket koalicioneve parazgjedhore, të cilat nuk do të mund të ishin më të përbëra, por brenda një liste.

Për këtë të fundit pati kundërshti të forta nga opozita e bashkuar, por më pas edhe opozita në Kuvend që kishte bërë propozimin se do të dilte kundër, pasi varianti i propozuar nga PS-ja për hapjen e listave, sipas tyre, i mbante ato de facto të mbyllura.

Debate pati edhe për pragun zgjedhor, por për këtë të fundit PS-ja pranoi kërkesën e opozitës së re, për ta ulur në 1%.

Ndërsa në çështjen e ndalimit të koalicioneve parazgjedhore të përbëra dhe në variantin e saj për hapjen e listave, PS-ja nuk bëri asnjë lëshim, duke i shkuar deri në fund për ta miratuar me votat e saj dhe disa opozitarë, që u bindën për t’iu bashkuar maxhorancës në këtë votim.

PADI PËR KODIN EDHE NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Ndryshimet e Kodi Zgjedhor që u miratuan në 5 tetor, përveçse janë kundërshtuar nga gjithë faktori opozitar në vend, nuk janë pëlqyer nga ndërkombëtarët, u kthyen nga Presidenti dhe u dërguan në Komisionin e Venecias, gjithashtu do të kundërshtohen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Këtë paralajmërim e ka bërë partia Bindja Demokratike, e cila ka theksuar në një deklarim të para disa ditësh, që në momentin kur Kodi do të hyjë në fuqi, ata do të dorëzojnë një padi në Kushtetuese, pasi pretendojnë se amendimet e maxhorancës bien në kundërshti me ndryshimet e bëra prej saj në ligjin themeltar të shtetit më 30 korrik.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardit hoxha ardit hoxha

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Tetor 2020, 12:33

VLORE– Dy vëllezërit Caushaj kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat në lidhje me ngjarjen që iu ndodhi në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme ku 3 persona të veshu...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet